Connect with us

Përshëndetje, çka po kërkoni?

siAGORA NetworksiAGORA Network

Opinione

Shumica shqiptare dhe frika e pafuqisë në Bujanoc!

Në një muaj nga zgjedhjet, lëvizjet e fundit kanë treguar një ndarje në mes të atyre që duan shumicën shqiptare (21 nga 41 këshilltarë sa ka Kuvendi Komunal në Bujanoc) dhe atyre që kalkulimet i kanë më të gjëra e multietnike!


Me të gjitha kusuret që ka secila parti e secili individ, qëllimi përfundimtar në një realitet politik ku jemi të përjashtuar nga pothuajse çdo nivel republikan, e rrugës padyshim që do ishte këmbëngulja për shumicë shqiptare, si kundërpërgjigje politike për nivelin qëndrorë, në Bujanoc, ku shqiptarët përfaqësohen në nivel të institucioneve qëndrore ( polici, shëndetësi e drejtësi) me 28%, pavarsisht së në regjistrimin e fundit të popullsisë përbëjnë diku te 70% të strukturës etnike!

Orvatja e individëve e grupeve të ndryshme që medoemos shohin ardhjen në pushtet me partinë e SNS, pavarsisht fuqisë së tyre politike është shqetësuese, sidomos kur shohim një injorim të vazhdueshëm të kërkesave shqiptare nga partia-shtet!

Frika nga përbashkimi qoftë me një marrëveshje paszgjedhore, që synim ka 21-shin shqiptar i vije vetëm atyre që veten se shohin faktor, e as të fuqishëm sa duan politikisht, pa kurfar motivi tjetër as logjik e as patriotik, pavarisht kamuflazhit me fjalë të renditura mirë më ë-të të vendosura në vend!

Në këtë formë, pavarsisht si e kush, e rëndësishme është së çfarë. Shumicë me a pa SNS i duhet Bujanocit.
PA a ME ata që vazhdojnë na diskriminojnë e injorojnë çdo kërkesë e nismë ka nevojë komuna jonë edhe për 4 vite?