hqiptarët në Serbi, përfaqësuesit e zgjedhur të tyre në Kuvendin Republikan të Serbisë kanë rreth 20 vite që në politikbërjen përbrenda Serbisë vetëpërjashtohen, mbase më lehtë për ata, personalisht.
– Her 1, 2 a 3 deputetë, her’ bashkë e her’ të ndarë ata bëjnë çmos që të sigurojnë ulëse në parlamentin serb, janë të parët që i shkojnë në konsultime kujt do president a kryeministër qoft në Beograd (edhe atëherë kur opozita serbe i bojkton ato), mbase edhe para partisë Ruse (kësaj rradhe) por “Beteja Politike për Shqiptarët” mbaron aty.
Nxjerrin disa kërkesa që ata i quajnë “Plani 7 pikësh” e që ekziston që nga 2013’ta, (në Prishtinë e Tiranë vajtojnë për simetri e reciprotitet me serbët në Kosovë e që ky plan është krejtësisht e kundërta), dhe nga aty ndalojnë së vepruari politikisht, tek tuk ndonjë fjalim i qëlluar e shpesh, populist e shumë shpesh i dëgjuar.
Ndonëse kërkesat e tyre janë legjitime dhe të drejta ato nuk do dhe nuk mundë të realizohen duke përzgjedhur të jenë neutral në skenën politike në Serbi. Atje sot janë dy zgjedhje, për ata si patriot shqiptar që janë do duhej marrin përgjegjësinë (jo vetëm rrogën) dhe të “luftojnë” për të drejtat e shqiptarëve duke qenë edhe pjesë e Qeverisë Serbe pa dallim kush drejton atë, thjesht shtyejnë agjendat e tyre përpara, nëse i kanë ato, ose ndjehen qytetar të zakonshëm të Serbisë (si puna ime), dhe pozicionihen në krah të opozitës properëndimore serbe, e i bashkohen aktiviteteve të tyre në kuvend e edhe në rrugë për një demokratizim të saj e të barabartë për të gjithë qytetarët e saj.
“As me sheher, as me Barileve” e ka tregu suksesin e saj tash e sa vite, ende asnje per te mos thene asnje problem politik i shqiptareve atje nuk eshte zgjidhur, e me metoda te njejta te kerkosh sukses ne pasukses shumvjecar eshte budallallak !