Alternativa një subjekt qesharak, presheva.com një supozitor i saj

* Se Alternativa për Ndryshim është një subjekt qesharak, mjafton të shihni një reagim të djeshëm të këtij subjekti që me plot arrogancë e drejton kundër meje, duke mos kursyer gjuhë urrejtjeje dhe nënçmuese.

Kjo vie pasi kam marrë prononcime zyrtare dhe konfirmime zyrtare për lëkundjet në koalicionin APN-PVD. Dhe kryesia e këtij subjekti duke mos gjetur kundër-argumente në lidhje me artikullin e botuar, ngatërron deklarimet e mia publike në rrjetin social me artikullin e djeshëm në gazetë për të nxjerrë konstatime se po dezinformoj opinionin shqiptar.

Unë nuk kam bërë asnjë fushatë kundër Shqiprim Arifit dhe kundër asnjë politikani në Luginë të Preshevës. Prej se merrem me gazetari i kam kritikuar të gjithë. Shqiprimi ka qenë mbase më i atakuar për shkak të skandaleve që e kanë përcjellur muajt e fundit. Se nga e nxirrni Ju konstatimin për urrejtjen time ndaj kryetarit është një pikëpyetje të cilës do t’i përgjigjeni në organet e drejtësisë.

Se kanë ndodhur lëkundje në koalicion këtë e kanë konfirmuar në artikullin tim të botuar në “Zëri” të gjithë akterët e kontaktuar dhe burimet janë të qarta.

Se presheva.com me gjithë pronarin e saj Driton Salihu janë bërë një ‘supozitor’ i Shqiprim Arifit dhe partisë së tij mjafton të shihen artikujt që bëhen në presheva.com ku ky portal me një lexueshmëri që lë për të dëshiruar, me tërë qenien e tij kujdeset për të qenë në shërbim të kryetarit Arifi.

Unë nuk kam asnjë urrejtje ndaj kreut të komunës së Preshevës z. Arifi. Mirëpo jam irrituar nga papjekuria e tij politike dhe veprimet që ka bërë; sidomos poshtrimi i viktimave të Luftës së Dytë Botërore në Preshevë.

Sipas logjikës së APN-së pengesë për investimet në Luginën e Preshevës dhe zhvillimin e saj ekonomik qenkan postimet në facebook të Alban Selimit.

Cilat janë ato investime që kanë mësyrë Preshevën e ku investitorët kanë deklaruar se nuk do të investojnë shkaku i postimeve në facebook të një gazetari i cili kritikën e bën me qëllimin më të mirë – ngrijen e transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve ?!

Unë asnjëherë nuk kam pretenduar se i dij të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Luginën. Por nuk duhet të jetë njeriu shumë i informuar për të kuptuar se zv. drejtori tërhiqet nga ambulanca pasi një fund korridori nuk arrin ta shndërroj në zyrë. Dhe kjo çon në lëkundjet e koalicionit.

E sa duhet besuar atyre që shkruaj unë, këtë nuk e vendosë një subjekt politik i dyshimtë. Alban Selimi, këtë vit ka fituar çmimin prestigjioz për gazetari “Rexhai Surroi” si dhe ka marrë shpërblimin e KOMF për storien më të mirë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve. Në karrierën e tij prej gazetari hulumtues ka fituar edhe dy herë tjera çmimin e KOMF, ka fituar në vitin 2014 çmimin “Avokati i fëmijëve” që e ndajnë UNICEF dhe “Save dhe Chlidren”. Dy herë tjera ka fituar çmimin për storien më të mirë në luftë kundër korrupsionit. Kurse më 2015 ka fituar njërin nga çmimet e BE-së për gazetari hulumtuese.

Për asnjë nga këto çmime, nuk ka raportuar asnjëherë presheva.com.

Nga tendenca për të njollosur figurën time, keni provuar të më cilësoni si kopjues i gazetarëve serbë nga Beogradi edhepse shkrimet e mia kanë bërë pikërisht të kundërtën dhe kanë qenë një model për shumë gazetarë jo vetëm në Ballkan.

* Por, as një stomatolog i dështuar që provon të ushtroj profesione tjera e as një politikan i dështuar dhe i dyshimtë si Shqiprim Arifi nuk mund të njollos figurën time. Këta as nuk do të mund të më ndalojnë së kritikuari e as të shpreh mendimin tim të lirë në lidhje me atë që po ndodhë në Luginë të Preshevës.

Këtë nuk e kanë arritur me gazetarët ta bëjnë as pushtetet më të egra në Serbi dhe në asnjë vend tjetër të botës.

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga Alban Selimi

AS MËSUESE ME SHAMI E AS ‘SEKS-BOMBA’ NË SHKOLLA

Ky do të duhej të ishte parimi bazik në lidhje me rastin...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *