Diku në një ishull bëhen prova bërthamora dhe si zakonisht vendet e tilla pa njerëz kanë qenë caku dhe viktima e zhvillimit të armatimeve bashkëkohore. Mirëpo pas një kohe duhej testuar pasojat dhe efektet e asaj prove në botën e gjallë shtazore. Meqë dërguan atje mbi njëqind majmunë ata duhej “edukuar” që frytet që hanin paraprakisht t’i pastronin me ujë. Ky proces zgjati deri sa edukimi/trajnimi përfshiu numrin/masën kritike të majmunëve, pas të cilit të gjithë majmunët (edhe ata që nuk ishin trajnuar fare!) filluan t’i lanin ftutat para se t’i konsumonin. Kaq sa i përket kontributit të Darvinit dhe përgjithësishtë të ekspertëve në humanizimin e kufizuar të majmunit.
Mbase ata që e filluan testimin e ndjenjave tona kombëtare përmes shkrimeve përçarëse në mediat kosovare për një komb të ri kosovar dhe akuzave të pabaza kundër Edi Ramës (gjatë vizitës së tij së fundmi në Serbi) e kishin parasyshë se mos ndoshta edhe këta do të na testojnë si majmunë, deri sa pro këtyre llomotitjeve boshe ta bindin një masë kritike të shqiptarëve për të ndryshuar identitetin e tyre historik. Mirëpo kjo nuk ndodhi edhe pse prodhoi mjaftë efekte të dëmshme në opinionin e gjerë.
Duke persiatur rreth kësaj marrëzie të dështuar më erdhi ideja se mos vall te ne po ndodhë e kundërta: se mos jemi duke u testuar nga majmunë, meqë në të shumtën e rasteve është dëshmuar se më lehtë një njeri bëhet majmun, meqë vullnetarisht mund t’i redukoj nga aktiviteti një pjesë të aftësive që potencialisht i ka, por asnjëherë majmuni nuk ka kapacitet të bëhet njeri. Mirëpo bëhet fjalë vetëm për individ, që përmes pështirosjes, injorancës së qëllimt, shtirjes matufe dhe sedrës së përbaltur, më nuk ngjajnë në njeri. Për rrjedhojë nga këtu e ka edhe origjinën dështimi i kësaj nisme majmunësh, meqë sado që krekosen, sado që financohen mirë, sado që gëzojnë mbështetje të gjithanshme, madje edhe nga ministri i Kosovës për jashtëqitje, Enver Hoxhaj, megjithatë më së paku prej shumicës shqiptare pritet të majmunizohet, edhe për hirë të faktit se janë populli më i vjetër i Ballkanit dhe me shtrirje edhe më të gjerë historike e gjeografike në atë që sot quhet euroazi, sa që dijetari kroat Radosllav Katiçiq (dhe nuk është i vetmi) thotë se paraardhësit e shqiptarëve – ilirët banuan tokat rreth e rreth Mesdheut dhe përgjatë gjithë Atlantikut europian. Pra gjithnjë flitet për shqiptarë ose paraardhës të tyre, por askund nuk flitet për majmun që u bënë shqiptarë, që me një proces tjetër të shëndrrohen në majmun, sipas tekeve e inzhenjeringut medial të Berat Buzhalës, Halil Matoshit & “spikericave” të tjera si këta.
Nëse Kosova nuk do të ishte e banuar me shumicë shqiptare, aty as nuk do të kishin ndodhur aq ploja vrastare të hegjemonisë serbe, dhe nëse armiqtë e shqiptarëve do të ishin të bindur se shqiptarët e saj nuk duan të bëhen pjesë e një Shqipërie, madje duke ndryshuar edhe përkatësinë e tyre historike/kombëtare, atëhere edhe përmasa e krimeve do të ishte më e kufizuar, meqë do të kishte shpresë se ndoshta gjenerat të tjera më vonë edhe mund të binden përmes karrotës ( e më pak përmes shkopit) që të mbeten nën pushtim, sikur që kishim dikur Esat Toptanin dhe më vonë Ali Shukrin, Sejdo Bajramoviqin bashkë me Hajrije spikericën.
Kundër deklaratave të Edi Ramës dhe për një komb të ri “koçevarësh” janë çuar peshë më së shumti ata koçevar(ist) që më së paku kanë drejtë të flasin: qeveritar të djeshëm e të sotëm e OJQ-istë që e zhvatën Kosovën (nga “çlirimi” e deri më sot) si të ishte pa nënë e baba, dhe të cilët nuk bënë asgjë, së paku, për ta bërë një evidencë dhe bilanc të saktë të dëmeve që shkaktoi pushtimi serb i këtyre hapësirave nga Kriza lindore (1875) e deri më qershor të 1999-të i cili do t’i dorëzohej politikanëve e diplomatëve serb e ndërkombëtarë në formë të një fatureje që duhet paguar/zhdëmtuar.
Mirëpo duke e ditur që kjo fushatë po mbahet gjallë prej mediave që në treg financohen permes pallavrave e hajnisë së ca burrave që reklamojnë bythët e grave do të përfundoj aty edhe si e ku ka vendin: si një pallavër me të cilën nevojtarët do ta fshijnë b* në mungesë uji në ditë tregu të kasabave shqiptare, dhe si një hajni e shumëllojtë e gënjeshtër plotë shpifje e arrogancë, që megjithatë i ka këmbët e shkurtëra (edhe më të shkurtër e ka jetën), autorët e së cilët herdokur do të përfundojnë në burgje.
Po merruni o të mjerë për mirëqenien e shqiptarit të shtrirë për toke nga varfëria i cili më nuk ka forcë të ngritet në këmbë as për të kërkuar lëmoshë, dhe mos të lejojmë që kjo shtresë e kombit të “gëlltitet” nga organizata të huaja nën petkun fetarë e për t’u dërguar më vonë në korin e mordjes në Siri, Irak e gjetiu. Merreni shembull Natasha Kandiqin, e cila nuk pati nevojë të ndërronte përkatësinë kombëtare për t’u bërë pjesë e margaritarëve të denjë të njerëzimit me angazhimin dhe kontributin e saj të pashoq për ta shpaguar ndershëm dëmin e shkaktuar kundër shqiptarëve.
You must be logged in to post a comment Login