Mediat e kontrolluara nga SNS i Vuçiqit po vazhdojnë të prodhojë lajme të rreme përmes “spin doktorëve” të tyre, duke ngritur temën e pushtetit lokal në Bujanoc, se kinse ai po rrezikon serbët lokalë.
Kjo është strategji e SNS me i ikur dhe fshehur të vërtetën, se shteti i qeverisur prej SNS dhe SPS nuk po i integron shqiptarët dhe nuk po i zbaton marrëveshjet që ka firmosur me të zgjedhurit e Luginës.
Kjo është tema. Marrëveshjet i keni në tavolinën tuaj.
Partia-shtet e SNS nuk e ka hallin e serbëve lokalë me të cilët shqiptarët nuk kanë asnjë tension, porse e ka hallin se Bujanoci është një nga komunat e pakta në Serbi që nuk është nën kontrollin e saj.
Prandaj edhe sulmon edhe subjektet e tjera serbe, e jo vetëm ato shqiptare.
Kot e keni.
Ky koalicion në Bujanoc do të vazhdojë. Pa SNS dhe SPS, që qeverisin aktualisht shtetin me politika autoritare dhe që shtypin e diskriminojnë rajonin.
SNS dhe SPS mund edhe të luftojnë politikisht midis tyre, por për PVD, ato përfaqësojnë qeverinë që po na shtyp dhe diskriminon.
Rrjedhimisht, nuk shkojnë në një qeveri, qendrore ose lokale, edhe PVD, edhe SNS dhe SPS.
O me PVD pa SNS e/ose SPS, o me SNS e/ose SPS pa PVD.
Pikë.
You must be logged in to post a comment Login