Connect with us

Përshëndetje, çka po kërkoni?

siAGORA NetworksiAGORA Network

Arkivi 2013-2021

RTV21 Gëzuar 17 vjet – gjenerat me djalin tim

-p.s
Një tregim i imi në Rtv 21 viti 1998-99 erdha nga provinca e ime Presheva të jetoj në Prishtinë, për mua atëher ky metropol i madh, i kisha dhan detyrë vete që djalin tim Jonin mos ta lë të jetoj në provinc, po të ketë një të ardhme më të mir, ai do të vij në këtë jet edhe dy muaj, u futa në pallatin e shtypit hypa lart në katin e 16 nuk kishte lift.

Deri sa ngjitesha lart lexoja parullat në murë: në katin e parë shkruante ” lepuri me një këmbë”, në të dytin shkruante ” lepuri me dy këmbë”, në të tretin ” lepuri me tri këmbë”, në të katërtin “lepuri me katër këmbë”, në të pestin “lepuri me pesë këmbë”.Këtu mbaruan lepujt në katet tjera kishte tjera parulla po tani nuk më kujtohen, po vetëm se më kujtohet në katin e 16 pasi isha lodhur, shpirti dojke me më dal, lexova parullën më neveritse prej gjitha parullave tjera ” A U LODHE”.

Hyra mbrenda të kërkoj punë, mbase nuk mundësha të jetoj në Prishtinë pa punuar, e takova Eugen Saraqinin, emrin ja kisha ndëgjuar po kurr nuk e kisha parë, më pyeti qfar të duhet djal, menjëher ju përgjigja, pun, tha a edin ku je hy, i thash jo, në të vërtet nuk edija, mir pra tha qka din me punu ti, prap ju pergjigja menjëher, çka dush ti, tha hajt te dera je i punsum rojtar. U gzova shkova te dera dhe ja fillova me punu qka dush, e kuptova se isha në Rtv 21, sa kishte mbaruar lufta televizionit i vinte teknika për ditë, e puna ime qka dush filloj me më lodh, sepse nga posht merrnim teknikën në duar, besa të njejtën pun e kryshin edhe gazetarët e drejtorat, punën time qka dush, e at teknik e bartim në duar, prej lepurit me një këmb e deri te lepuri me pesë këmbë, aty pushojshim pak, e vazhdojshmi nëpër kto parullat tjera që tash nuk më kujtohen, e kur mbrrijshmi në fund dojke shpirti me na dal, lexojshim parullen ma të poshtër në bot ” A U LODHE”.

Kaloj edhe kjo faz une vazhdova punën time me punu qka dush, por ksaj rradhe i rashë ma leht, e mësova kompjuterin shum shpejt, e mësova edhe teknikën, në at koh u ndalke rryma shum shpesh natën, une me punën time qka dush, shkojsha e dhezësha Agregatin, mandej kompjuterin e programojsha, programi vazhdonte pa u ndal, dhe i kthehesha vendit tim besnik të punës si rojtar, këtë punë e kuptuan stafi por edhe drejtorat , për këtë un i bëra miq ata dhe më donin shum, pos drejtoresha gjith vike nervoz e kurr nuk më folke, sdisha si mi hy në fore. Pas ksaj e msova edhe Internetin e bona emailin tim, dhe kshtu une u bëra rojtari i parë në Kosovë me Email, mendova vetmevete, mir ja kom fillu mbase ja nisa punve me ju bo i pari unë.

Kështu kaluan dy muaj dhe erdhë në jetë më i dashuri im Joni, stafi i Rtv 21 në kryje me Siam Goranin ma organizuan një koktell, dhe më uruan për djalin, erdh drejtoresha, ishte rasti me më fol tash me mua, puntorët i than drejtoresh Kastrioti ka djal, ajo u ba që spo ndinë hyri në zyrën e vet, aaa merdh inati shum, jaaaa veq kom me lon punën, tu mendu kështu, një kolege erdhi po më thot, Kastriot po të thret drejtoresha në zyre, a vetmeveti mendova, qkas kom mi thon, që nuk ma uroj djalin, edhe kur tja lo punën si burrat, hyra mbrenda në zyre, ajo më tha ulu, un u ula para saj, mbrapa e pash bashk me drejtoreshën në foto ishte Hillari Klintoni tu pi qaj, mu lidhën fjaltë në fyt, asnjë fjal smunda t’a l’shoj. Më pyeti ku je tu banu… më pyeti se a mundem me mbajt djalin me këtë pag që po e marr… në fund më tha, hajt tash shko puno. Po jo te dera më, po hyn në Teknik të Radios. Mua rroga mu dyfishua nuk e kisha problem më të ardhurat. Flm Rtv 21 Gëzuar Ditlindjen.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply