Një qytezë e vogël që më shumë ngjason në fshat të madh të paorganizuar dhe jofunksional do të ishte përshkrimi më i mirë për momentin kur flasim për Preshevën. Pas zgjedhjeve të fundit lokale në Preshevë, ky vend është shndërruar në modelin më të mirë për të mësuar gjeneratat e ardhshme si nuk duhet të udhëheqim një vendi qoftë ai fshat, qytezë apo qytet. Kjo u dëshmua përmes një ligjerate të kryetarit Arifi në kolegjin ISPE.
Kolegji ISPE si institucion i arsimit të lartë, pa pasur njohuri për historikun dhe njëkohësisht pa dashur të paragjykoj kualitetin që ka ky institucion, me urgjencën më të madhe do të duhej të kërkonte falje ndaj studentëve të saj për prezantimin e rrejshëm të Shqiprim Arifit si ekonomist, pasi që kryetari i Preshevës më 2007 ka përfunduar studimet e Islamologjisë në Vjenë të Austrisë, gjithmonë sipas intervistës së dhënë për revistën “NACIONALI” nr.30 të botuar më 16 janar 2012 në faqet 12-15. Pas kërkim faljes nga studentët, Kolegji ISPE do të duhej të kërkonte falje publike për shkak të shprehjeve të përdorura në fjalimin e kryetarit të Preshevës e që fyejnë pjesë të caktuar të shoqërisë.
Pasi që shikova e dëgjova me vëmendje fjalimin e kryetarit të Preshevës në kolegjin ISPE, e cila mund të quhet sido qoftë përveç ligjëratë, pyeta veten si ka mundësi që të mos reagojë asnjë askush nga Lugina e sidomos nga Kosova!!?
Kryetari i Preshevës, si një djalë i plak siç e quajti veten gjatë fjalimit të tij, prezantoi Preshevën në mënyrën më të keqe të mundshme dhe një fotografi tepër joreale. Kjo po ndodhë për të N-tën herë me rradhë pasi që mospregaditja për takime i është shëndrruar në shprehi. Kështu ndodhi edhe në konferencën e UNDP-së të mbajtur më 05 tetor në Beograd, kur pasi arriti në konferencë kërkoi nga një mikeshë e tij ti pregadiste fjalimin, gjë që tani më po përmendet nëpër takime mes organizatave të Kombeve të Bashkuara.
Fjalimin e filloi me gënjeshtrën duke u prezantuar si ekonomist. Më pas vazhdoi të fliste duke mos përfunduar asnjë fjali. Stand-up komedia vazhdonte duke përdorur aty-këtu ndonjë frazë nga gjuha angleze pa nevojë pasi që nuk ishin fraza që mungojnë në gjuhën tonë. Shakatë e kryetarit të Preshevës arritën kulmin duke ndërlidhur “realitetin” me “fantazinë” dhe “lëngun Fanta”. Përqeshja e Lëvizjes Vetëvendosje, servilizmi dhe promovimi i Serbisë si engjëll dhe vend mik për shqiptarët, përfshirjen e Luginës së Preshevës në agjenda të rëndësishme të Unionit Evropian ishin disa nga skeçet e humorit të realizuara nga Shqiprim Arifi në kolegjin ISPE.
Promovimi i një politike pa ideologji nga Shqiprim Arifi gjatë kësaj komedie, po e bënë më të qartë situatën kaotike në Preshevë, gjatë së cilës po rinovohen e ndërtohen zyre nëpër prona publike pa vendime, pa leje, pa nevojë, sikur të ishin ato shtëpi private. Transparenca e komunës së Preshevës në një mënyrë metaforike mundë të thuhet se është e nivelit që ishte gjatë diktaturës së Enver Hoxhës. Keqpërdorimi i fëmijëve dhe shkollave, duke i shfrytëzuar si vegla për politikat ditore në funksion të arsyetimit të veprimeve të pamatura të kryetarit të Preshevës po tregojnë se momentalisht nuk ekziston plan për të nxjerr Preshevën nga kjo humnerë e cila po thellohet.
Ligjeratën e plotë mundë ta shihni në Zëri
You must be logged in to post a comment Login