Connect with us

Përshëndetje, çka po kërkoni?

siAGORA NetworksiAGORA Network

Arkivi 2013-2021

Retro ASYL 1992

– (Ma kujtuan ikjet e fundit që po ndodhin në Kosovë)

Ishte viti 1992, unë sapo kisha ardhur nga shërbimi ushtrak (APJ). Isha i traumatizuar nga fillimi i luftës Serbo – Kroate. Fillimi i kësaj lufte më kishte zënë, në fshatin Borovo Selo. Isha i heshtur, heshtja ime bëhej edhe me trishtuese, sepse në cdo moment prisja kthimin e shokëve, dhe të gjithë së bashku të ktheheshim përsëri në jetë, të kthenim muhabetet, të qeshurat si dikur, por pritja ime ishte e kotë, pasi që kjo nuk ndodhi kurrë. Ditët kalonin, dhe gjëja e vetme që e dallonte ditën pasuese ishte X shtesë në kalendarin që e mbaja në kuletë. Ditët ecnin e lufta thellohej edhe më shumë. Shokët që i prisja, kishin mbetur peng i një lufte që nuk u takonte. Ata që shpëtuan nga kjo luftë, ikën nga ushtrija serbe në drejtim të perëndimit, atje kërkuan azil, disa ndërruan anën dhe u bën ushtarë të Kroacisë.

Në qytetin tim të lindjes, Preshevë, më mbetën shumë pak shokë. Edhe bisedat me ta ishin shumë të shkurtra. Tema që preokupoheshim më shumë ishte mbyllja e fakultetit, pastaj prespektiva nuk shihej as në horizont. Për punë as që bëhej fjalë, pasi edhe ata që ishin nëpër puna, ishin përzënë. Në cdo cepë të rrugëve dhe rrugicave ishin policia serbe dhe silleshin si zot të dajakut.

Tema ditore me ose pa dashje ishte ikja, migrimi, azili (thuani si të doni).

Kjo lidhej edhe më shumë me dëshirën që së paku atje do t’i takonim shokët që ishim rritur bashkë, dhe shpresa se qeshja e munguar do të kthehej, sidomos me humorin e zi që më së paku e kuptonin ata pak që kishin mbetur pasi “ajka” kishte ikur jashtë. Lajmet ishin nga më idiotet nëse lexohet tash psh; Një fshat në Kosovë kishte mbetur krejt me femra, shkruante gazeta “Kosovarja”, ne qesheshim me lot duke i thënë njëri tjetrit çka bëjn ato pa burra. Tani derisa po shkruaj po e kuptoj, se sa tragjike ishte kjo punë, dhe spo mundem të kuptoj çfarë na është dukur qesharake. Nga shokët që bisedonim cdo ditë, numri i tyre zvogëlohej, dhe një ditë vendosa të iki edhe unë.

Gjithçka ngrysej edhe më shumë kur Preshevën e mbulonte nata. Netët ishin edhe me të tmerrshme për prindërit, pasi ata nuk flinin në gjumë derisa unë kthehesha. Gjithmonë gjenin një arsye “banale” për t’u justifikuar kinse nuk rrinin zgjuar për mua. Këtë gjë unë e dija, dhe mundohesha çdo herë e më shumë të rralloja daljet natën, që prindërit të flinin të qetë. Një njërën nga këto net të gjata, vendosa që me prindërit të hapi temën e ikjes sime.

Bisedën e fillova direkt në temë. “babush ku mundem mi gjetë borxh 2000 marka”?

Për cudi të dy prindërit me gjasë e kishin biseduar këtë temë edhe pa prezencen time, dhe asnjëri nuk më kundërshtuan, pasi që e dinin se vendimi që kisha marrë ishte i domosdoshëm për kohën dhe rrethanat.

Përveç se nuk më kundërshtuan, ata edhe me ndihmuan. Nëna nga një arkë e drurit që e mbante të mbyllur me dry, nxori një “qystek të arit” e që vlera e tij ishte 2500 marka gjermane. Menjëherë baba e thirri nga telefoni i shtëpisë një artarë, dhe po atë natë ja shitën qystekun artarit për 1500 marka. Dukej sikur diçka e përgatitur, babai i nxori nga kuleta edhe 500 marka, dhe disa dinarë që i kishte, me vjen keq që nuk e nuk më kujtohet sa ishin, mi dha edhe ato, por, më kujtohet kuleta që i mbeti e zbrazur, dhe në vendin e markave dhe dinarëve, mbeti vec letërnjoftimi.

Pa iu dridhur as buza e as pa e prishur çehren, kulettën e futi në xhepin mbrapa pantallonave, mori telefonin kontaktoj një agjension i cili garantoj se me autobus do t’na çoj deri në Gjermani. Çmimi ishte 1000 marka, dhe mundësia e vetme ishte po te njejtën natë, përkatësisht në ora 5 të mëngjesit.

Sdi as qysh, as si, as asgje, vec mora një valixhe dhe në 5 të mëngjesit u gjenda në vendin e caktuar ku vinte autobusi.
Sapo hipa në autobus, dhashë paratë e premtuara.

Të dy prindërit i lashë me lot në fytyrë. Autobusi ecte, dhe për çudi, shumë shpejtë i harrova ata. Autobusi ishte plotë bashkëmoshatarë të mi. Gjatë rrugëtimit qeshëm shumë, u knaqëm mes vete shumë, kishte kaluar kohë e gjatë që nuk kishim qenë aq shumë bashkëmoshatarë në një vend.

Të qeshurat iken shpejtë, problemet filluan që në kalimin e parë të kufirit. Pronarët e agjensionit filluan të na kërkojnë para shtesë në çdo kufi.

Problemet më pronarët e agjensionit dhe udhëtarëve, për pak sa nuk përfunduan me përleshje fizike. Me shumë probleme arritëm në kufirin Austri-Gjermani, më saktësisht te lumi Passau. Pronarët na treguan urën e lumit Passau, na thanë se aty nuk ka policë, dhe posa ta kalojmë atë urë jemi në Gjermani, dhe se autobusi do ta kaloj kufirin i rregullt dhe do të na pres neve andej kufirit, dhe sipas marrëveshjes do të dërgoj në Minhen.

Nuk patëm zgjidhje tjetër, u nisëm të gjithë së bashku, nuk më kujtohet ora e saktë por ishin orët e vona të natës. Sapo u futëm në urë, na bllokuan policia nga dy anët e urës, dhe filluan të bërtitnin HALT! HALT!

Në mesin tonë u shkaktua rrëmujë, dëgjoheshin lloj lloj thirrje, dhe propozime, dikush thoshte të dorëzohemi se na vrasin, njëri shante dhe tregonte se na tradhtuan, dikush bërtiste po ikim, për cudi kjo fjala “po ikim” më pëlqeu dhe e mbajë mend që këtë thirrje e respektova.

U ndajtëm në dy anët e urës, unë isha kthyer në drejtimin e Austrisë, disa u shtrinë në urë dhe e mbuluan kokën me duar, kurse disa grupe që tentuam të ikim filluam te vrapojmë në drejtim të policisë, shum pak arritëm të depërtonim, në mesin e tyre ja dola edhe unë. I dhashë sa munda vrapit që mos të më kapin, kur u sigurova ktheva kokën ti shoh pas, u ndala pashë shokët e mi që po i rrahin, dëgjova britmat e tyre, ktheva kurrizin dhe vazhdova vrapin deri në qytet.

Tash isha vetëm, kisha frikë nga çdo njeri që më kalonte afër, u afrova te disa taksi. I shikoja me rend dhe zgjodha taksistin, të cilin ma merrte mendja se e mundi edhe fizikisht nëse provon të bëj ndonjë gjë. I thash të më kthej në Hungari më kuptoj disi, dhe përsëri u ktheva në Hungari, nga aty me tren u nisa për në Çeki.

Diku ka ora 12 e ditës arrita në qytetin Pilsen, thoshin se është në kufi me Gjermaninë, posa zbrita nga treni, mu afruan disa të rinj shqiptarë të veshur mirë me setra lëkure e me plot ari në duar e qafë, më thanë a don me dal në gjermani?, I thash jo, nuk kam para, në rregull më treguan kampin ku strehohen shqiptarët.

Shkova drejt në kamp, nuk kishte as roje, as policë, as administratë, ishte vec një njeri i thjeshtë në hyrje që m’i kërkoi 10 marka, nuk e dija për cfarë, ja dhashë, pastaj sapo i mori, më tha futu brenda, gjeje diku ndonjë vend dhe futja gjumë.

Këmbët i kisha shumë të “ajura” mbase nga vrapi dhe nga disa orë ecje, ose edhe nga patikat që nuk ishin në gjendjen më të mirë. Menzi prisja të shtrihesha dhe të pushoj diku.

U futa brenda. Kampi ishte si shkollë dicka. Mbase në një kohë ka qenë edhe shkollë, derisa po mendoja për objektin, fantazinë ma prishën zërat që vinin nga brenda. Aty gjuha zyrtare ishte shqipe. Në këtë kamp pashë shumë shqiptarë. Të gjithë ishin, gra, femijë, pleqë, që nuk kishin pasur fatin e njejtë me mua, për ta kaluar kufirin.

Shumica kërkonin para për bukë, më erdhi të qaja, dikujt ja dhashë 500 nga 600 marka sa më kishin mbetur. I pyeta të tjerët sa larg isha prej kufirit, më treguan, thanë afër 70 kilometra, por nuk ke me çka shkon.
Koha ishte shumë e ftohët. “Bon men, e rri n’ven” thotë populli, pasi me grupin nuk pata sukses, kësaj radhe vendosa të provoj vet dhe ta kaloj kufirin.

70 kilometra fillova ti ecë në këmbë. Isha shumë i lodhur, këmbët ishin edhe më keq se më herët, ecja dhe vec ecja. Caktoja një pikë në horizont, dhe pasi e arrija, pushoja pak, pastaj përsëri kështu, ecja dhe ecja, nuk mendoja asgjë tjetër përvec arritjen e pikës që kisha caktuar. Derisa, ra terri arrita te një hotel i drurit, u futa aty. Problemi ishte gjuha, asesi nuk merreshim vesh, pasi unë nuk e kuptoja gjuhën e tyre, unë flisja shqip, ata në të vetën. Dikur mu afrua një vajzë shqiptare.

I kishte sytë plot me lot, më tha jam nga Tepelena. Nga gëzimi harrova, dhimbjet e këmbëve, dhe lodhjen, ishte hera e parë në jetën time që takoja një njeri nga Shqipëria, ndër të tjera më tregoi se kishte humbur kontaktin me të fejuarin, dhe kishte dy ditë që po rrinte në atë hotel. Kur i tregova se po shkoja për Gjermani, më luti që ta marrë edhe atë.

Thashë fillimisht të shkoj ta shof kufirin, pastaj nëse vendosi të dalë, ja dhashë besen se do të kthehem dhe ta marrë edhe atë.

Unë dola nga hoteli, edhe ajo më ndoqi pas, dhe doli te dera, qajti, njësoj si prindërit e mi kur më përcjellën. Posa i bëra disa hapa, më thirri dhe më tha: të lutem mos më harro!!

Kisha ecur shumë, dhe kufiri ishte vec dy kilometra larg nga hoteli.

U afrova shumë afër, sa që po i shikoja doganierët që kontrollonin automjetet.

Kufirin e ndante një mal me lisa të gjatë, nëse më kujtohet mirë kanë qenë pisha, u futa menjëher në atë mal, kishte fillu borë me ra nga pak, doganierët nuk më panë.

Isha shumë afër që ta kaloja kufirin Çek dhe Gjerman, mbase isha në zonën neutrale, kur më ra në mend vajza e Tepelenës. Edhe pse isha i lodhur shumë vendosa të kthehem ta marrë. Bora sa vinte dhe shtohej.
Pas një kohe, u riktheva në hotel. E thirra vajzën, u gëzua shumë, dhe nuk kishte besuar se do të kthehem, më pyeti se a kisha para, i tregova sa i kam, dhe ja dhashë ca, thirri në telefon, dhe i tha dikujt të na pres në kufi të gjermanisë.

Telefonuesi na sugjeroj një parking kamioneve për pikë takim.

Tash ishim dy. Unë dhe Tepelenasja!

U nisëm së bashku ta kalonim kufirin, kur u afruam afër doganës u cmend, tha këtu është rrezik nuk guxojmë të afrohemi, bora binte aq furishëm, sa fjollat e bores na pamunëdosin shikimin para. Nga lodhja e tëpërt më nuk ndjeja as të ftohtin. E “ngreha” për dore, nuk fola asgjë, ajo nuk refuzoj erdhi pas meje, kur u afrova afër doganës u futa përsëri në malin me pisha, edhe këtë herë doganierët nuk na pane.

Trashësia e borës kishte arritur deri në gju, dhe kjo na vështirsonte të ecurën.

Këtu për herë të parë i thashë vetës pse kisha marrë këtë rrugë dhe nuk rrija në shtëpi. Lodhja, frika, stresi dhe gjithçka e kishin bërë të veten, dhe pasi mu moren këbët, e pashë vetën që kisha rënë në një kanal me ujë. Për cudi edhe pse ishte shumë ftohët, nuk ndjeja asgjë, përvec që filloj të më vij një gjumë.

Disa herë ju kam përgjëruar vajzës së Tepelenës, të lutem më lejo vec 5 minuta të fle. Në ato caste nuk dëgjoja se cfarë më fliste, vetëm e shihja siluetën e saj.

Për t’ma nxjerrë gjumin, ajo filloi të më binte me shuplaka, por unë nuk ndjeja dhembje.
Vajza e Tepelenës ishte shumë fuqishme aq sa kur unë rrëzohesha, ajo më çonte veç me një dorë.
Arritëm te parkingu i caktuar.
Aty na priste një plak, me makinë. Sapo e pashë, për cudi, mu dukë fytyrë e njohur. Nga parkingu ky plaku na çoj në “Shvaben” ku rrinin azilantët.

Nuk mbajë mend më shumë se kaq.

Pas një gjumi nuk e di sa orësh, kur i kam hapur sytë, isha në hajmin e azilantëve, dhe pashë se në një dhomë flinim 500 vetë. Aty ishte sikur në kombet e bashkuara, kishte kurd, kinez, polak, shqiptarë, boshnjak, e cka jo. Ishte tmerr. Papastërti e tmerrshme. U mërzita shumë. Aty afër meje ishte shtrirë edhe vajza nga Tepelena. Ia nxora gjumin, më tha ishe duke u mërthifur, për pak sa nuk e përjetove Vdekjen e bardhë. Në Mesdit nuk e pash më, në realitet nuk e pashë kurr më, më mungonte pasi iku e kuptova se isha dashuruar , Nuk shkëmbyem as edhe nje puthje, as nuk u prekëm, lamtumir Tepelenase, lamtumir vdekja e bardh.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply