Shumë personalitete politike në Luginë kanë pasur retorikë të mirë populiste e politike, edhe sen si kanë bo mirë as Preshevës, as Bujanocit e as Medvegjës! Sa i përket fjalimeve përplot me mbrojtje të interesit të Kosovës e Shqiperisë, po të njëjtit i kanë shfrytëzuar vetëm kur ato iu kanë përshtatë pozitave dhe intereseve të tyre! Këtë gjë më së miri e dëshmon pozita e sotshme e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës.
Postimet, fjalimet, deklaratat, solidarizimet me rastin e ditave dhe datave ndërkombëtare, shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk i sjellin të nesërme më të mire, nëse nuk kanë rezultate konkrete. Ato i takojnë organizatave joqeveritare, të cilat i shënojne në menyrë simbolike.
Udheheqësve politik i takojnë aksionet politike që çojne drejt zgjidhjes së një problemi. Politika nuk bëhët duke shënuar data e dita ndërkombëtare, por, politika dhe politikanët krijojnë vizion drejt arritjes së një qellimit përmes një ideologjie të përzgjedhur, arsye kjo pse edhe dallojnë udhëheqesit politik varësisht cilës parti politike i takon, edhe pse në Lugine është shumë vështirë të gjesh dallimin mes tyre, perveç datave/ditave në të cilat lajmërohen, e qe edhe më tutje mbetet në nivelin e simbolikës dhe folklorit politik.
Postimet, fjalimet, deklaratat, solidarizimet me rastin e ditave dhe datave ndërkombëtare të udheheqësve politikë nëse nuk kapitalizohen me rezultate konkrete, mbeten vetëm në historinë e populizmit dhe folklorit politik, historia e të cilave deklarata nuk është risi në Luginë, dhe sipas praktikës nesër i dënon vet ata që i thonë ato, sepse në një datë/ditë tjetër ndërkombëtare dalin me deklarata në kundershtim më një të mëhershme! Shëndet!
Urime Dita ndërkombëtare e të drejtava të njeriut të gjithve!
Të drejtat fitohen, askush nuk na dhuron ato!
You must be logged in to post a comment Login