“Sui generis” i Republikës së Kosovës plotësohet me Luginën e Preshevës

Ndërsa, Kosova nga qarqet ndërkombëtare  u trajtua me të drejtë si rast “sui generis”, duke marrë për bazë se ishte element konstituiv i RSFJ-së  dhe me këtë fitoi të drejtën e saj për Pavarësi  edhe në Gjykatën  Ndërkombëtare të Drejtësisë,  ideja e rikthimit të Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës, në administrimin e Republikës së Kosovës, mu këtu e ka logjikën dhe të drejtën ligjore të saj, andaj “sui generis” është e vlefshme edhe për Kosovën Lindore.

Ish Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë, pas  përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, u formua si trashëgimtare  e Mbretërisë së Jugosllavisë, nën emrin Federata Demokratike e Jugosllavisë, për të ndërruar emrin më 29 nëntor 1945 në Federata Demokratike Popullore e Jugosllavisë, ndërsa në vitin 1963, përfundimisht emërohet Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë. Emërtimi i fundit, vjen pak pasi ishte bërë rikonfigurimi administrativ territorial, me çrrastë tri komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, iu kishin dhënë Republikës së Serbisë, ndërsa Zubin Potoku, Leposaviçi dhe Zveçani i bashkëngjiten Kosovës, me qëllim të prishjes së raporteve demografike dhe zvogëlimit të ndikimit të shqiptarëve në këtë njësi konstituive të ish RSFJ-së.

Pakënaqësitë e popullatës së atëhershme u amortizuan si nga pushtetarët serb të kohës ashtu edhe nga shqipfolësit që atëbotë kishin marrë obligim nga OZN-a,  organizimin e  bindjes qytetare sidomos në Karadak, për bashkëngjitje të kësaj pjese me Preshevën. Është e njohur rezistenca e Maliq Musliut të fshatit Nezaj i cili nuk kishte lejuar që ky fshat të ndahet nga Gjilani e të bashkëngjitet Preshevës, madje duke i kërcënuar “parin shqipfolëse”. Revolta, pakënaqësi dhe mos pajtimet për administrim nga Serbia e kësaj pjese janë shprehur në kontinuitet. Ribashkimi me Kosovën, ka qenë vullnet i pashuar i shqiptarëve të kësaj zone, që nga dita  e parë e largimit të padrejtë nga trungu etnik. Këtë e dëshmon Referendumi i 1 dhe 2 marsit të 1992, i cili për Bashkëngjitje me Republikën e Kosovës mori përkrahjen e  më se 98 për qind të popullatës, kryengritja e armatosur e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, si dhe të gjitha veprimet e subjekteve politike që tubojnë shqiptarët e kësaj zone.

Ndaj, ideja për korrigjim të kufirit mes Republikës së Kosovës  dhe Serbisë dhe me këtë rast rikthimi i Preshvës, Bujanocit dhe të Medvegjës, në Republikën e Kosovës, e ka bazën e saj pikërisht në vullnetin e shqiptarëve të kësaj pjese, e assesi në qarqet serbo – ruse.

Ndërsa, Kosova nga qarqet ndërkombëtare  u trajtua me të drejtë si rast “sui generis”, duke marrë për bazë se ishte element konstituiv i RSFJ-së  dhe me këtë fitoi të drejtën e saj për Pavarësi  edhe në Gjykatën  Ndërkombëtare të Drejtësisë,  ideja e rikthimit të Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës, në administrimin e Republikës së Kosovës, mu këtu e ka logjikën dhe të drejtën ligjore të saj, “sui generis” është e vlefshme edhe për Kosovën Lindore.

Të dhënat historike dëshmojnë se kufijtë aktual të Republikës së Kosovës me Serbinë, nuk janë pjesë e të ashtuquajturve kufij të “AVNOJ –it” të vendosura nga komisioni i veçantë që mbikëqyrej nga AVNOJ mes viteve 1945 -1946 e që vlejnë për të gjitha  ish Republikat e RSFJ-së e edhe KA të Vojvodinës.

Kufijtë aktual të Kosovës u vendosën në vitin 1959 atëherë kur Aleksandër Leka Rankoviçi – nënkryetar i RSF të Jugosllavisë,  themelues i OZN-së dhe UDB-së së RSFJ-së, kishte urdhëruar  bashkëngjitjen e zonës që shtrihet përgjatë lumit Ibër, në veri të Kosovës dhe në jug të rajonit të Rashkës  e që deri atëherë ishte pjesë Serbisë dhe në lindje të hiqet Presheva, Bujanoci dhe Medvegja territorit të Kosovës dhe ti bashkohet Republikës së Serbisë.

Korrigjimi i kufijve në vete përmban realizimin e të drejtës së nëpërkëmbur jo vetëm të shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Buajnoc dhe Medvegjë, por edhe të atyre në territorin aktual të Republikës së Kosovës.

Mbrojta e kufijve aktual, do të thotë mbrojtje e kufijve Rankoviçian të vitit 1959, mbrojtje e Kushtetutës së Krahinës Autonome Socialiste të Kosovës të vitit 1974 dhe e Kushtetutës së Republikës së Kosovës të vitit 2008, pjesa më e madhe e së cilës rrjedh nga Plani i Marti Ahtisarit i cili i jep të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës e veçanërisht “ Enklavave serbe në Kosovë”.

Zërat për arritjen e një marrëveshjeje  përfundimtare, të obligueshme dhe ndërkombëtarisht të pranueshme  mes Kosovës dhe Serbisë, që për dit e më shumë po dëgjohen se do të arrihet gjatë vitit 2019, sigurisht se nuk e kanë bazën në asnjërën nga kushtetutat e dyja shteteve. Marrëveshja ka për qëllim arritjen afatgjate të paqes dhe prosperitetin e dyja vendeve drejt Bashkimit Europian, dhe në rrethana të tilla kusht i domosdoshëm është ndërrimi i Kushtetutave të cilat nuk janë citate Biblike e as Kur`anore.

Në këtë bazë fuqizohet ideja e korrigjimit të kufirit dhe rikthimi i Kosovës Lindore (Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës) në administrim të Republikës së Kosovës, si e drejtë “sui generis” e shpalljes së  Pavarësisë e saj më 17 shkurt 2008,  si pjesë konstituive  e ish RSFJ-së.

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga Dr prof. Baki Rexhepi

E DUA VENDIN TIM MË SHUMË SE JU POLITIKAN…

* Ndërsa bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, po marrin rrugëtimin drejtë finales...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *