Connect with us

Përshëndetje, çka po kërkoni?

siAGORA NetworksiAGORA Network

Arkivi 2013-2021

Shija dhe dëshira ime për Oscars 2017

FOTOGRAFIA MË E MIRË

Hidden Figures filmi im favorit , dhe i cili sipas shijeve të mija është filmi më i mir, mendoj se ky film duhet të fitoj çmimin “Oscar”, ky film që nga momenti i parë të bënë kureshtar dhe asnjë minut nuk të lëshon nga ngjarja , ky film është  bazuar në një histori të vërtetë. Një skuadër femrash afro-amerikane që punon për NASA-n kryejnë llogaritjet e duhura që misionet hapësinore të përmbushen me sukses, për kundër se ato janë të shkelura si gra me ngjyr.

Hacksaw Ridge  një tregim i bazuar në ngjarje të vërtetë,  Andrew Garfield, “Spider-Man”-i i dikurshëm, i cili luan rolin e një doktori të Luftës së Dytë Botërore, që quhet Desmond T Doss, ky personazh në luft shkon pa armë, refuzuan t’i vrasin armiqtë, për shkak të ndërgjegjes. Për këtë arsyeje ai ishte angazhuar si doktor lufte, në fushëbetejën e ishullit japonez ishin plagosur rreth 75 ushtarë, të cilët ishin bartur e trajtuar vetëm nga Dossi, është njëri nga filmat që më ka bërë përshtypje dhe e kam pasur në mendje se mundet të jetë fitues i çmimit “Oskar”.

La La Land  edhe pse është favorit nga Amerikanët mendoj se nuk meriton të jetë fitues, i filmit më të mirë, filmi pretendonë të jetë një mjuzikël modern, por i kopjuar dobët nga filmi Briliante dhe Singin’ in the Rain, një histori e varfur mes një aktoreje dhe muzikanti, përkundër se në aspektin teknikë mendoj se ka bërë revulucion në kadrime skena te gjata të pa shkeputura, kuadri në levizje të pa imagjinueshme dhe të pa para ndonjëher në film, ndriçim i efektshëm dhe i çuditshem duke i përdor edhe dimerat në ndriçim.

Lion edhe një film i bukur shumë por ma merrë mendja se nuk mundet të fitoj “Oscarin” për pak, si duket në film ka një nostalgji të “Slom dog miilonerit” një temë pak sa e njohur për publikun.


AKTORI MË I MIRË NË ROL KRYESOR

Andrew Garfield (Hacksaw Ridge) një përparsi e vogël e ka nga  aktori  konkurent viggo mortensen i cili luanë një rolë  fantastik  në filmin  “Capitain fantastic”, mirpo Andrew Garfield, “Spider-Man”-i i dikurshëm, i cili luan rolin e një doktori të Luftës së Dytë Botërore, që quhet Desmond T Doss, ky personazh që  në luftë shkon pa armë, mendoj se është favorit kryesorë për të fituar çmimin “Oscar”, aktori me një butsi dhe një të qeshur fantastike realizon me përpikëri detyrat e dhanura nga regjisori.


AKTORJA MË E MIRË NË ROL  KRYESOR

Meryl Streep (Florence Foster Jenkins) edhe pse Ema Stone fitoj “Globin e art” si aktorja më e mir në garë me Meril Strepp, megjithat mendoj see pa dilem aktorja Streep është e pa konkurenc në këtë garë, luan një rol fantastik, e habitëshme se deri ku arrin fuqia e nje aktoreje, megjithë se pak na ka ngatrruar aktorja e cila ka marrë deri tani tre “Oskara” dhe ka qenë e nominuar 19 her, por prapseprap  mendoj se patjetër duhet të marrë edhe “Oscarin” e 4 sepse eshte e pa konkurenc.


* AKTORI MË I MIRË NË ROL MBËSHTETËS

Mahershala Ali (Moonlight) i favorizuar nga akademia amerikane dhe sipas gjitha gjasave ky do ta marrë çmimin “Oscar” por  sipas shijes sime çmimin Oscar e meriton aktori Dev Patel në filmin Lion i cili interpreton  një rolë të shkëlqyeshëm.


AKTORIJA MË E MIRË NË ROL MBËSHTETËS

Viola Davis (Fences) është aktorja që bën historinë me rastin e shpalljes së nominimeve për çmimet Oscar. Ajo është aktorja e parë me ngjyrë e cila është nominuar tri her, perkundër se ka realizuar një rol  të shkëlqyeshëm edhe pse ka fituar si aktorja më e imir në rolin mbështetës ne Globin  e art, për shijen time nuk do të marrë këtë çmim edhe për herën e tretë,  sepse ka një konkurente të mrekullueshme e cila sipas shijës sime duhet të fitoj Oscarin  Octavia Spencer (Hidden Figures) e cila ka realizuar një rol briliant.


* REGJIA MË E MIRË

La La Land (Damien Chazelle) regjisori i cili bëri revolucion në aspektin e kadrimit, të planeve, lëvizjeve deri tani të pa para, në aspektin e kompozicionit të fotografis ndriqimit, ngjyrave në film, muzikës e shum elementeve tjera, tregon se një djalosh 26 vjeçar, ka aftësi ,regjisorjale të pa para deri më tani, me një fjalë mundë të themë, shfrytzoi imagjinatën Holywoodiane deri në maksimum, flitet për një regjisor gjenial, çmimi regjia më e mirë mendoj se është i pa konkurenc  Damien Chazellit.

* KINEMATOGRAFIA MË E MIRË

La La Land – Kinemaatografia më e mirë e favorizoj për një nians  se do të fitoj Oscarin  la la land por është një konkurencë shum e ngusht mes filmit Silence qe ka piktura në film të jashtzakonshme.

* MUZIKA MË E MIRË ORIGJINALE

La La Land në këtë kategori ma merrë mendja se është e pa konkurenc dhe pa dilem la la land  e fitonë këtë çmim.

* MONTAZHI MË I MIRË I FILMIT

La La Land një montazh i jashtzakonshëm i menduarë mirë edhe në proces të gjirimit, ky çmim mendoj se është i padiskutueshëm.

* KËNGA MË E MIRË ORIGJINALE

‘City Of Stars’ (La La Land) në këtë këng la land e ka konkurenc vetvetën sidoqoft ky film do ta merr këtë Oscar.

* MONTAZHI MË I MIRË I ZËRIT

La La Land është një ndër elementet kryesore të filmit dhe e cila përcakton ritmin e këtij filmi prandaj pa dilem mendoj se la la land e fiton këtë çmim.

* MIKSIMI MË I MIRË I ZËRIT

La La Land çim i këtij filmi

* PRODUKSIONI MË I MIRË I ZËRIT

La La Land  duke patur parasysh organizimin, perfekcionin teknik, lojën e aktorve të konsiloduar në mënyr të shkëlqyeshme, gjirimi dhe shum elemente tjera çmimi Oscar mendoj se i takon këtij filmi.


* SKENARI MË I MIRË ORIGJINAL

Manchester By The Sea (Kenneth Lonergan) shtë në konkurecë të ngushtë me filmin la la land megjithatë mendoj se kjo tragjedi familjare duhet të fitoj këtë çmim.


* SKENARI MË I MIRË I PËRSHTATUR

Hidden Figures (Allison Schroeder, Theodore Melfi) një film i jashtzakonshëm i cili të mban kurreshtjen nga fillimi deri në fund, nuk të lejon të humbësh përqëndrimin  asnjë sekondë, prandaj edhe këtu efavorizoj këtë film.


ONLY FOR DIGITAL-COVERS

* FILMI MË I MIRË NË GJUHË TË HUAJ

Land Of Mine filmi në gjuh të huaj kanë më shum kadrime artistike se filmat në gjuhën Angleze, por sikur secilit film i mungon përalla dhe kalojn gati në monotoni, mirpo ky film pos kadrimeve të bukura që i ka, ka edhe një skenar të mrekullueshëm, ngjarja zhvillohet në perfundim të luftës së dytë botrore në Danimarkë, ku zihen rob disa ushtar Gjerman të ri me moshë, të mitur nacista, po tema është shum njerzore, për herë të parë edhe pse këta të ri përfaqsojnë nacizmin Gjerman, gjatë tanë filmit je në ankthë dhe e shehë se edhe ata kanë, andrra, emocione, dhe ti si shikues mundohesh t’i lirosh ata.


KOSTUMOGRAFIA MË E MIRË

Jackie përkundër konkurencës së jashtëzakonshme në këtë kategori në filmin Jackie e cila luan aktorja Natali Portman një rolë të realizuar mir, kostumet të bëjnë për vete që nga momenti i par, kjo vërehet edhe te zonja e par e Amerikës e cila e emiton veshjen e Jackie në inagurim e presidentit Donalt Trump.


Top lista e filmave  sipas mendimit tim

  1. Hidden Figures filmi im favorit dhe i cili sipas shijeve të mija është filmi më i mirë
  2. Florence Foster Jenkins nuk është i nominuar për filmin më të mirë, por në kategori tjera po.
  3. Hacksaw Ridge
  4. Land Of Mine
  5. LION
  6. JACKIE
  7. SULLY
  8. CAPITEN FANTASTIC
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply