Arkivi 2013-2021

Festivali dhe politika në Preshevë

Për 5 vite në Preshevë dhe të gjithë festivalet tjera kishte parregullsi të jashtëzakonshme dhe lëndoheshim shumë me punën që na përdhoseshin juri dhe kritik që nuk punonin asgjë në jetën e tyre, un vazhdova edhe  këtë vit, lëndohesha festival pas festivali që nga Korça e deri në Dibër,  ardhja në festivalin e Preshevës  në mendjen time ishte e fundit, dhe pas kësaj pata vendosur të shkruaj për të gjitha matrapazllëqet e secilit festival, mirëpo sivjet festival i Preshevës më demantoi.

NDRYSHIMI I MIRË

Të nderuar Preshevarët e mi, pikërisht ishte ky ndryshimi në festivalin tonë, aty  takova  një juri tjetër që se kisha par në asnjë festival tjetër, heshta nuk fola deri në fund mendova mos ka ndonjë mashtrim këtu, po të them të vërtetën u befasova për të mirë, u befasova për të mirë edhe me premierën e shfaqjes së Preshevës, dha një shfaqje shumë të bukur e nuk mori pjesë në garë edhe kjo ishte ndryshimi, sepse sikur të ishte kjo shfaqje në garë do ta shtonte shumë cilësinë e festivalit garues, mirëpo secilin çmim që e kish marrë në botën e artistëve kishte me qenë e kurdisur. Ndryshim ishte edhe përkrahja e kuvendit komunal dhe kryetarit të Preshevës për themelimin e teatrit profesionist të Preshevës, kjo meriton duartrokitje të madhe edhe nga kundërshtaret politik të tij.

NDRYSHIMI I KEQ

Të mos ftohen njerëzit e kulturës, profesorët, njerëzit e rëndësishëm të Preshevës dhe mos t’i rezervosh karriget për ata kjo nuk  është ndryshim po budallaki.

Të nxjerr kryetari i komunës biletë me hy në sall kjo është trik i lehtë, llokopendër. Fjala festival e ka kuptimin e festës prandaj duhet të festohet dhe ndryshe nuk ka kuptim festivali. Kryetari me njerëz të tjerë duhen ti mirëpresin në dark ARTISTAT dhe jo të kursehen kinse nuk po harxhojmë ne. Kur ftohen trupat në festival nuk ju thuhet se kushte ju kemi plotësuar me hëngër edhe me fjet, sepse njerëzit hajn edhe flejnë, duhet patjetër ta bëjnë këtë, po kushte janë, duhet të sigurohen mjetet për udhëtim dhe honorarët e artistëve, biletat nuk mund të dalin  në shitje nëse artisti nuk merr honorar, nëse artistët vinë falas atëherë edhe biletat duhen të jen falas. Shtëpia e kulturës ka obligim ti reklamoj sponsorët që ishin të shumtë e ne nuk i pamë askund.

KRYETARI DHE KULTURA

Model i krejt artistëve shqiptar ku ekzistojnë është ish kryetari i komunës Fierit, ai gjatë ditëve të festivalit ne Fier tërësisht i përkushtohet festivalit dhe artistëve, dhe besomëni se i vetmi njeri  është i politikës i cili mundet mi thirr artistët në protestë brenda 24 orëve të gjithë artistët shqiptar do ti mblidhen pa munguar asnjë, dhe ky njeri  është model i krejt kryetarëve të komunave, të botës shqiptare se si duhet të sillet një kryetar në raport me kulturën. Hyni lexoni për te un po ja sjell disa tituj për ish kryetarin e komunës së Fierit.

Baftjar Zeqaj – ish kryetari i bashkisë së Fierit , njeriu që ndihmoi shume dhe ngriti lart jetën kulturore dhe artistike në Fier.
I dashuri i Artistëve dhe popullit.
Kur të donë artistët , do të thotë se ke me vete shumicën e popullit. etj etj etj tituj për të.

Pra në aspektin e ndryshimeve  kryetari kish më tepër elemente të mira se sa të këqija, po se si duhet të sillesh me kulturën nuk ka nevojë të zbulosh ujin e nxehtë vetëm të shikohet kryetari Baftjar Zeqaj dhe gjithçka rregullohet.

Sa i përket drejtorit te shtëpisë së kulturës ish menaxher i mirë, nuk ka nevojë ai të largohet mas 6 muajve e me më bë oferta me ardh unë drejtor se një herë ma futet , për herë të dytë se ha.

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Exit mobile version