Connect with us

Përshëndetje, çka po kërkoni?

siAGORA NetworksiAGORA Network

Arkivi 2013-2021

Armiqësorja Kosovë – Shqipëri

Kur pat vdekur Ali Podrimja në Lodève të Francës, në park diku, mu pat dhimt. Aliun e kam takuar disa herë me do njerëz të fjalës e të letrave në Prishtinë, që tash rrallë dalin në publik, të fshehur prej portalistëve.

Aliu, me aftësitë e tij e nevojat ditore, ka qenë njeri simpatik e i dashtun me kalu kohë qoftë edhe pak me të. Në Gërmi, në liqenin e Prishtinës, ka patur qejf të shkoj në vrap mëngjeseve.

Ajo mu kujtua kur vdiq. Lapidare i ngritën të gjithë Aliut edhe fillun tu sha për Homerin e shqiptarëve.

Në rrëmujat e Tiranës rri me Bujarin e Onufrit që ka qenë botues i tij. E shanë edhe atë pse nuk e boton mjaftueshëm.

Po tash ishte IN të flitej për Aliun. Njeri i madh, i vdekur lirshëm.

Kështu shkruajnë dofarë njerëz që gazetarinë në Kosovë e kanë zhvilluar në një kilometër katrorë. Po ashtu edhe ata në Tiranë në bllok, që kanë nja dy tema të përhershme, Enver Hoxha, ish e veja e tij, familja mbretërore, nja dy histori me Greqinë dhe herë pas herë në kohë të lirë edhe me Kosovën.

Flaka e vogël e patriotizmit në Shqipëri është fryrë nga njerëz për të qenë tamam IN, pa i marrë parasysh pasojat.

“Krejt më sulen për Aliun sikur se botoj”, më pat thënë Bujari atëherë tu tregu gjithë librat si tulla shpie tu prit me e ngritë edhe një kat me mendimet e tij.

Po detyrohem të ndërmjetësoj në debatin Kosovë-Shqipëri. Ndoshta edhe e zgjidhi.

Askush nuk ka fajin që shqiptarët nuk e njohin njëri-tjetrin. Është krejtësisht e natyrshme se deri para disa dekadash gjysma e shqiptarëve të ish-Jugosllavisë kanë qenë paksa jugosllav. Koha të bën të vetën. Të dëmshëm janë ata që hiqen si ekspert të “çështjes”.

Dy shalltera, sportele të ndryshme dhe dy mënyra pune.

Krejt shqiptarët nxehen kur përmendet Beogradi. Disa bëhen sikur e urrejnë edhe janë më të mirë, e të tjerë veç me humbë kohën. Edhe shumica mendojnë ta imponojnë si tradhti që nuk je mjaftueshëm shqiptar në Beograd edhe i egër, se po të ishin në vendin tënd ata e kishin qa.

Po kur vjen puna te situata të gjithë shqiptarët kanë me vite që i këndojnë mollës së kuqe si kufi shpirtëror i Kosovës, diku te Nishi.

Spitalet e Serbisë i ke përplot kosovar ose shqiptar të Kosovës që presin me gjet ilaçe nëpër mjek të Beligradit siç kanë qejf ta quajnë disa carista. Kur vjen voja te bytha (veza v.j), gjithë shqiptarët e Kosovës u vërsulën nëpër Serbi drejt perëndimit tu e mallku Kosovën si vend varri. Me vite jam ndje si tradhtar në shpirt tu e bë punën time ndershëm. Aspak nuk qe problem me ardh të gjitha ata në Serbi me e zbukuru imazhin e Kosovës. E as turp nuk është që spitalet e Kosovës nuk kanë gërshërë me ta pre fashon (gjë që më ka ndodh vet).

Politikisht askush më nuk mund të flas në emër të askujt.

Prishtina e Tirana kanë qenë gjithmonë dy qendra të ndryshme dhe janë zhvilluar mendime të ndryshme. Pavarësisht se tash jemi hidhëruar me atë periudhë, Prishtina në kohën e komunizmit ka përjetuar zhvillimin më të hovshëm kulturor. Prej këtu një numër i madh i shkrimtarëve e filozofëve, e prej këtu një lloj zhvillimi dhe me kushte të mira të paktën për një pjesë. Kjo i bën dy qëndrime të ndryshme herë pas here. Nuk është për befasi se shqiptarë të Kosovës vazhdonin ta shohin me dashuri Tiranën, ashtu siç nuk është befasi që një pjesë e njerëzve në Kosovë ndjehen mirë në shtëpi të vetën pa ndonjë qëndrim për referendumin e bashkimit.

Një listë me emra e analiza të mëdha e arsyetime e mohime, gabime e pranime, kombe e etni, dialogë dhe mendime u derdhën në faqet e portaleve dhe gazetave të bukëpjekësve e qebaptoreve.

Kosova, e futur në krizë politike, me histori të vrazhdë para e pas luftës, me trazira e pavarësi, ngërçe politike, konfrontime, gjyqe e uzurpime, përgjime e përgënjeshtrime, gaz lotsjellës e me qytetarë që presin liberalizimin e vizave me duar të kryqëzuara në lutje si në pritje të bombardimeve të NATO-s.

A pi bjen a s’pi bjen?!

Fushata patriotike, gazetarë të rremë që ishin në stadium, nuk la kush pa nxjerr foto nëpër Facebook nga stadiumi i Partizanit përveç nesh që vërtetë ishim në tribuna. Gjithë deshën më marr pak merita për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë etnike në Beograd. U fotografuan nga një herë edhe me Ballistin edhe me kryqëzimin e gishtave shqiponjën.

E pak më vonë edhe në deklarimet e Edi Ramës i madh e i vogël u deklaruan së fundmi nga një mendim për vizitën e tretë të Edi Ramës. Si ushtarë të Seulit në hartime shkollore me tema frymëzuese.

Po ndoshta është ma lehë me hap debat se me shku te molla e kuqe.

Krejt histeria rreth marrëdhënieve me Beogradin ka fillu me emblematika.

Krejt e kanë harru një faktor të rëndësishëm. Edhe disa shokë të këtyre faktorëve.

E para Ballkani po kalon një periudhë me të reshura truamatiko-politike. Kroacia po bën rrotacione politiko-akrobatike. Nga një qeveri me kryeministër kanadezo-kroat, e nacionalist, te kriza e brendshme. Konfliktet me Serbinë agjendë ditore. Serbia po ashtu me zgjedhje të shpeshta e lëvizje jo aq të mëdha. Konflikte me Kroacinë, jo aq mirë me Bosnjën e Hercegovinën. Nganjëherë mirë me Sarajevën, po më mirë me Banjallukën.

Millorad Dodik, i serbëve të Bosnjës probleme dhe zënka me boshnjakët dhe ata me ta. Kosova, Zajednica, Demarkacioni, pengesa e probleme të mëdha.

Joe Biden, kur ishte në Beograd e një ditë më vonë në Prishtinë, tregoi diçka shumë të qartë. Dikush krejt këto i ka bë. Dhe, duhet një zgjidhje. Serbia është guri më i madh që duhet të lëviz dhe shtet tjera për rreth. Ma shqip tha merruni vesh.

Rusia në anën tjetër i ka hy frika për Malin e Zi në NATO pasi aty shtohet edhe një pjesë e Adriatikut pse më saktë i gjithi. Në Podgoricë u zhvilluan do zgjedhje të çuditshme nën hijen e planeve terroriste. Millo Gjukanovic nuk është më i miri, po atë e kanë partner vendet tjera dhe kaq.

Analist e njerëz që mendojnë se janë shumë kreativ kanë shkruar për këto ngjarje. Natyrisht asnjë as aty nuk kanë qenë e në asnjë nga këto ngjarje. Madje kësaj radhe munguan disa nga “zvezdat” (yjet) e gazetarisë së Tiranës dhe Prishtinës që patën ardhë nëpër ndeshje me bë selfie.

Krejt ky muhabet joserioz bazohet në paragjykime dhe inate që nuk mund t’ia thonë njëri-tjetrit krejt ato nevoja që i ndjejnë prej kohësh.

Shqiptarët në Shqipëri nuk dinë dhe vazhdojnë të mos dinë shumë për Kosovën. Nuk ka interesim, nuk ka shkëmbim dhe nuk ka lidhje cilësore. Komunikimi nuk zhvillohet vetëm nëpërmjet venave të gjakut.

Shqiptarët (shtetasit e shtetit) nuk e dinë as gjeografinë e Kosovës e as historinë. Në komunizëm nuk kanë pasur shumë njohuri e më pas kanë pasur nevojat e tyre.

A është mirë kjo? Jo, por nuk është për pushkatim. Mediat e Kosovës dhe të Shqipërisë kryesisht e vjedhin njëra tjetrën. Nuk kanë korrespondent, nuk merren seriozisht njëra me tjetrën për arsye financiare dhe për përtesë.

Realisht as shumica e kosovarëve nuk e kanë idenë e Shqipërisë, përveç do vendeve ku shkojnë verës të prejnë boston ose shalqi. Ose, këtyre njohësve të “çashtjes” që mendojnë se e njohin Tiranën vetëm se kanë zbulu një reportoar më këngë labe n’Prishtinë.

Të paktën në Dukagjin për shkak të ngjarjeve të 97-ës shqiptarët e shtetit i kanë pas quajtur “rebela”. Një portretizim pak a shumë i Zanit të Vlorës. Dhe, i lacave të Tironës me flokë bisht pëllumb.

Shqiptarët (kosovarët, shtetasit e Republikës), nuk i kanë pa kohë të gjatë me shumë besim dhe nuk kanë menduar se janë të gatshëm për ne si ne për ata. Ashtu siç kemi jetuar për flamur ne dikur, tash jetojnë në Preshevë e Bujanoc e duan ta dimë se ata na duan, por ne nuk na intereson hiç për ta. Aq sa edhe kombi edhe republika bashkë ua kanë dhuru 100 mijë euro edhe nja pesë bursa studentësh.

A është mirë kjo? Jo. Po kështu e ka jeta. Secili e përdor një ose secilin për interesa të tij. Kush e ka fajin që shqiptarët nuk njihen as mes veti. Nuk e di nëse e patë në një media të Shqiptarëve M diku në Tetovë përgjigjen në pyetjen kush është Ismail Kadare?

Edi Rama në Beograd, nëse e shihni prej këndit të një shqiptari që edhe ka qenë aty edhe jeton, ka bërë disa gjëra. Së pari serbët e kanë pa në televizor një shqiptar që sado arrogant, elegant edhe interesant. E dyta, aty përveç deklarimeve politike e finesave, vendime serioze nuk është se pati. Pa u fut në zgjedhjet e shqiptarëve të shtetit (pra të Shqipërisë) nëse Rama është i mirë për ta apo jo. Ata vetë votojnë në zgjedhje.

Vendime të tilla nuk ka pasur as në Nish. Përveç marrëveshjes për Odën Ekonomike për shqiptarët e republikës dhe Dhomën e Tregtisë për shqiptarët e shtetit, e cila do ta ketë selinë në Tiranë, asgjë tjetër nuk ka pasur.

Serbia tash e ka të vështirë të flas hapur sepse kohë të gjatë nuk është folur kështu. Neve nuk na pritet po kështu është procesi.  Natyrisht në Kosovë kërkohet me dhunu një proces politik me emocione. Secili shqiptar i kish thanë Vuçiqit diçka. Qy!

Rama, nëse i keni pa nja 20 intervista të tija në Serbi, edhe në nja 5 televizione live, ishte i qartë: Serbia ka qenë peng e së kaluarës dhe duhet të ndihmohet ta kalojë. Foli për pavarësinë e Kosovës, Trepçën dhe u shërbeu biznesmenëve të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Pa u fut në biografi e analiza të thella shkencoro-shoqërore, kryeministri serb, Alleksandar Vuçiq, për herë të parë në Serbi tha se shqiptarët janë të besës. Ka vite që kush nuk ka thënë fjalë të mirë për shqiptarët në Serbi. Shqiptarët dhe gejat në një sondazh në Serbi dilnin disa herë se qiradhënësit i japing më përpara shtëpinë me qera një qifti gej se një shqiptari.

Ky megjithatë është problem i Serbisë. Nga ana primitive këto takime nuk patën asnjë dobi. Por, personalisht mund të them dy tre gjëra të mira.

Efekti është pak a shumë më i madh kur flamuri që disa po thonë se është i kombit rrinë diku në Beograd edhe diku në Nish. Njerëzit mësohen të të shohin me targa TR edhe në Beograd edhe në Nish, siç ishte rasti ynë me shqiponje.

Forumi i Beogradit për Siguri, paneli për Kosovën u kthye si në një lloj komemoracioni mbi panelin që njoftoi mos pjesëmarrjen dhe mbi dështimin.

Kolegia Jeta Xharra, jo në stilin tim, por Jetçe u ngrit edhe bëri potere se pse Serbia nuk po përgjigjet për krime, e të vërtetat në Kosovë. U ul dhe doli jashtë. Po selfie nuk qiti me flamur.

E sa për Ramën, gjithë ato fjalë, në sytë e mirëpritësit, e popullit që e dëgjon, e njerëzve që e shohin në televizion, kjo është shumë. Prej televizioneve më shoviniste e deri te ato liberale e nxorën Edi Ramën, shqiptarin në shtëpitë e tyre e në dhoma e televizor.

Krejt në të njëjtin skenar flitet edhe për Shqipërinë e Kosovës. Shqiptarët e andej lumit edhe këndej lumit e shohin njëri-tjetrin me përbuzje. Kosovar mo. Shipnijali.

Disa shkojnë në Durrës edhe befasohen me gjithë atë Pazar turistik me qebapa e qofte e këngë tallava. Kaq. Të tjerë shkojnë ta përqeshin paaftësinë e shqiptarëve të Shqipërisë.

Në Kosovë vinë dhe emocionohen me bijtë më të gabuar të kësaj toke dhe shumica e legenave të Kosovës janë të famshëm nëpër Shqipëri. Po, harrojnë këtu se edhe në Tiranë edhe në Prishtinë ekziston një frymë rinore që funksionojnë krejt mbi baza tjera shoqërore dhe larg sahanave me pilaf të do njerëzve që dashninë ndaj Shqipnisë e shfaqin në mënyrë të patjetërsueshme kur vinë nga Kosova. Parisi edhe Durrësi.

Kthehen në Kosovë me rrëfime komuniste edhe për një javë inspektojnë gjithçka prej dyerve të oborrit e deri te stili e veshja i pronarit të shpisë ku rrinë. Të tepërt i duken njëri-tjetrit ndër vite dhe të dashuruar duken. Diçka si me qenë IN.

E të vobektë shqiptarët e Kosovës që me dokumente mund të shkojnë në shtetet fqinje edhe në Turqi e Panama, të paktën munden me dal në ISIS pa viza edhe në Amerikë në të zezën.

E krejt kështu ne ua duam juve njerëzit e gabuar dhe ju neve njerëzit e gabuar.

Në një formë nuk e kemi shumë seriozisht më njëri-tjetrin dhe krejt këto janë pallavra nga pafuqia për të qenë edhe Shtet serioz edhe Republikë.

Shqiptarët që nuk e njohin Serbinë në një pjesë të madhe bëjnë garë me ideatorët më të këqij serb. Serbia është shumë më e madhe se sa Kuvendi i çoroditun pa përmbajtje që shumë serb as vetë nuk e kuptojnë. Këtu bëhet fjalë për një problem institucional dhe për një tjetër shoqërorë.

Serbia ka ndikim në Kosovë shumë të fuqishëm dhe realiteti është se kur të dojë mund të shkaktoj problem. Kjo për shkak se shqiptarët e republikës nuk i shohin serbët në asnjë mënyrë si njerëz të republikës. Kjo pak a shumë mund të ndodh vetëm nëse serbët “nënshkruhen” si shqiptar të ndershëm si në kohën e Sllobës. Duke mos gjetur asnjë lidhje brenda vet komunitetit serb e njerëzve të tjerë që ndoshta mund ta ndihmojnë këtë hapësirë të funksionoj.

Nëse jua mban deklarojeni ndarjen e Kosovës apo shkoni e merrni me dhunë ato që mendoni se janë tuajat. Mos harroni se nuk jeni vetëm në këtë botë.

Është turp ta citoni Ali Podrimjen dhe të mos e kuptoni poezinë e tij. Ai nuk ka shkru poezi për bylbylat e Mushtishtit. Është turp të citoni autorin botuesi i së cilit e ka nxjerr në dritë me humbje.

Poezia lexohet me dashuri dhe gjerësi që njerëzit e ngushtë nuk e kanë. Nëse doni lexojeni edhe një poezi tjetër për të përveç asaj Unë, biri yt Kosovë, të dyja palët që përveç statuseve të njëri-tjetrit edhe mesazheve në Viber, lexoni me inat.

Ali Podrimja ka pas nevojë për ju sa ka qenë në parkun e Gërmisë, në gjelbërimin e tij, e jo atje ku ka hy sot, në Lodève i lirë ku ka vdekë si zotni, në natyrën e tij. E shumë prej jush e keni uzurpu hapësirën publike dhe jeni stërvjetru si logoja e RTSH.

Blijeni naj libër të Podrimjes, se ai ka shku mas Lumit.

Me shekuj kam shitur gjakun

e rritur jam me gjakun e shitur.

Me shekuj kam hëngër veten

e ditur s’kam të qesh me veten e tepruar…

Miq,

Kosova është gjaku im që nuk falet!

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply