Connect with us

Përshëndetje, çka po kërkoni?

siAGORA NetworksiAGORA Network

Arkivi 2013-2021

Situata me pandeminë në Zvicër dhe gjëndja e shqiptarëve në shtetin helvet

SITUATA E COVID-19 NË ZVICËR

Si çdo vend tjetër edhe Zvicra po ballafaqohet me pandeminë globale Covid-19. Duke patur parasysh valën e parë të pandemisë, e cila ishte më e lehtë, falë masave që ndërmori Shteti i Zvicrës, vala e dytë disi filloi me një hov më të madh përhapje. Se çfarë po ndodh aktualisht në Zvicër, dimë që diku mbi 80% të Terapive Intensive janë të mbushura me pacientë Covid. Shifrat momentale të infektimit sillen diku rreth 400.000 të infektuar, prej tyre 311.000 të shëruar dhe gati 6000 të vdekur. Për këtë arsye po përflitet që pas 18.12.2020 të merren masa edhe më të ashpra në lidhje me vetëmbrojtjen ndaj Covid-Pandemisë. Ardhja e Vaksinave është shumë e mirëpritur, mirëpo egziston një habi në popull duke pasur parasysh se komplikacionet e mëvonshme janë ende të paqarta. Nga fundi i vitit e me së largu nga Janari 2021 do të fillohet me vaksinimin e popullsisë së pari me moshat e treta, pastaj punonjësit e shtëpive të pleqëve dhe pastaj punonjësit shëndetësor.

COVID DHE SHËNDETI MENDOR I POPULLSISË

Duke qënë se jemi në Valën e dytë të Pandemisë, ekspertët kanë mundur të nxjerrin të dhëna, përsa i përket dhunës në familje dhe shoqëri. Për momentin deri sa po shkruajmë, raportohen diku rreth 30% më shumë raste se pas valës së parë të pandemisë. Përsa i përket shëndetit mendor, po vuajnë më së shumti moshat mbi 65 vjeç, që nga aspekti social ndihen të izoluar dhe vuajnë nga sëmundje kronike. Përsa i përket divorcit, nga viti në vit ka patur rritje, ndërsa edhe këtë vit është rritur numri i divorceve (mbi 15000 divorce në vit). Sa i përket specialitetit që unë ushtroj në mjeksi, për momentin në shumë spitale janë reduktuar operacionet e planifikuara, dhe kryhen vetëm operacionet urgjente ose mund të operohen pacientët me tumore nëse aspekti kirurgjik është mëse i nevojshëm.

SITUATA E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË ZVICËR

Duke u bazuar në të dhënat statistikore zyrtare, në Zvicër jetojnë mbi 300.000 shqiptarë. Falë Zotit integrimi i gjeneratave të reja është i shpejtë dhe pa asnjë pengesë. Mbi 250 mjekë për momentin veprojnë në Zvicër, informacionet dhe vetëdijësimi lidhur me pandeminë Covid-19 nuk është duke munguar. Lëvizjet e shumta të emigranteve dhe malli për Atdheun po e bëjnë menaxhimin e pandemisë paksa më të vështirë. Diku rreth 30% e komunitetit shqiptar ende nuk besojnë në Pandeminë Covid 19. Me thënë të drejtën, kjo përqindje e madhe na ka vënë në vështirësi edhe neve si staf mjekësor. Sido që të jetë, ne jemi të hapur që të flasim më shumë dhe vetëdijësimi të arrijë kulmin e të kuptuarit të pandemisë dhe rrezikut. Duhet një kujdes i shtuar dhe ndërgjegjësim për qasjen ndaj pandemisë.

TURIZMI NËN EFEKTIN E PANDEMISË GLOBALE

Aktualisht po i përmbahemi masave të ndërmarra nga autoritetet shëndetësore të shtetit Zvicërian. Unë jetoj në qytetin e Ëinterthurit, Kantoni i Zürichut, ndërsa punoj në Spitalin e St.Gallenit-Kantoni Sankt Gallen. Jo më pak se një vit më parë në këtë kohë (2019), njerëzit kishin të tjera shqetësime, se si ti gëzonin të afërmit e tyre me dhuratat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, ndërsa tani sheh njerëz të maskuar duke u mbrojtur nga të gjitha anët dhe me sy të kthyer nga Ministria e Shëndetësisë së Zvicrës, se çfarë masash do ndërmarrin në fundin e javës. Normal se në qytetet e Zvicrës por edhe në malet e Zvicrës mungojnë turistët, në krahasim me vitet e tjera. Në përgjithësi ka diku 20-30% më pak turistë se në vitin e kaluar. Prej 12.12.2020 u ndalua puna e restoranteve, pubeve mbas orës 19 :00 në mbrëmje, ndërsa të dielave do qëndrojnë mbyllur edhe marketet e mëdha nëpër stationet e trenit, ku orari i punës para një viti ishte 365 ditë hapur. Priten të merren masa edhe më të ashpra nga 20. 12.2020. Jo vetëm qyteti ku jetoj, por në çdo qytet, jeta dukej disi me ndryshe. Njerëzit janë të hutuar.

VAKSINAT ANTICOVID NË ZVICËR

Brenga kryesore më herët ishte, pse nuk ka vaksinë kundër Covid, ndërsa tani kur vaksina është bërë publike, lindin pyetje të tjera: A duhet të vaksinohemi? Cilat janë komplikimet që sjell vaksina? Sa është e dëmshme vaksina tek unë me sëmundjet kronike që vuaj? Vaksina Anticovid, normal si në çdo vend tjetër, ashtu edhe Zvicra, bazohet më së shumti në të dhënat ose studimet që janë bërë me vaksinën anticovid. Për momentin Sëissmedic ka tri vaksinat, të cilat i kontrollon përbërjet para se të jepet drita jeshile dhe në fund vendos për fillimin lidhur me vaksinimin e popullatës. Mbetet shumë për tu parë në të ardhmen sesi do të zhvillohet situata e pandemisë. Për momentin jemi në valën e dytë dhe nëse Ministria e Shëndetësisë i ashpërson masat lidhur me vetmbrojtjen dhe fillon sa më shpejt ashtu siç parashikohet me vaksinimin, mendohet se Pranvera e 2021 do të jetë më shpresëdhënëse dhe do të jemi çliruar prej virusit vdekjeprurës.

NJË URIM PËR DIASPORËN NË USA

Lexuesve të gazetës Dielli si dhe të gjithë Shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i deshiroj së pari shumë shëndet dhe motivim për ta përballuar të keqen që na mundon prej 1 viti. Ju bëj thirrje të gjithë bahskëkombasve të mi që të respektojnë protokollet e shëndetësisë dhe të vetëdijësohen për rrezikun që sjell neglizhenca në përballje me këtë pandemi globale. Bashkë do ia dalim ta mposhtim virusin vdekjeprurës.

* Artikulli është realizuar ekskluzivisht për gazetën DIELLI, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply