Duke filluar nga dita e nesërme, platforma e diskutimeve online “siAGORA NETWORK”, do të ju sjellë analiza për vitin 2016 në Luginë dhe sfidat për vitin 2017.
Viti 2016 në Luginë, sukseset e dështimet gjatë këtij viti, cilat do të jenë sfidat kryesore në 2017, këndvështrimet për zgjedhjet e fundit, koalicionet qeverisëse, gjendja e opozitës, influencat gjeopolitike në Luginë dhe çfarë janë raportet e Luginës me Tiranën, Prishtinën dhe Beogradin !?
Përgjigjet e këtyre pyetjeve mundë të i gjeni në analizat e shkruara nga aktorë të rendësishëm të politikës në Luginë, udhëheqës institucionesh, aktivist të shoqërisë civile etj., këndvështrime që do të publikohen nga nesër në siagora.net.