Gastronomëve, Zoti u ndihmoftë!

Duke kopjuar modelet e kryeqendrave të mëdha në rajon, Komuna e Preshevës, kryesisht Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme dje vendosi të kufizojë orarin e punës së bizneseve lokale në fushën e gastronomisë.

Zinxhiri i bizneseve që veprojnë në fushën e gastronomisë as nuk ka ndikuar në përhapjen e pandemisë, e as nuk do të kontribuojë në ndalimin e përhapjes së saj. Por, pas këtij vendimi, edhe pse këto biznese do të punojnë 4 orë më pak, do të paguajnë të njëjtat taksa e tatime sikurse më herët.

Në këtë situatë, marrë parasysh dëmin financiar që iu është bë bizneseve të fushës së gastronomisë nga masat e mara për luftimin e pandemisë Covid19 gjatë periudhës mars – maj 2020, duke i shtuar edhe dëmin që do të shkaktojë ky vendim, këto biznese rrezikojnë të falimentojnë.

Duke ditur se këto lloj biznese, të ardhurat kryesore i sigurojnë gjatë 4 orëve të fundit të orarit të punës (19:30 – 23:30), koha që tanimë Komuna e Preshevës ua ka ndaluar të punojnë, për shkak të humbjeve të mëdha të të hyrave do pasojnë me rrezikimin e më së paku 50 vende pune, dhe zhytjen e bizneseve në borxhe sikurse kundrejt obligimeve ndaj shtetit, punëtorëve, furnizuesve dhe pronareve të lokaleve.

E derisa këto biznese futen në borxhe, të gjitha bastoret dhe kazinotë vazhdojnë të ofrojnë shërbime të gastronomisë edhe pas orës 20:00, grumbullimi i njerëzve vazhdon të ndodhë në hapësirat tjera si qendra tregtare, nëpër rrugë, tek bankat, tek posta, tek stacioni policor, në xhamia etj.

Kur analizon këtë konkluzion mirë dhe në detaje, kupton se Komuna e Preshevës në mungesë të ekspertizës dhe njohurive, të shoqëruar me panikun e shkaktuar nga vonesa e reagimit institucional për marrjen e masave antiCovid19, ka kopjuar “ad hok” një model të kryeqendrave të mëdha e që nuk përputhet me rrethanat e Preshevës.

Ky vendim do të shkaktojë dëme të pariparueshme për ekonominë vendore, duke iu shtuar dëmit gjigant të shkaktuar nga mosardhja e diasporës.

Por, a do të mund të bëhej ndryshe !?

Patjetër se po. Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme, në bazë të masave antiCovid19 të përcaktuara nga shtabi republikan dhe duke i përshtatur me rrethanat e Preshevës, do të duhej të i përcaktonte rregullat strikte për këtë lloj biznesi gjatë ofrimit të shërbimeve të tyre.

Bizneset lokale në fushën e gastronomisë do të ishin obliguar të respektojnë masat e përcaktuara përmes kontrollit të përditshëm, ose edhe disa herë në dit, prej mbi 10 inspektor dhe polic komunal, të punësuar në Drejtoratin e Inspektoratit të Komunës së Preshevës, e që zakonisht nuk kanë ndonjë angazhim serioz.

Kontrolli dhe inspektimi i përditshëm ose edhe disa herë në ditë nga ana e përfaqësuesve komunal, do të i obligonte bizneset lokale në fushën e gastronomisë të respektojnë masat e përcaktuara, derisa do të vazhdonin të punojnë e të gjenerojnë të ardhura për të mbijetuar këtë krizë ekonomike, e cila sigurisht do të sjell deri te falimentimi i disa bizneseve dhe rritjen e papunësisë në vend.

Mirë por, që nga viti 2016 qeverisja lokale e Preshevës, nën udhëheqjen e APN-së, ka dëshmuar se njohuritë për avancimin e ekonomisë arrijnë deri në nivelin e imagjinatës për modelin e dëshiruar, derisa në mungesë të ekspertizës dhe aftësive, sot e kësaj dite, gjendja e ekonomisë lokale vazhdon të dëmtohet dhe përkeqësohet nga dita në dit.

Meqë tash gjatë pandemisë, Zoti po përmendet më shpesh, Gastronomëve Zoti u ndihmoftë!

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga Abdulla Ahmedi

PËR DISA PRINDËR, NJË DITË TË MBARË DHE PA STRES

* Nuk jam prind i askujt e as që kisha dashur të...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *