Connect with us

Përshëndetje, çka po kërkoni?

siAGORA NetworksiAGORA Network

Lugina-RKS

Marrëveshja finale Kosovë – Serbi

Kohëve të fundit është duke pasur shumë “trazira” mediatike e sidomos politike rreth marrëveshjes finale të Dialogut Kosovë-Serbi. Këto lajme po i shqetësojnë qytetarët, sepse fati i shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Luginës së Preshevës, vendoset njëherë e për shumë vite të ardhshme. Kosova më në fund do të vendos në tavolinë fatin e saj, duke u bazuar në histori ku shqiptarët; gjithmonë kanë ngecur në këtë aspekt, kanë qenë dhe ndoshta janë më të dobëtit në diplomaci në Gadishullin Ballkanik.

Kur filloi lufta, gjithkush e dinte që një ditë do të mbaronte dhe do te jenë të lirë. E ashtu edhe me fillimin e Dialogut Kosovë-Serbi, dihej që ajo nuk do të zgjaste përgjithmonë, por se një ditë do të duhet të vendosej fjala e fundit rreth kësaj çështjeje problematike dhe emocionale.

Sot, jemi në prag të një marrëveshje me përmbajtje historike, që sadopak, do të ndikoj negativisht për dikë dhe pozitivisht për dikë. Një marrëveshje me kompromise nga të dy anët, nuk është e mundur, jo se nuk duan, por logjikisht dhe realisht është e pamundur. Sepse, nuk munden që dy “lojtarë” të luajnë një lojë kundër njëri-tjetrit dhe të dalin të dy fitues. Njëri duhet patjetër të humbas.

Idetë e mundshme që kjo marrëveshje të jetë e vlefshme dhe e pranuar nga të dy palët janë disa, ndoshta sadopak mundësi të ndikuara nga fuqitë e mëdha, e që rezultati nuk do të dalë plotësisht se si parashikohet:

1. Korrigjimi i kufijve – Ideja që po pandeh presidenti i Kosovës, por që ende nuk është hedhur në një dokument të qartë. E nëqoftëse nuk hidhet në një projekt zyrtar, kjo ide mund të konsiderohet boshe, përshkak të joseriozitetit dhe mosqëndrueshmërisë së deklaratave të presidentit të Kosovës. Pretendimi më i fundit i i tij është që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, por pa ndarje të Kosovës Veriore. Shumë deklarata, pak qendrime të njejta dhe një rezultat aspak i bindshëm.

2. Shkëmbimi i territoreve – Ide që përkrahet nga SHBA-të, por jo nga BE të cilat vazhdojnë të ritheksojnë se nuk mund të ketë një shtet me ambicie europiane që është totalisht etnik. Edhe pse realisht do të ishte një mundësi e mirë për mbylljen e këtij konflikti qindravjeçar, por që nuk do të pranohej totalisht nga të dy popujt. Nga Serbia nuk dëshirojnë që te heqin dorë nga Kosova, sepse me marrjen e pjesës veriore të Kosovës atëherë Serbia përfundimisht e largon dorën e saj politiko-juridike nga Kosova.

3. Reciprociteti i Asociacionit të Komunave Serbe/Shqiptare – përkatesisht mosndryshim të kufijve, vazhdim i njejtë i situatës, por me një Kosovë të pavarur ndërkombëtarisht si anëtare e OKB-së dhe normalisht të pranuar nga Serbia dhe me një Serbi në hapat e fazës finale drejt integrimit si anëtare e BE-së.

Shumë ide, por që realizimet presim të jenë shumë të dobëta në krahasim me propagandat mediatike që po zhvillohen nga tre palët: 1. Propaganda “Thaçi”, 2. Propaganda “Opozita”, 3. Propaganda “Serbia”.

Duke mos pritur shumë nga politikanët tanë përshkak kapacitetit të tyre politik, ideja më reale dhe me mundshme mbetet ajo e treta. Ndoshta jo e pranuar nga qytetarët e Luginës së Preshevës që të realizojnë ëndërrën e kahmotshme për bashkim me shtetin e tyre amë, por që edhe njëherë do të “sakrifikoheshin” për të parë Kosovën të qetë dhe pa probleme me Serbinë.

Mbetet e paqartë dhe të shihet shpresojmë se te paktën që njëherë në historinë tonë, të fitojmë me zgjuarsi dhe urtësi.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply