Connect with us

Përshëndetje, çka po kërkoni?

siAGORA NetworksiAGORA Network

Arkivi 2013-2021

Unë do të votoj për një femër, për Arditën!

UNË DO TË VOTOJ PËR ARDITËN KËSAJ HERE.

Jo pse është më e aftë ose jo pse zetëron më shumë diplomaci dhe ka pëvojë në udhëheqjen e kabinetit të kryetarit në Preshevë, përparësi këto që i ka Ardita,por për shkak se femrat nuk kërcënojnë, nuk shajnë, nuk nxisin urrejtje, nuk i frigohet askush, si dhe të gjithë femrat llogariten si më të dobëta kur krahasohen me meshkujt nga meshkujt. Unë do të jem “BURRI” i parë që haptas do të votoj për të dobëtit, PËR ARDITËN,jo se jemi të afërm, por sepse mendoj që është koha të na udhëheqin femrat, ashtu si ditën të na krijojnë familje, të na edukojnë, të na bëjnë të moralshëm, e që është më kryesorja NA LEJOJNË TË NDIHEMI KRENAR QË I KEMI DHE TË MBURRIME ME TO.

Elektrizimi i skajshëm politik i rinisë dhe pa kurrëfarë ideali dhe idelogjie duan ta shkatërrojë Preshevën dhe të ardhmen e saj. Persona të ndryshëm nga të gjitha partitë politike po arrijnë të përçajnë shoqërinë e edhe familjet mes veti për të kapur pushtetin e për ta shfrytëzuar atë në vend të biznesit personal. Një rini e keqshkolluar dhe jo e arsimuar në nivelin e duhur, vrapojnë si të egër pas perosnave që po përdorin gjithqka për të ardhur në krye të Preshevës duke mos kursyer asgjë, e kjo rini çdo ditë e më shumë po devijon duke kërcnuar, duke fyer dhe duke nënçmuar gjithkend që mendon ndryshe prej tyre. E keqja është se skan argumente dhe nuk respektojnë mendimin ndryshe. Kjo qasje e rinisë, si dhe e tërë shoqërisë nuk na dërgon askund, na dërgon në tunelin që nuk i shihet drita askund.

Që nga fillimi i pregatitjeve të zgjedhjeve, momenti kur nga perëndimi vendosën të kthehen “EKSPERTAT & SUPERMENAT” me përvoja të ndryshme, kinse të suksesshëm, të cilët po pretendojnë të vijnë në krye të komunës NE si shoqëri devijuam. Gjithkush hap llogari anonime nëpër rrjetet social dhe fyen e nënçmon gjithkend, gjithkush shet mend dhe bëhet analist e gjithkush vrapon pas të parit që premton vetëm “PARA” dhe asgjë tjetër. Duke mos patur guximin të flasin dhe të shprehin mendimin personal secili nga këta anonimat dhe analistat që çdo ditë e më shumë po përçajnë shoqërinë, fshehen në emra të ndryshëm në facebook dhe shkruajn gjithçka që i bie në mend.

TMERR!
Më vjen shumë keq dhe për këtë arsye po shkruaj. Më vjen keq se si asnjë të ri nuk dëgjova apo takova që kur tash në kuadër të fushatës parazgjedhore fton te votohet për partinë e tij duke ngrituar agrumente kundër të tjerëve, duke shantazhuar e njëllosur çdo gjë që ka tjetri, duke mbjell urrejtje ndaj të gjithë të tjerve, e duke mos treguar kurrë një plan real dhe të realizueshëm se si do të udhëhiqet e menaxhohet më mirë ky vend. ËSHTË TURP DHE DËSHTIM I TË GJITHË NEVE.

UNË KAM VETËM NJË ARSYE QË TË VOTOJ PËR ARDITËN DHE MU PËR KËTË JENI TË DOMOSDOSHËM TË VOTONI EDHE JU PËR ARDITËN. KUR FEMRA DITI TË NA KRIJOJ, TË NA RRISË, TË NA MËSOJNË PËR MORAL, TË NA MBROJNË, TË LUFTOJNË PËR NE, TË NA NDIHMOJNË GJITHMONË KUR KEMI NEVOJË, TË NA LEJOJNË TË MBURREMI ME TO, TË NA BËJNË KRENAR E SHUMË ÇKA TJETËR, ATËHERË DINË EDHE TË NA UDHËHEQIN. TË VOTOJMË PËR ARDITËN! TË VOTOJMË PËR TË GJITHA NËNAT, MOTRAT, GRATË DHE SHTYLLËN E NJË FAMILJE TË SHËNDOSHË. TË VOTOJMË PËR NJË FEMËR SEPSE PËRSËRI DO T`NA MUNDËSOJË TË NDIHEMI KRENAR ME TË.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply