Connect with us

Hi, what are you looking for?

siAGORA NetworksiAGORA Network

Opinione

Si do të ndikoj rezultati i humbësit të zgjedhjeve Parlamentare Visar Mehmeti në Zgjedhjet Lokale?

Në zgjedhjet e fundit Parlamentare lista e përbërë prej 2 subjekteve në pushtet, e prirë nga ish-Shefi i Kabinetit nuk arriti të fitoj asnjë mandat për Deputet. Madje në Komunë të Preshevës ish Shefi i kabinetit mezi arriti ti siguroj 940 vota.. ndërsa vetem 35 vota në fshatin e tij.

Nëndegë për nëndegë, vendvotim për vendvotim ish-Shefit të Kabinetit i’u dha verdikt demokratik, jo vetëm nga qytataret por edhe nga vete struktura disi..
Visari u refuzua! U refuzua si kandidat dhe ai u refuzua si profil politik.

Për subjekti ky dështim duhej kuptuar si mesazh i qartë, por dhe për prijësin e listës do duhej të ishte karriere permbyllese.
Përkundrazi, ajo humbje paradoksalisht e katapultoi atë në “Kryetar” partie.

Reagimi ndaj këtij emrimi të tij si “Kryetar” pas atij rezultati ishte I kuptueshem, sidmomos tani duke pasur parasysh që ai do ti prijë përsëri edhe një palë zgjedhjeve.
Skepticizmi ndaj tij jo vetëm në struktura të tyre por edhe në Komunë është indikacion i qarti se çfarë rezultati do të ketë në zgjedhjet e ardhshme Lokale.

Visari edhe vija e Arifit përfundimisht do të marrin përgjigje.