Ku është deti?

* Turizmi në shumë vende ka bllokuar mundësitë tradicionale të turizmit dhe tani kërkohet alternative. Shumë kanë zbuluar vendlindjet e tyre sikur të mos kishin qenë aty ndonjëherë, ndonëse kanë kaluar një jetë. Kështu për serbët mundësia e vetme pa test është Shqipëria. Si e bëri COVID-i Shqipërinë destinacion turistik për serbët?

Nga Idro SEFERI

Një nga fqinjët e mi mendonte se me origjinë jam nga Shqipëria. Ai është biker apo fans i motoçikletave. Serbët shpesh kur flitet për shqiptarët mendojnë Shqipëri, madje një pjesë e madhe e tyre kurrë nuk kanë qenë as në Kosovë dhe shpesh nuk dinë të ndajnë qytetet çfarë është tani Kosovë dhe cfarë është Shqipëri. Fqinji im serb thotë se ka qenë për të bërë një udhëtim me motoçikletën e tij nga Plava e Gusia përmes Shkodrës, deri në jugun e Shqipërisë. “Një nga rrugët më të bukura”, thotë ai dhe bëjmë pak bisedë të lirë lidhur me mundësitë e serishme të udhëtimit. Serbët dhe malazezët politikisht nuk janë në marrëdhënie të mira dhe për të shkuar përmes Malit të Zi duhet testi, ashtu edhe kufijtë drejt Shkupit janë të dyshimtë. Serbëve u është mbyllur destinacioni më i rëndësishëm i turizmit- Greqia. Dhe, të pakët janë ata që kanë arritur të jenë atje përmes valës së parë të turistëve. Disa thonë se mund të shkohet përmes Bullgarisë, por as tani nuk ka informata të sakta. Kështu informacionet u shtrinë shpejt nëpër Serbi se i vetmi vend është Shqipëria. /koha.mk

 

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga Idro Seferi

Amerika

* Toka e premtuar, Amerika,  do të angazhohet sërish në Ballkan për të...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *