Connect with us

Përshëndetje, çka po kërkoni?

siAGORA NetworksiAGORA Network

Arkivi 2013-2021

Keqiformimi i bombardimit të NATO-s

Lufta. Mendohuni! Çka do të thotë kjo fjalë për ju? Cilat janë fjalët e para që iu vinë ne mendje kur përmendet kjo fjalë?

Po e definojmë luftën si një konflikt të armatosur mes dy apo më teper shteteve (apo dy e më tepër grupacioneve të mëdha). Problemi themelor i luftës është se ai përfshin vdekjet dhe vuajtjet e njerëzve të pafajshëm, të cilët në rrethana të zakonshme duhet të bënin luftë për të drejtat njerëzore që i posedojnë, e jo për tu bërë viktima të një lufte në të cilën shkelen të drejtat njerëzore për qëllime personale të oligarkëve politik.

Të gjithë flasim për LUFTËN E KOSOVËS (1998-1999), shumica flasim prej gojëdhënave, disa prej imazheve, inçizimeve, por pak flasim me anë të të dhënave të sakta e të dokumentuara nga institutet profesionale apo organizatat ndërkombëtare që e kanë si detyrë t’i studiojnë këto çështje.

Por, a janë këto fakte të besueshme dhe sa do të ekzistojnë që të mbesin në histori në të ardhmen? I vetmi mjet argumentues mbetet dokumenti, ai të cilin ne shqiptarët, e kemi gjithmonë mangët, përshkak të anashkalimit që i kemi bërë historikisht.

Ngjarja që rri ende si e freskët është bombardimi i NATO-s mbi shtetin e atëhershëm të Serbisë dhe Malit të Zi (Serbia and Montenegro). A e keni ditur se sa është numri i saktë i viktimave? A ishin civilë apo a ishin ushtarë? Më poshtë do të iu sjell disa të dhëna të grumubulluara nga Humanitarian Law Center (Fondi për të drejtën humanitare). Ata merren me: Dokumentacionin, Reformën në drejtësi të institucioneve, arsimimin, memoralizimin dhe qasjen e të dhenave reale tek njerëzit.

Qendra për të Drejtën Humanitare në Kosovë publikoi në vitin 2014 listën e individëve që vdiqën si pasojë e bombardimeve të NATO-s në ish-Jugosllavi. Sipas kësaj liste, sulmet e NATO-s vranë një total prej 754 personash: 454 civilë dhe 300 anëtarë të forcave të armatosura.

CIVILË:207 civilë ishin të përkatësisë etnike serbe, 219 ishin shqiptarë, 14 civilë romë dhe 14 ishin të kombësive të tjera.

USHTARË: Nga pjesëtarët e forcave të armatosura u vranë 274 pjesëtarë të ushtrisë jugosllave/Policisë së Serbisë dhe 26 pjesëtarë të UÇK-së (të dhënat më të hollësishme janë shkruara në burimin e mëposhtëm – nr. 1)

Për të ditur:

  1. Prej bombardimeve të NATO-s vdiqën më shumë civilë shqiptarë (219) sesa serbë (207)
  2. Më shumë se 50% e të vrarëve dhe të zhdukurve në Luftën e Kosovës (nga 13,535 në total) u kryen pas fillimit të bombardimeve nga NATO.
  3. Ekzistojnë statistika zyrtare për çdo të vrarë, të ndarë sipas emrit, mbiemrit, ditëlindjes dhe vendit të vdekjes. (në burimin e mëposhtëm – nr. 3)

Nr. 1 – The Kosovo Memory Book Database
http://www.hlc-rdc.org/?p=34890&lang=de

Nr. 2 – Ljudski gubici u NATO Bombardovanju (Srbija, Kosovo i Crna Gora)

Te gjithe personat e vrarë gjatë bombardimeve (Nga Serbia, Kosova dhe Mali i Zi)
http://www.hlc-rdc.org/db/nato/index.html

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply