Connect with us

Përshëndetje, çka po kërkoni?

siAGORA NetworksiAGORA Network

Arkivi 2013-2021

Një fillim i mbarë me njerëz të “vegjël”

Edhe pse viti i ri 2017 na gjeti pa Ragën e Nagipin në pushtet, edhe me gjithë acarin e padurueshëm që pllakosi Luginën e Preshevës, si rrallë herë më parë, në skenë dolën ca të rinjë nga fshati geraj të cilët me modesti e me dashuri në zemër ndërmorrën një aksion për t’i ushqyer zogjët e malit, të cilët mbase kanë mundur t’i kishin ditët  apo orët e numëruara për shkak të mungesës së ushqimit e mbase edhe ujit të pijshëm. Të shpëtosh shpirtëra krijesash të gjalla (jo vetëm jetë njerëzish!) është ta kuptosh thelbin e misionit të njeriut në tokë dhe përgjegjësitë shumëdimensionale e strukturale të tij.

Mbase (meqë) është bërë punë e  vështirë t’i shpëtosh njerëzit nga kthetrat e fatkeqësive që kjo krijesë po ia mbjellë vetes në çdo pore të jetës si publike e private, individë me zemër të madhe e dashuri të sinqertë ndaj natyrës dhe mjedisit ku jetojnë do të gjejnë mënyra për ta shprehur shpirtin e tyre fisnik. Unë besoj fuqishëm se pikërisht këta njerëz janë e ardhmja e njerëzimit dhe e jetës në tokë edhe pse janë pakë, në dukje të pafuqishëm dhe thuaja se inekzistentë. Ne nuk i shohim as fuqitë e rregullin që mbajnë të lidhur mes vete yjet në Gjithësi, që iu japin jetë Qelizave në trupin tonë as ato që na mbushin Kallinjtë me grurë, por ja që ato funksionojnë, madje shumë më mrekullueshëm se ne mund ta imagjinojmë.

Nga ky frymëzim dhe fascinim kam filluar të mos e shohë as atë që ngjau në vitin 2016 në politikë, kulturë dhe ekonomi. Fillimisht duhet thënë se një vit në politikën shqiptare është tepër i pakët, meqë lëvizjet dhe ndryshimet në jetën tonë publike ndodhin aq ngadalë dhe me aq pa shije, sa që vërehen vetëm nga militant partiakë të cilët besojnë fuqishëm në realizimin e synimeve të tyre romantike, brenda një cikli zgjedhor që në vete nuk mbërthen kurrfarë ideali apo fryme të ndryshimit, përveç ndryshimit të markave kozmetike.

Fundja çfarë të thuash tjetër për Luginën e Preshevës e cila nga paslufta e këndej edhe ashtu është shëndrruar në një park nacional në të cilën mungonte vetëm kujdesi i limituar ndaj zogjve, meqë ata janë aq të mençur sa për të mos rënë në dorë të njeriut pizeveng edhe me kushtin se vdesin urie apo nga etja. Përndryshe në parkun nacional kujdesi nuk shkon përtej mbijetesës së ndonjë specie të rrallë në emër të një humaniteti shpifës, duke e mbrojtur (atë specie) nga gjuetarë hajdutë, të cilës, sapo arrinë një numër që nuk rrezikon “kujdestarët” e tij, i hapen dyert për të marrë botën në sy. Sigurishtë se nuk është vështirë për ta kuptuar se kjo specie që po “rrallohet” është shqiptari i Luginës së Preshevës, një mosmirënjohës i asfaltit, kanalizimit, ujësjellësit, hekurudhës së rikuperuar, Korridorit 10 i cili me gjithë kurset, trajnimet, seminaret dhe rekomandimet nga të “katër anët e botës” kurrsesi nuk po mësohet të jetoj pa punë pa bukë.

Madje këto kurset, trajnimet, seminaret e deritanishme të ngjajnë në atë ankdotën për gomarin e Nasradinit, i cili kishte njoftuar popullin se gomari i tij di të lexoj, meqë në mes fletëve të “librit” kishte vendosur nga pakë ushqime. Mirëpo me të përfunduar të faqeve të librit u harxhua edhe ushqimi, dhe kur Nasradini shkon në shtallë sheh gomarin  ngordhur pranë librit tani më të shfletuar dhe ushqimit të harxhuar, dhe i pikëlluar thotë:
“Ai, sapo e mësova gomarin të lexonte ai paska ngordhur!”

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply