Connect with us

Përshëndetje, çka po kërkoni?

siAGORA NetworksiAGORA Network

Arkivi 2013-2021

Zhvillimi vije pas rrëzimit të mureve

Është e natyrshme që ndryshimet e gjeneratave janë pasoj e ndryshimit të kohës, ndërkohë që hapësira, vendi, mbetet i njëjtë. Krahas ndryshimeve të gjeneratave gjithashtu e natyrshme është që të ndryshojë edhe mentaliteti, pëson ndryshime edhe kultura në një masë, ndërrojnë pak doket dhe zakonet, sepse ndryshojnë standardet dhe ato ndikojnë në këto ndryshime simbolike.

Por, nuk mund të besoj e as nuk dëshiroj të mendoj se ndryshimet e gjeneratave ndër shqiptarët e Luginës së Preshevës, kanë ndryshuar edhe ndjenjat kombëtare. Askush nuk mund të më bindë e aq më pak ata të gjeneratës që e bënë Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992 që moto kishte “Autonomin Territoriale – Politike  me të Drejtë Bashkëngjitje Kosovës”, e as këta që e themeluan Ushtrinë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, se rrethanat, koha apo trendi politik botërorë po e imponon heshtjen e ndjenjave kombëtare!

Në kohën kur aleati më i madh dhe më i fortë i shqiptarëve janë Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe kur ata e propagandojnë dhe e propozojnë ndryshmin e kufijve për një stabilitet rajonal dhe pajtueshmëri ndërshtetore, kush jemi ne që t`i heshtim ndjenjat e tona, apo ndoshta “modernizimi” na e ka futur frikën nga hija jonë?!

Vallë ne jemi më të ditur se ata që e sollën lirinë në hapësirat tona?!

Propozimi dhe ideja e  ndryshimit të kufijve vije 17 vjet pas përpjekjeve që një gjë e tillë të bëhej me luftë të armatosur. Ideje madje vije që ky ndryshim kufijsh të realizohet me marrëveshje mes shteteve dhe me ndërmjetësim e garanci ndërkombëtare.

Sa gjenerata kanë dhënë jetën në përpjekje për të realizuar idenë e bashkimit me Kosovën, sa herë është konstatuar se ndarja ka qenë e qëllimshme dhe e padrejtë.

Apo nuk u tentua që për 17 vjet radhazi, në rrethana aktuale të realizohen të drejtat e tona, duke u përfshi në institucione, duke bërë deklarata, protesta, reagime e çka jo dhe rezultati pa asnjë milimetër shmangieje nga pika zero.

Dhe tani të “moderuarit” e ardhur nga BE, deklarohen kundër bashkimit me Kosovën! Harrojnë se derisa ishin fëmijë, prind e tyre të detyruar për të siguruar kafshatën i kishin marrë me vete ne vendet e perëndimit që ishin shtete etnike. Ndoshta nuk kanë faj mërgimtarët e ri të riatdhesuar sepse janë rritur e besa krejt pak shkolluar në kohën e rrëzimit të mureve dhe mendojnë se BE-së nuk i kanë prirë shtetet etnike.

Është  ligj i natyrës që fëmija duhet të kaloj nëpër disa etapa deri sa të filloj të ec, kjo ndodh edhe me shtetet. Është e kot të provohet një union përderisa nuk është shijuar një herë etnia, sepse kjo ka kosto dhe kërkon shumë investim, derisa ngjallë forcat që i kundërshtojnë unionet e dhunshme. Kjo madje po shihet që vështirë është të funksionoj edhe me shtetet e demokracive të larta evropiane, ndaj kemi shfaqjen e BREX-it…

Gjenerata të tëra janë përpjekur që ndryshimin e kufijve ta fusin në agjendë ndërkombëtare, ndoshta kjo e fundit tani është vetëdijesuar si pasoj e kërkesave intensive dhe rezultateve të dështuara të “status quos” jo vetëm në rajonin tonë.

Tani heshtja dhe mohimi i kësaj ideje, nuk dëshiroj të besoj se është pasojë e ndryshimit të mentalitetit e me të edhe e ndjenjave kombëtare.

Mos të harrojmë rezultatet e referendumit të 1 dhe 2 marsit 1992, ishin 98 % të qytetarëve shqiptarë pro idesë së ndryshimit të kufijve. Mos të harrojmë njëzet e tetë  Dëshmorët e Kombit të cilëve këtu ku jemi as lapidari nuk iu lejua. Mos të harrojmë arrestimet dhe aktakuzat që dolën të rrejshme pas dhjetëra vite vuajtje të të rinjve shqiptarë të Luginës, mos të harrojmë zbrazjen e dhunshme dhe atë të heshturën që po na ndjek si hije dita ditës nga shtëpia në shtëpi, mos ta harrojmë mungesën  të drejtave elementare, mos njohjen e diplomave, mungesën e punës, diskriminimin ekonomik, kulturorë, atë në informim e çka jo.

Është koha e vetëdijesimit kombëtarë dhe politik, “shpëtimi e ndryshimi” bashkë me supozitorët e tyre medial sahanlëpirës dhe  argat të dreqit të mallkuar, duhet të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kanë dhe që veprimet e tyre të jenë në harmoni me programet politike,  që  me dekada i propagandojnë…

Zhvillimi vjen pas rrëzimit të mureve…pastaj radhën e kanë unionet nëse mbijetojnë atje ku sot qëndrojnë në këmbë të qelqta…

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply