Connect with us

Përshëndetje, çka po kërkoni?

siAGORA NetworksiAGORA Network

Arkivi 2013-2021

Turpi “ Solidarizues “ Me Shqipërinë Në Mes Të Preshevës

Duhej të ishte madhështore por doli mjeruese. Një ngjarje që do të shënonte ndarjen e dhimbjes me bashkombasit tanë të prekur nga termeti në Shqipëri, me gjithë zbehtësinë e saj dështoi në tërësi.

Jo më shumë se 30 qytetarë i’u  përgjigjën ftesës për të shprehur ndjenjën e solidaritetit me pasojat e katastrofës natyrore në mëmëdheun tonë. Madje, më tepër kishte gazetarë serbë  të cilët raportonin për të siguruar ndonjë honorarë të vogël dhe pjesëtarë të BIA-s serbe  të cilët fotografonin herë tinëz e herë ashiqare, sesa qytetarë të grumbulluar. Të tjerët ishin politikan dhe aktivist partiak.

Por, pse nuk i’u përgjigj populli aktivititetit të sotëm?

Përgjigja është mëse e thjeshtë. Ngase ishte bërë e ditur se pjesë e tubimit do të ishin edhe politikanët. Dhe, populli është ngopur më me politikan saqë nuk do t’i shohë as me sy. Nuk ka politikan nga Lugina që e nxjerrë popullin në mënyrë masive në rrugë. Të gjithë këta, të cilëve u’a ka ëndja t’ i quajmë liderë,  kredibilitetin e tyre e kanë humbur për vite me rradhë duke e ngopur popullin me rrena e pallavra, me përralla e kopalla. Bile, disa që u dukën sot, tash e kësaj dite janë në skenë, madje edhe fjalorin nuk e kanë ndryshuar. Po i dëgjove me kujdes, të krijohet pëtshtypja se ndodhesh në vitin 1990. Në kohën kur mua kishte filluar të më vinte longi.

Për shkak  të kohëgjatësisë, disa të ngjajnë me personazhet e filmave vizatimorë, si: Tomi dhe Xheri, Miki Mausi, Pink Panteri, Ninxha Bretkoca, Gargameli, etj.

Shumica nga ta, përveç politikës s’kanë bërë dhe s’dijnë të bëjnë gjë tjetër. Të mjerë dhe çyqana, ndoshta hajdutë të vockël dhe primitivistë deri në qiell. Disa madje nuk e kishin përfillur as kodin e veshjes në raste pikëllimi dhe zie. Kishin varur kravatat sikur po shkonin në Synet digini por që nuk dihej se kujt do t’ia prejnë.

Njëri, që kohëve të fundit po sillet si më i mençuri nuk u duk fare. Bile, të paktën ishte dashur që sot të ketë rrolin e  nikoqirit. Disa thanë se mund të jetë në xhami, por më pas u raportua të jetë i sëmurë dhe se po ndjente dhembje si gjinia e kundërt me rastin e menstracioneve.

Më pas, liderët me namë botërore morën në dorë nga një lule. Për një çast i imagjinova duke masturbuar dhe duke e kënduar këngën “ Pikë me rrema Shero-Shero “. Po llaskuca të mjerë janë.

Janë ata që populli i bojkotojë sot. Nuk i’a futi qepën që m’i ardhë era.

I bojkotojë ngase disa që 30, 20, 10 apo 5 vjet na i kanë fryer topat dhe na i kanë bërë bumbarë.

“ Kosova Lindore, reciprociteti, bashkangjitja me Kosovë, të drejtat e barabarta, lapidari”….

Kush m’ i realizu këto?! Tomi dhe Xheri, Miki Mausi, Pink Panteri…. Jo, jo, as që bëhet fjalë.

Janë këta që ndryshe flasin në Beograd, ndryshe në Tiranë e Prishtinë. Flasin zi e më zi për njëri-tjetrin. Janë të njejtit të cilët në takimin e fundit me ministrin shqiptar, Gent Cakaj, për pak sa nuk i kishin kapë llosat. Ishin bërë gaz i botës bethqirët.

Marreee, çfarë politikan koçebinuza.

Por populli nuk o i tillë. Populli është i mençur. Populli i tha jo organizimit me politikan.

Po sikur të ishte protestë, siç ishte paralajmëruar më herët? Me ne do të qeshte jo vetëm Beogradi por e gjithë bota. Nuk besoj që më shumë se 12 persona do t’i bashkangjitur “ dëgjimit të zërit .”

“ Solidarizimi “ i sotëm, po mos të ishin pjesë politikanët, me siguri do të ishte madhështorë.

Luginasit me thellësinë e shpirtit kanë ndjerë dhembjen me bashkombasit në Shqipëri. Për pak kohë kanë grumbulluar me tonelata ndihma, kanë dhënë para e ilaçe por edhe kanë hapur dyertë e shtëpive dhe banesave për vëllezrit dhe motrat tona që kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Ata vetëm se bojkotuan formalitetin e sotëm meqë pjesë përbërëse ishte edhe politika.

Populli i Luginës është zemërgjërë dhe human, por është i rreptë dhe qortues ndaj atyre që i udhëheqin, të cilëve me siguri në një të ardhme do t’ ia fusin gishtin.

Sa për ironi, sot, derisa disa politikan jepnin deklarata për mediat serbe, disa fëmijë pas lodhjes së lojës me top, në oborin e shtëpisë së kulturës në Preshevë, po urinonin mbrapa një trungu. Me hamendje shikoja një mikrofon afër gojës së një politikani dhe pecin e skuqur të fëmijës nga i ftohti i ditës. Ky fëmijë do të rritet së bashku me rritjen edhe të atij  që tashmë e kishte vendosur brenda zinxhirit të pantolonave.

Por s’ besoj që politilanët  tanë do  të arrijnë të bëjnë gjë. Të paktën bile ta çelin  kufirin. Ndoshta edhe e çelin. Aha, po, po.. e çelin…

P.S.: Lexuesit të këtyre rreshtave i kërkoj ndjesë për gjuhën e përdorur në disa raste, por ishte imperativ i zbrazjes emocionale me ngjarjen e sotme.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply