Connect with us

Përshëndetje, çka po kërkoni?

siAGORA NetworksiAGORA Network

Arkivi 2013-2021

Implementimi i politikave qëndrore në kurriz të pakicave nacionale

Unifikimi i partive politike serbe dhe sigurimi i ndonjë ulëse eventuale në Kuvendin e Preshevës, përveç që i mundëson të krenohet para “bosit” të tij partiak, të parit të SNS-it për “Jugun e Serbisë” do t’i mundësoj edhe arsyetimin e përkrahjes së parazervë ndaj organit të përkohshëm në këtë qytet.

Pas kësaj fitore politike nën petkun e “mbretit të jugut” dhe tentimit që këshilltarët e bllokut të unifikuar serb të bëhen pjesë e qeverisjes në Preshevë, atij nga qendra do t’i jipen kompetenca shtesë për të vazhduar me implementimin e strategjisë së tij politike edhe në dy komunat Bujanoc dhe Medvegjë.

E para, sipas gjitha gjasave do të jetë Medvegja.

Partneri do të jetë i njejtë, lojtari tanimë është identifikuar dhe pritet të bëhet publik.

Kjo strategji politike përveç që po i mundëson të prezentoj vehten si njeriu i cili mbanë nën kontrollë komunat ku jetojnë shqiptarët dhe fuqizimin e tij brenda partisë, në të njejtën kohë po krijon mundësi për t’u realizuar strategjia e kësaj udhëheqësie shtetërore e cila si synim të fundit ka kontrollimin e plotë të të gjithë Këshillave Nacionale të pakicave në vend.

Realizimi i plotë i kësaj strategjie politike shtetërore do ta bëjë shumë më të lehtë manipulimin e radhës drejt prezentimit të të drejtave të “avancuara” të pakicave nacionale me qëllim të kalimit “shkel e shko” të kapitujve 23 & 24.

Ndërsa ne do të mbesim të paintegruar në institucione publike, pa gjykata, të papërfaqësuar proporcionalisht, me diploma të panostrifikuara dhe me tekste shkollore të pasiguruara.

Ne do të mbesim aty ku të tjerët dëshirojnë të na shohin dhe jo atje ku synojm të shkojmë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply