Lugina-RKS

Diskursi politik i Prishtinës e Tiranës zyrtare ndaj Krahinës së Preshevës

Diskursi politik që kan ndjekur Tirana dhe Prishtina zyrtare që nga mbajtja e Referendumit të datës 1 e 2 marsit 1992 e këndej ishte jo i drejtë, i ndarë,i pa harmonizuar, larg koordinimit. Në takimin e radhës së dy qeverive do të duhej të ishte një pikë e posaçme e rendit për disa çështje e në radhë të parë ndërtimi i një qëndrimi të përbashkët ndaj kësaj krahine të mbetur padrejtësisht nën adminsitrimin e Serbisë.

Me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve për Parlament të Kosovës më 11 qershor përkatëisht për zgjdhjet e 25 qershorit të sivjetëm për Parlament të Shqipërisë. z.Hashim Thaqi, i cili dha betimin më 7 Prill 2016,si President i 4-të i Republikës së Kosovës. z.Ilir Meta, i cili dha betimin më 24 korrik të muajit ta kaluar dhe është President i 7-të i Republikës së Shqipërisë.Vizita e disa Deputeteve të Parlamentit të Kosovës në tri komunat e kësaj krahine, vizita e ish-Kryetarit të LSI-së dhe njëherit ish-kryetari i Kuvendit të Parlamenti dhe Ministër i punëve të jashtme dhe tani President z.Ilir Meta,vizita e Kryeministrit aktual të Shqipërisë z.Edi Rama.Një vizitë që do të duhej dalluar është vizita e parë historike që kishte një porosi dhe që ka prodhuar mesazh të qartë për këtë krahinë është Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Bujar Nishani, më 7 mars 2017, me rastin e ditës së Mësuesit, që vizitoi Bujanocin dhe Preshevën.Të gjitha këto sikur kan shpërfaqur që ka dallime edhe në mesë të partive në Kosovë për qëndrimin ndaj tri Komunave. Por ka dallime edhe ndaj qëndrimit që mban Parlamenti, Qeveria dhe Presidenca e Kosovës. Edhe në mesë të partive në Shqipëri për qëndrimin ndaj tri Komunave. Por ka dallime edhe ndaj qëndrimit që mban Parlamenti, Qeveria dhe Presidenca e Shqipërisë. Partit qëndrimin që mbajn ndaj kësaj Krahine është e natyrshme, por Dy Parlamentet, dy Qeverit dhe dy Presidenta do të duhej të ken në trajtim dhe tretman për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë e jo me dallim jo të vogla.

Diskursi politik që kan ndjekur Tirana dhe Prishtina ishte jo i drejtë, i ndarë,i pa harmonizuar, larg koordinimit.

Tirana dhe Prishtina zyrtare, ku politika dhe diplomacia duhet të jen bashkë, të kordinuara me klasën politike, të ksaj Krahine të banur me shumicë shqiptare. Është momenti i fundit që politikanët nga e tërë hapsira e jonë etnike shqiptare pa dallim, të reagojmë derisa për çdo ditë e më shumë diskriminim po vazhdon. Banorët shqiptarë në këtë Krahinë të mbykqyren dhe monitorohet vazhdimisht nga ndërkombëtarët ku përqendrimi i forcave të kombinuara është i stërngarkuar nga forcat serbe si në Cepotin, maje e Sitilisë të Novosellës mbi Vranjë dhe Karadak të Preshevës.Edhe një arsye më shumë që të mos ngriten tensionet më të larta së cilës edhe ashtu akoma nuk iu janë shëruar plagët e luftës. Ne mendojm se diskursi politik që kan ndjekur Tirana dhe Prishtina është dashur që :

• Shumë pakë po shenohet, kujtohet Referendumi i mbajtur më 1 e 2 marsit 1992,
• Lufta e UÇPMB-ës sikur pak përmendët, kurse marrëveshja e Konçulit, sikur ska ndodhur,larg asaj të kërkohet që të plotësohet apo rikonfigurohet edhe njëher nënë prezencën ndërkombëtare,
• Amnestia dhe çështjet që kanë të bëjn me pushtetin lokal nuk kanë dhën rezultate të duhura,
• Fuksionimi i policisë multietnike nuk po shkon si duhet,
• Shqiptarët në këtë Krahinë nuk kan ende të zgjidhur shkollimin ku ne kemi kërkuar themelimin e një Universiteti publik në gjuhën shqipe,
• Nuk ka investime në infrastruktur, ende shqiptarët nuk kanë përkujdesje themelore shëndetësore, kjo Krahinë me mbi 100 mijë banorë nuk ka një spital regjional,
• Republika e Serbisë, ende edhe pas gati dy dekadave nuk kan asnjë një ofertë serioze për kthimin e të zhvendosurve në trojet e tyre. Bile sillen sikur nuk ka patur fare luftë të armatosur dhe zhvendosje të mbi 35 mijë banorëve që kanë lëshur trojet e tyre nga pushteti agresiv i Serbisë,
• Përdorimi i flamurit kombëtar shqiptarë dhe përdorimi i gjuhës shqipe nuk është rregulluar me ligj,
• Përfaqësimi proporcional mungon jo vetëm në nivelin qendrore por edhe në ate lokal,
• Nuk ka liri të lëvizjes së lirë në disa zona që janë shëndrruara si poligone të ushtrisë së kombinuar serbe.

Tirana dhe Prishtina zyrtare me masën kan krijuar konfuzion se a duhet të dalin votuesit në zgjedhje për parlament të Serbisë apo jo. Kështu votuesit janë ndarë në dysh në pro dhe contra marrjes pjesë në zgjedhjet parlamentare. Banorët e Krahinës shqiptare të mbetur ende nën serbi u dëbuan dhunshëm, vetëm e vetëm t‘i lëshojn trojet e tyre stërgjyshore dhe nëse vazhdohet kështu do të zbrazete nga etnosi i pastër shqiptar.Ne përmes këtij shkrimi po bëjm përpjekje të shtrojm domosdoshëmrin që nga përfundimi i luftës kërkojmë që dy qeverit dhe po ashtu dy parlamentet i Shqipërsisë dhe i Kosovës të ndërtojn një diskurs krejtë të njëjtë. Çka thotë Tirana Zyrtare ky do të duhej të jetë qëndrim zyrtar edhe i Prishtinës zyrtare e jo sikur tani Prishtina thumbit e Tirana patkoit. Kurse nga liderët e partive politike dhe shoqatat e dalura nga lufta e UÇPMB-së, Kryetarët e tri Komunave e mbi të gjitha kërkojm nga Këshilltarët Komunal shqiptarë të tri Kuvendeve Komunale të thirren në ndërtimin e kësaj fryme të një qëndrimi.Shpëtim i vetëm për këtë Krahinë të trazuar është prezenca afatgjate ushtarake dhe civile ndërkombëtare dhe largimi i forcave të kombinuara serbe. Të gjithë së bashku të jemi një zë, në ndihmesë të Krahinës shqiptare, të kërkojmë një prezencë ndërkombëtare, ky Rajon të shpallet si një zonë e vërtet e demilitarizuar e jo e diskriminuar.

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Exit mobile version