Virusi apo keqpërdoruesit, kush të luftohet i pari ?!

Gjëja e parë që një profesionist shëndetësor e mendon sa herë që sfidohet me një sëmundje, janë protokollet mjekësore për trajtimin e saj.

Në kuadër të menaxhimit të koronivirusit COVID 19, krahas thirrjeve që po iu bëhen qytetarëve që të qëndrojnë brenda, shteti sikur ka zhvendosur paksa vëmendjen nga përballja me sëmundjen, në përballjen me dukurinë e keqpërdorimit të sëmundjes.

Domosdo që qytetari duhet mbrojtur që të mos dëmtohet si klient por kur kemi përballë një pandemi mbi të gjitha vëmendja kryesore duhet kushtuar luftimit të sëmundjes e me mundësitë sekondare, të luftohen keqpërdoruesit.

Tek ne, çdo i dyti lajm dhe paraqitje mediale ndërlidhet me çmimet e shtrenjta të ilaçeve nëpër barnatore, abuzimin me çmime të depove farmaceutike, por jo edhe me mundësinë e instrumentalizimit të këtyre mekanizmave për luftimin e pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Odën e Farmaciastëve të Kosovës, do të duhej që gjitha barnatoreve komunitare t’iu dërgonin protokollin e trajtimit të koronovirusit COVID 19, siç e përcakton mjekimin Organizata Botërore e Shëndetësisë. Dhe, përmes këtyre barnatoreve të ketë mundësi të testimit të pacientëve pa pasur nevojë që të njejtit të mbingarkojnë Qendrat e Mjekësisë Familjare por edhe Klinikën Infektive.

Janë dy pyetje kruciale që s’do mend që të shtoheshin këtu:

– A do të abuzohej edhe këtë rast nga barnatoret me testet që do t’i dërgonte Ministria e Shëndetësisë?

– A do të rrezikoheshin palët e treta që mund të qëllinin në barnatore nga përhapja e virusit prej personave që do të testoheshin aty?

Të dy çështjet kanë zgjidhje. Mjafton një organizim i mirë vetëm në komunikim mes Ministrisë së Shëndetësisë, komunitetit farmaceutik si dhe pacientëve që dyshojnë të jenë prekur nga virusi. Madje zgjidhja del të jetë shumë e thjeshtë dhe e përmbledhur në këta pak rreshta.

Ministria e Shëndetësisë do të dërgonte në secilën barnatore komunitare një sasi të regjistruar të testeve. Ato teste do të regjistroheshin dhe do të mund të shfrytëzoheshin vetëm kur pacienti do të thërriste linjën 038/200-80-800.

Pasi pacienti të bisetonte me përgjegjësit në këtë linjë, ata do të merrnin të dhënat e tij, adresën dhe bazuar në këto të dhëna do të dinin se cila është barnatorja më e afërt me vendbanimin e pacientit. Atëherë, pacientit gjatë anamnezës përmes telefonit, do t’i thuhej që në një orë të caktuar të shkonte në barnatoren X (që do të ishte më e afërta nga vendbanimi i tij) për të bërë testin.

Me automatizëm, do të njoftohej stafi i barnatores X se në këtë kohë një pacient i dyshuar do të shkonte aty për testim. Barnatorja do të mirrte masat, duke larguar gjithë pacientët tjerë si dhe duke krijuar një hapësirë para barnatores, për të bërë testimin që është shumë i thjeshtë.

Stafi i barnatoreve normal që do të ishin të mbrojtur me maska dhe pajisje adekuate për të marrë mostrat. Shpenzimi i testit do të evidentohej në barnatore por edhe në Ministri të Shëndetësisë, e cila do të referonte pacientin në barnatoren më të afërt. Dhe, varësisht rezultatit, farmacisti që është pjesë e komunitetit mjekësor, do t’i jepte pacientit terapinë, ashtu siç e parasheh protokolli i OBSH-së.

Pra, këto masa do të mund të ndërmerreshin tashmë dhe do të eliminonin edhe keqpërdorimet. Pacienti nuk e ka idenë se cila do të ishte terapia adekuate në rast të paraqitjes së virusit. Ata pos maskave, dorëzave dhe pajisjeve tjera, po blejnë edhe terapi kryesisht anti-virale, sipas “mëshirës” së farmacistëve të lagjeve. Kështu, ky rregull, përmes ndjekjes së protokolleve mjekësore, do të përcaktonte me automatizëm qartë se cila do të ishte edhe terapia që barnatoret do t’iu shisnin pacientëve.

E tek pas përfundimit të kësaj situate, shteti do të merrej me keqpërdoruesit. Sot, prioritet është sëmundja. Nesër, gjithë bashkë, i luftojmë keqpërdoruesit. Un

Shpërndaje me miqtë
Shkruar nga
Më shumë nga Alban Selimi
As mësuese me shami e as “Sex-bomba” në shkolla
Ky do të duhej të ishte parimi bazik në lidhje me rastin...
Lexo më shumë
Join the Conversation

1 Comment

  1. says: Eric Jones

    Hi, my name is Eric and I’m betting you’d like your website siagora.net to generate more leads.

    Here’s how:
    Talk With Web Visitor is a software widget that’s works on your site, ready to capture any visitor’s Name, Email address and Phone Number. It signals you as soon as they say they’re interested – so that you can talk to that lead while they’re still there at siagora.net.

    Talk With Web Visitor – CLICK HERE http://boostleadgeneration.com for a live demo now.

    And now that you’ve got their phone number, our new SMS Text With Lead feature enables you to start a text (SMS) conversation – answer questions, provide more info, and close a deal that way.

    If they don’t take you up on your offer then, just follow up with text messages for new offers, content links, even just “how you doing?” notes to build a relationship.

    CLICK HERE http://boostleadgeneration.com to discover what Talk With Web Visitor can do for your business.

    The difference between contacting someone within 5 minutes versus a half-hour means you could be converting up to 100X more leads today!

    Try Talk With Web Visitor and get more leads now.

    Eric
    PS: The studies show 7 out of 10 visitors don’t hang around – you can’t afford to lose them!
    Talk With Web Visitor offers a FREE 14 days trial – and it even includes International Long Distance Calling.
    You have customers waiting to talk with you right now… don’t keep them waiting.
    CLICK HERE http://boostleadgeneration.com to try Talk With Web Visitor now.

    If you’d like to unsubscribe click here http://boostleadgeneration.com/unsubscribe.aspx?d=siagora.net

Leave a comment
Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.