Derisa bisedimet po vazhdojnë, apo edhe po ngecin kinse nga fjalët e opozitarëve, gjendja e Luginës së Preshevës çdo ditë e më shumë po mjegullohet. Shumë njerëz, shumë shigjeta politike të hedhura drejt kësaj çështjeje, e ata të cilët po “mbijetojnë”nga atojanë qytetarët e Luginës së Preshevës. Qytetarët e Kosovës Lindore, të dehur nga deklaratat dhe premtimet e politikanëve të kosovar, kanë filluar të besojnë marrëzisht për realizimin e idesë së bashkangjitjes me Kosovën si realizim i aspiratave qindravjeçare. Por, gjëja që ka më së shumti rëndësi, është se nuk ka ekziston as edhe hapi më i vogël për ta dokumentuar dhe zyrtarizuar në tavolinën e bisedimeve në Bruksel.
Ndërkaq që nga shtresa politike kosovare, që nuk po mund të gjejnë as edhe një vendim të përbashkët, ku të gjithë po reagojnë me kundërthënie sikur të ishin “filozofë” të kohës së renesansës. Në një anë Presidenti Thaçi në çdo deklaratë të tij po e ripërsërit fjalinë që nënkupton korrigjim i kufirit duke përfshirë Luginën e Preshevës si tërësi teritoriale në Republikën e Kosovës, duke e injoruar faktin e ndarjes së veriut të Kosovës.
Në anën tjetër e kemi një opozitë copë-copë që nuk munden as të organizojnë një takim të përbashkët, e lërë më të propozojnë një marrëveshje opozitare rreth dialogut. Ata po sillen sikur fëmijët adoleshent, me mllef dhe xhelozi se kush do ta udhëhiqte shtetin nëqoftëse bashkimi i opozitës funksionon.
Përkundrazi shtresës politike të Kosovës, ata të Luginës së Preshevës po shprehen unanimisht në këto procese politike, duke lënë anash të gjitha ngjyrat politike vetëm për zgjidhjen e statusit të tyre. Pas rezolutës të cilën e përpiluan, ata i dërguan të gjithë grupeve parlamentare atë draft, duke kërkuar një mbështetje dhe pranim unanim, e që ende nuk kemi zhvillime për qëndrimet e tyre zyrtare.
Fjalët nga presidentiserbi cili shprehet që kurrë nuk do ta pranojmë Kosovën dhe se do të investojë vazhdimisht në veri të Kosovës sikur të ishte në shtetin e vet.
Mund të themi realisht se presidentët e shteteve përkatëse (Kosovës dhe Serbisë) janë bërë “superstars” me deklaratat e tyre mediatike, ku secili pretendon për zotërimin e kësaj marrëveshje duke bërë luftë për famë dhe pikë politike.
Ato që bënë më së shumti bujë nga të dy palët, ishin fjalët e drejtuara gjatë vizitës së Vuçiqit në Kosovë drejt banorëve serbë të pjesës veriore të Kosovës, ku i premtonte se do të bënte edhe me miliona të tjera investime në Trepçë dhe në Liqenin e Ujamnit. E që premtimi kryesor ishte se Mitrovica e Veriut do të bëhej një nga qytetet më të bukura të Serbisë.
Ndërsa Thaçi në anën tjetër bëri bujë në emisionin “Opinion” në televizionin Klan. Por, që gjatëintervistës, shumë pak persona ndoshta e kanë vënë re pyetjeneprezentuesit Fevziu drejt Thaçit, që dëshironte të dinte për efektin e mundshëm domino të lëvizjes së kufijve në Ballkan, ai deklaroj:
“Nuk do të ketë asnjë reflektim as në Republikën Srpska, sepse Serbia do të jetë e detyruar që në rrafshin kushtetutes të jap garanci për mos ndryshimin e kufijve të Bosnjës së Hercegovinen!”
E që pas thënies se kësaj fjalie, ai menjëherë e kupton që gaboi diku dhe ndërron temën, kjo na lë të mendojmë se ndoshta “korrigjimi i kufijve” është vetëm një term më i lehtë për popullin sesa ai direkt, i shkëmbimit të territoreve.
Në marrëveshjen me Kosovës? Të jap garanci për Bosnje Hercegovinën?
55:30 Në youtube http://www.youtube.com/watch?v=WpAuHcRyEKI
You must be logged in to post a comment Login