Implementimi i politikave qëndrore në kurriz të pakicave nacionale

* Unifikimi i partive politike serbe dhe sigurimi i ndonjë ulëse eventuale në Kuvendin e Preshevës, përveç që i mundëson të krenohet para “bosit” të tij partiak, të parit të SNS-it për “Jugun e Serbisë” do t’i mundësoj edhe arsyetimin e përkrahjes së parazervë ndaj organit të përkohshëm në këtë qytet.

Pas kësaj fitore politike nën petkun e “mbretit të jugut” dhe tentimit që këshilltarët e bllokut të unifikuar serb të bëhen pjesë e qeverisjes në Preshevë, atij nga qendra do t’i jipen kompetenca shtesë për të vazhduar me implementimin e strategjisë së tij politike edhe në dy komunat Bujanoc dhe Medvegjë.

E para, sipas gjitha gjasave do të jetë Medvegja.

Partneri do të jetë i njejtë, lojtari tanimë është identifikuar dhe pritet të bëhet publik.

Kjo strategji politike përveç që po i mundëson të prezentoj vehten si njeriu i cili mbanë nën kontrollë komunat ku jetojnë shqiptarët dhe fuqizimin e tij brenda partisë, në të njejtën kohë po krijon mundësi për t’u realizuar strategjia e kësaj udhëheqësie shtetërore e cila si synim të fundit ka kontrollimin e plotë të të gjithë Këshillave Nacionale të pakicave në vend.

Realizimi i plotë i kësaj strategjie politike shtetërore do ta bëjë shumë më të lehtë manipulimin e radhës drejt prezentimit të të drejtave të “avancuara” të pakicave nacionale me qëllim të kalimit “shkel e shko” të kapitujve 23 & 24.

Ndërsa ne do të mbesim të paintegruar në institucione publike, pa gjykata, të papërfaqësuar proporcionalisht, me diploma të panostrifikuara dhe me tekste shkollore të pasiguruara.

Ne do të mbesim aty ku të tjerët dëshirojnë të na shohin dhe jo atje ku synojm të shkojmë.

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga Rahim Salihu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *