– Në kohën kur armiku i heshtur, i padukur dhe tinëzar po merr jeta njerëzish pa dallim kombi, feje, ngjyre e race, duke mos pas askënd që t`i rezistoj përballë, udhëheqësit e komunës së Preshevës gjejnë kohë , që “publikut” të lodhur preshevarë t`i paraqiten me video prezantime!
Nga Dr Scc. Baki Rexhepi
Ndërsa i pari i komunës, fletë për menaxhim dhe mburret për ndarje të mjeteve me të cilat po i ndihmon kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve nga gjendja e jashtëzakonshme sa ishte shpallur në nivel vendi, nuk po shihet as një përpjekje që të sigurohen teste dhe mjete tjera identifikimi për të u mbrojtur kjo popullatë nga virusi që po vret tashmë!
Ndërkohë që video prezantimet duken të mundimshme dhe disa herë të përsëritura për të justifikuar një video e cila do të shërbente propagandës idioteske, nuk vërehet kujdes në paraqitjen shifrave të cilat lënë shumë për të kuptuar se një mashtrim i madh është bërë dhe se disa mjete janë avulluar, sikur që u avulluan disa projekte për të cilat tashmë edhe policia për krim të organizuar dhe korrupsion ka hap dosje… për herë të parë në historinë e këtij vendi të varfër por të ndershëm…
E për të mos mbet vetëm aktakuza dhe fjalë boshe ato që më lartë i thash, nuk është e vështirë të verifikohen shifrat tashmë të publikuara nga kabineti i kryetarit të komunës së Preshevës në një video mesazh në llogarinë e tij në facebook ( meqë nuk i ka mbet mjet tjetër i propagandës), andaj verifikoni dhe binduni:
Përfituesit:
- Bizneset lokale
45 000 000,00 RSD (381 131,00 Euro)
681 përfitues * 66 079, 00 = 44 999 799, 00 RSD apo
681 * 560 = 381 360, 00 Euro
- Studentët
6 000 000, 00 RSD ( 50 847, 00 Euro )
953 përfitues * 6 290, 00 = 5 994 370,00 RSD apo
953* 53 = 50 509, 00 Euro
- Pensionistët
9 966 000, 00 RSD ( 84 457, 00 Euro)
1661 përfitues * 6 000 RSD = 9 966 000, 00 RSD apo
1661 * 50 = 83 050, 00 Euro
- Bujqësia
15 000 000, 00 RSD ( 127 074, 00 Euro)
849 përfitues * 17 650,00 = 14 984 850, 00 RSD apo
849 * 150 = 127 350 Euro
1+2+3+4 = 75.966.000, 00 RSD ( 643 779, 00 Euro)
Mashtrimi 1 : 643 509, 00 euro
Mashtrimi 2: 1 + 2 + 3 + 4 = 381 360, 00 Euro + 50 509, 00 Euro + 83 050, 00 Euro + 127 350 Euro = 642 269, 00 Euro
Dallimet në shifra
643 779, 00 të paraqitura
643 509, 00 euro të llogaritura
642 269, 00 të avulluara
Mungojnë 1.510, 00 euro vetëm në llogaritjet e paraqitura!
Turpi brirë s`ka, thotë populli “mos e vet se të tregon vet”!
Ky pushtet me këtë njeri në krye që dhunshëm po mbijeton nga seanca në seancë, në çdo tre muaj, që nuk solli ndryshimin por e vulosi mashtrimin, që nuk kurseu asnjë njeri përfshirë edhe sojin e tij pa e përgojuar, shantazhuar, e mashtruar, nuk është i aftë për të menaxhuar por vetëm për të mashtruar.
Ndaj ata që tashmë janë identifikuar më të ( duke qenë i bindur se janë mashtruar) dhe ata që po e përkrahin, do të duhet t`i thonë stop mashtrimit të këtij soji dhe të vetëdijesohen se bartin përgjegjësi para çdo qytetari dhe para vetë të Madhit Zot!
Mjaftë është mjaftë!