Connect with us

Përshëndetje, çka po kërkoni?

siAGORA NetworksiAGORA Network

Arkivi 2013-2021

Ky pushtet i çoroditur !

Pas tri shtyrjeve rresht e pa asnjë shpjegim për Këshilltarët dhe opinion publik më në fund mbahet seanca e Kuvendit Komunal.

Tentativat e dëshpëruara për mbajtjen e seancave me dështime të njëpasnjëshme nuk i bëjnë mirë këtij pushteti e aq më pak qytetarëve të Komunës së Preshevës.

Premtimet megalomane në fushatë dhe mentaliteti qeverisës mashtrues i ndërtuar mbi parime klienteliste dhe të përmbushjes së apetiteve për militant dhe grupe të caktuara të interesit brenda këtij pushteti e kanë paralizuar punën e Kuvendit Komunal.

Punësimet dhe dyshimet për keqpërdorime me tenderë e kanë bllokuar punën e këtij pushteti i cili një ditë do të shembet nga pesha e mëkateve të veta.

Duke qenë e vetëdijshme dhe duke e ditur gjendjen reale, unë apeloj tek kjo shumicë që të ndërpres këtë amulli të krijuar sepse ky pushtet edhe në të ardhmen do të vazhdojë të mbetet i shantazhuar dhe jofunksional duke u marrë me përmbushjen e apetiteve të militantëve partiak dhe grupeve të interesit dhe duke mos qenë asnjëherë në shërbim dhe për të mirën e qytetarëve të Preshevës.

Koha në të cilën gjendemi si individ dhe shoqëri kërkon seriozitet dhe guxim të ballafaqimit me problemet dhe kërkesat reale të kësaj popullate e jo skena qesharake për zgjatjen me ç’do kusht të jetës së këtij pushteti të çoroditur, të shantazhuar e jofunksional i cili që nga fillimì ka qenë dhe mbetet i dështuar, joparimor i ndërtuar mbi shantazhë dhe apetite klienteliste duke mbijetuar si rezultat i pazareve.

Preshevës i duhet punë dhe sinqeritet e Jo skena qesharake të mbijetesës politike me ç’do kusht për të mirën e grupeve të interesit e në dëm të kësaj popullate.

Me respekt !
Ardita SINANI

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply