Unë do të përfaqësojë denjësisht vlerat tuaja studentore

Të nderuar miq,

Si nje i ri i sapodiplomuar nga shkolla e mesme në Preshevë, në vitin 2017 vazhdova studimet në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Filozofik, gjegjësisht në departamentin e Shkencave Politike.

U bënë më shumë se dy vjet që kur fillova angazhimin tim me aktivizmin studentor në Universitetin e Prishtinës. Që nga 2018 jam aktivist i organizatës studentore “Paqja Studentore”, ku më vonë pas vlerësimit dhe mbështetjes, kolegët ma besuan pozitën e Nënkryetarit të Parë të organizatës.

Sot, pas sukseseve të përbashketa që i kemi arritur, ata më besuan që të jem kandidati i dytë nga Paqja Studentore për Parlamentin e Studentëve në UP.

Gjatë gjithë kësaj kohe, kemi dhënë më të mirën që studentëve dhe universitetit t’i kthehet nderi dhe dinjiteti që e ka pasur dikur. Kemi realizuar mbi 60 aktivitete, kërkesa dhe reagime të suksesshme, të gjitha këto në të mirën e studentëve.

Kam luftuar që asnjëherë dhe asessi të mos veprohet me padrejtësi, pandershmëri dhe pabarazi te studentët e Universitetit te Prishtines, sepse ata meritojnë shumë më mirë.

Fillimi i studimeve ishte i veshtirë në aspektin psiko-social, por që me ngrohtësinë dhe idealin e përbashkët, Paqja Studentore më bëri që më 21 qershor 2020 të festoj dhe të jem pjesë e ndryshimit të madh historik që do të ndodh në Universitetin e Prishtinës.

Prandaj, kolegë e kolege, studentë, kërkoj mbështetjen tuaj që më 21 qershor të votoni numrin 12, sepse Paqja dhe unë do të përfaqësojnë denjësisht vlerat tuaja studentore.

#Paqja12💙
#Fatlindi12

Shpërndaje me miqtë
Shkruar nga
Më shumë nga Fatlind Azizi
Greva e pakohë e SBASHK-ut
Më 13 janar, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës shpallën...
Lexo më shumë
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *