“Mos e vet se të tregon vet”!!!

– Në kohën kur armiku i heshtur, i padukur dhe tinëzar po merr jeta njerëzish pa dallim kombi, feje, ngjyre e race, duke mos pas askënd  që t`i rezistoj përballë, udhëheqësit e komunës së Preshevës gjejnë kohë , që “publikut” të lodhur preshevarë t`i paraqiten me video prezantime!

Nga Dr Scc. Baki Rexhepi

Ndërsa i pari i komunës, fletë për menaxhim dhe mburret për ndarje të mjeteve me të cilat po i ndihmon kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve nga gjendja e jashtëzakonshme sa ishte shpallur në nivel vendi, nuk po shihet as një përpjekje që të sigurohen teste dhe mjete tjera identifikimi për të u mbrojtur kjo popullatë nga virusi që po vret tashmë!

Ndërkohë që video prezantimet duken të mundimshme dhe disa herë të përsëritura për të justifikuar një video e cila do të shërbente  propagandës idioteske, nuk vërehet kujdes në paraqitjen shifrave të cilat lënë shumë për të kuptuar se një mashtrim i madh është bërë dhe se disa mjete janë avulluar, sikur që u avulluan disa projekte për të cilat tashmë edhe policia për krim të organizuar dhe korrupsion ka hap dosje… për herë të parë në historinë e këtij vendi të varfër por të ndershëm…

E për të mos mbet vetëm aktakuza dhe fjalë boshe ato që më lartë i thash,  nuk është e vështirë të verifikohen shifrat tashmë të publikuara nga kabineti i kryetarit të komunës së Preshevës në një video mesazh në llogarinë e tij në facebook ( meqë nuk i ka mbet mjet tjetër i propagandës), andaj verifikoni dhe binduni:

Përfituesit:

  1. Bizneset lokale

45 000 000,00 RSD (381 131,00 Euro)

681 përfitues * 66 079, 00 = 44 999 799, 00 RSD apo

681 * 560 = 381 360, 00 Euro

  1. Studentët

6 000 000, 00 RSD ( 50 847, 00 Euro )

953 përfitues * 6 290, 00 = 5 994 370,00 RSD  apo

953* 53 = 50 509, 00 Euro

  1. Pensionistët

9 966 000, 00 RSD ( 84 457, 00 Euro)

1661 përfitues * 6 000 RSD = 9 966 000, 00 RSD apo

1661 * 50 = 83 050, 00 Euro

  1. Bujqësia

15 000 000, 00 RSD ( 127 074, 00 Euro)

849 përfitues * 17 650,00 = 14 984 850, 00 RSD apo

849 * 150 = 127 350 Euro

1+2+3+4 = 75.966.000, 00 RSD ( 643 779, 00 Euro) 

Mashtrimi 1 :  643 509, 00 euro

Mashtrimi 2:  1 + 2 + 3 + 4 = 381 360, 00 Euro + 50 509, 00 Euro + 83 050, 00 Euro + 127 350 Euro = 642 269, 00 Euro

Dallimet në shifra

643 779, 00 të paraqitura

643 509, 00 euro të llogaritura

642 269, 00 të avulluara

Mungojnë 1.510, 00 euro vetëm në llogaritjet e paraqitura!

Turpi brirë s`ka, thotë populli “mos e vet se të tregon vet”!

Ky pushtet me këtë njeri në krye që dhunshëm po mbijeton nga seanca në seancë, në çdo tre muaj, që nuk solli ndryshimin por e vulosi  mashtrimin, që nuk kurseu asnjë njeri përfshirë edhe sojin e tij pa e përgojuar, shantazhuar, e mashtruar, nuk është i aftë për të menaxhuar por vetëm për të mashtruar.

Ndaj ata  që tashmë janë identifikuar më të ( duke qenë i bindur se janë mashtruar)  dhe ata që po e përkrahin, do të duhet t`i thonë stop mashtrimit të këtij soji dhe të vetëdijesohen se bartin përgjegjësi para çdo qytetari dhe para vetë të Madhit Zot!

Mjaftë është mjaftë!

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga Dr prof. Baki Rexhepi

Zhvillimi vije pas rrëzimit të mureve

* Është e natyrshme që ndryshimet e gjeneratave janë pasoj e ndryshimit...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *