Connect with us

Përshëndetje, çka po kërkoni?

siAGORA NetworksiAGORA Network

Arkivi 2013-2021

Rruga e paqes mes Kosovës dhe Serbisë kalon nëpër Luginën e Preshevës

Ideja për korrigjimin, apo ndoshta thënë më mirë rivendosjen e kufirit të vjetër mes Kosovës dhe Serbisë, që pa i pyetur shqiptarët në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, për hir të Bashkim – Vëllazërimit, ishte ndryshuar me disa komuna serbe të Serbisë Jug- Perëndimore, do të duhej që në procesin e Brukselit të shihet si element i pakalueshëm për arritjen e një paqeje të qëndrueshme e cila do të hapte perspektivat e dyja shteteve në rrugëtimin evropian dhe euroatlantik.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, si prijës politik i lëvizjes e më pas edhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për çlirimin nga zgjedha Millosheviçiane në Kosovë, në vitet e `90 – ta u përballë me shumë kundërshtime, por përpjekjet dhe përkrahja e shumicës që i besuan atij, TRIUMFUAN.

Fillimi i dialogut në vitin 2005 në Vjenë të Austrisë, nën udhëheqjen e Marti Ahtisarit, ishte i vështirë, por përpjekjet e pareshtura dhe idetë e Thaçit rezultuan në përkrahje të shteteve të Quintit, atëherë kur shumë shqiptarë intelektual, politikanë, veteranë e çfarë jo ishin skeptik për PAVARËSINË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS. Por ajo ndodhi më 17 shkurt 2008!

Edhe ideja për korrigjimin, apo ndoshta thënë më mirë rivendosjen e kufirit të vjetër mes Kosovës dhe Serbisë, që pa i pyetur shqiptarët në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, për hir të Bashkim – Vëllazërimit, ishte ndryshuar me disa komuna serbe të Serbisë Jug – Perëndimore, do të duhej që në procesin e Brukselit të shihet si element i pakalueshëm për arritjen e një paqeje të qëndrueshme e cila do të hapte perspektivat e dyja shteteve në rrugëtimin evropian dhe euroatlantik.

Rruga e paqes mes Kosovës dhe Serbisë padyshim se kalon nëpër Luginën e Preshevës dhe për këtë Presidenti Thaçi është i vetëdijshëm, ashtu siç të vetëdijshëm janë edhe liderët serb, të cilët opinion e tyre publik kanë filluar me kohë të e përgatisin.

Por, a kanë vend “kleçkat”, përçarjet dhe mbjellja e frikës për ndarje të Kosovës, apo luftëra të reja ose edhe më keç për humbje të shtetësisë së Kosovës? Këto dhe idetë e tilla, janë vet konfuzioni i shkaktuar tashmë në opinion publik shqipfolës, janë pesimizmi që po mbillet si farë e keçe e depresionit të përgjithshëm.

Për të triumfuar e mira, të keqes duhet zënë udha, duhet përkrahur ideja e presidentit për korrigjimin e kufirit. Duhet besojmë dhe ta përkrahim këtë ide e cila për qëllim ka përmirësimin e gabimeve të mëhershme dhe me këtë realizimin e ëndrrës shekullore të shqiptarëve ku do ku janë e veçanërisht të atyre që sot janë pjesa më e rrezikuar e kombit të përballur me diskriminimin shtetërorë i cili dita ditës po detyron ata që të lëshojnë këto vatra shekullore.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply