Connect with us

Përshëndetje, çka po kërkoni?

siAGORA NetworksiAGORA Network

Lugina2017

Problemet nga viti i kaluar – sfida për vitin aktual

Politika vendore edhe gjatë vitit 2016-të karakterizohet me dështime të shumta, si mos realizimi i të drejtave elementare të shqiptarëve në Luginë. Ajo që brengos bashkëvendësit e mi është edhe mos tërheqja e investimeve dhe mos krijimin e vendeve të reja të punës, për të cilat premtimet ishin bombastike. Gjatë vitit që lamë pas nuk munguan as protestat e sektorit civil në kundërshtim me vendimet e Qeverisë, në përpjekje për të penguar arritjen e disa proceseve të cilat i kanë quajtur të dëmshme për vendin.

Pakënaqësi në kohë të ndryshme të vitit janë shfaqur edhe nga një pjesë e konsiderueshme e drejtuesve institucional të komunës  së Preshevës si kryetarë komune e deputet popullorë për mos pasje të imunitetit për të realizuar kërkesat e shqiptarëve konform Ligjit në Serbi. Përkitazi me këto probleme dhe ngecje vlerësojmë se kjo Qeverisje përgjatë vitit 2016-të përveç dështimeve të njëpasnjëshme, s’ka arritur të bëjë asgjë të mirë për vendin qoftë në aspektin politik, qoftë në atë ekonomik.  Eshtë absurde të flitet për përmirësimin e situatës së zhvillimit ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës, aq më pak me ato shifrat të cilat janë dhënë qysh në fillim të këtij mandati të qeverisjes lokale në Preshevë. Në aspektin politik ka pasur ngecje gjatë gjithë vitit.

Nëse e dëgjojmë zërin qytetarë shpesh shfaqen dilema se pushtetarët e rinjë po tregojnë një aftësi dinakërie të çuditshme të mbijetesës së tyre në kolltuqe . Nuk kemi kurrfarë dileme të konstatojmë se kanë dështuar në kuptimin e realizimeve që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe ato vendet e punës që silleshin si propagandë në fushatën elektorale. Ishin vetëm ëndrra të pa realizuara dhe dëshira imagjinative. Nuk themi se asgjë të bukur nuk pati për preshevarët e mi gjatë viti që kemi lënë pas. Por efektet e vendimeve të rëndësishme mendojmë se do të shihen në të ardhmen se çfarë kanë qenë.

Gjatë një viti në Preshevë kanë hyrë me mijëra emigrantë, të cilët shumica prej tyre janë stacionuar në qendrën e pranimit në stacionin hekurudhorë ku është vlerësuar se emigrantët në të gjitha qendrat e pranimit kanë patur trajtim  dinjitoz dhe kujdes të mirë. Kjo na bënë të ndihemi mire në aspektin njerëzorë dhe human.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pati thënë se çuarja e librave të Shqipërisë në Luginën e Preshevës është e një rëndësie të madhe për shqiptarët që jetojnë atje. Ai ka deklaruar se nga raportet mes Shqipërisë dhe Serbisë varet edhe pozita e shqiptarëve në atë regjion, duke qartësuar se ky ishte motivi mbi të cilin është bazuar kjo marrëveshje. “Për të kuptuar se sa e rëndësishme është ajo që ne bëjmë me Serbinë si Shqipëri, shkoni pyesni shqiptarët e Preshevës. Mirëpo vlenë të theksojmë se marrëdhënia e Shqipërisë me Beogradin në jetën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës ende nuk ka reflektuar.

Shpresojm shumë të arrihet konsensusi i partive shqiptare në Luginë dhe të negociojnë me palën serbe për një kauzë të përbashkët. Të gjitha partitë politike shqiptare tani e kanë momentin të ulen së bashku dhe të punojnë për të drejtat e shqiptarëve duke hartuar dokument kombëtarë.

Cila është thembra e Akilit mbetet të shihet shumë shpejt.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply