Connect with us

Përshëndetje, çka po kërkoni?

siAGORA NetworksiAGORA Network

Arkivi 2013-2021

Për disa prindër, një ditë të mbarë dhe pa stres!

Nuk jam prind i askujt e as që kisha dashur të jem, sidomos në këtë vend. E vërteta është se jam djalë i një çifti të mrekullueshëm, e që me ndihmën e shumë mësuesve e profesorëve të shkëlqyeshëm më mësuan dhe edukuan të dua, respektoj, çmoj, mos të lakmoj dhe mos të heshti, por të guxoj të shkruaj e të them çfarë mendoj.

Thash se nuk kisha dashur të isha prind pasi që në vendin dhe gjendjen që po jetojmë sipas meje gjithmonë, është më e keqja që do të i dëshiroja vetes. Nuk do të doja të isha një prind i keq. Kur sheh prindërit, të rinj apo të vjetër, sheh gjithçka që mund të kesh. Bazuar në këtë logjikë pyet veten: “A do të mundë të isha prind i mirë”?! Ky është momenti kur po të ishte shfaqje teatrore do të fikeshin dritat. Këtu përfundon ëndrra. Por, unë nuk zgjodha t`luaj, UNË ZGJODHA TË SHKRUAJ!

KU PO JETOJMË!?

FËMIJË që rriten të izoluar deri sa fillojnë çerdhen pasi që s`kemi PARQE. Fëmijë që rriten me YouTube për shkak se nuk kanë çfarë të bëjnë, ku të shkojnë, e sepse prindërit e tyre s`kanë çfarë të i ofrojnë tjetër në kuadër të mundësive që posedon fshati i quajtur PRESHEVË. Fëmijë që kur fillojnë të flasin njohin Kidën, Encën, Golldin, Nojzin, Sulltanin, Ezelin, Kimin e Rihanën, e kur shkojnë në klasë të parë zgjedhin shokët e shoqet bazuar në atë i kujt është, si duken dhe nga vjen. Më pas rriten e arrijnë në nivelin që rrahin profesor, vozisin pa leje, përfundojnë shkollën e mesme me një fletore, vazhdojnë studimet për hir të kënaqësisë që ofron jeta studentore, e në fund martohen me vizë.

PRINDËR të lodhur, shumica nga papunësia dhe mbijetesa, një pakicë nga puna, disa nga bastorja  e disa nga punë të pista. PRINDËR TË RINJ të papregaditur për të qenë prindër, por që u bënë për hir të “MOSHËS” apo për shkak të “PAKUJDESISË”. Disa prindër që jetojnë një jetë normale në kohën e tashme dhe pa plan për t`ardhmen. Disa të tjerë që mezi mbijetojnë ose që jetojnë falë trashëgimisë së prindërve të tyre. Prindër që nuk shohin pasnesër por jetojnë përditë si të ishte dita fundit, e këta po shtohen në numër.

KU ËSHTË FAJI !?

Presheva një fshat i vogël, i rrethuar me fshatra edhe më të vegjël. Një vend ku problemet nuk kanë fund. Vend ku shumicës i mbaron e ardhmja pak ditë pas fillimit. Një vend ku shpresa ka vdekur dhe shumica vrapon që të kontribuojë në varrosje.  Një vend ku secili mendon SI TË LARGOHET!

Thuhet se faji është jetim, por asnjëherë nuk hasa të përdoret kjo shprehje për ta mbrojtur dikë. Gjithmonë shërben për justifikim kur nuk jemi të gatshëm për të pranuar fajin. Njejt sikurse po të ishim besnik dhe të mbanim fjalën kur e themi, kurrë nuk do të kishim nevojë për mitin e quajtur  “BESA SHQIPTARE”, sipas meje gjithmonë.

 POR, KU MBETËN FËMIJËT, PASI QË GJITHMONË THUHET SE JANË E ARDHMJA ?!!!

Unë për vete nuk kam fëmijë, ndihem i lirë. Po për ju që thoni se fëmijët tuaj janë e ardhmja juaj, ku mbetën ata? A  po varrosen për së gjalli.!? Atyre po i shkatërrohet gjithçka nga prindërit e tyre lakmitarë. Egoistë që ndjejnë nevojën për t’u thirrë kryetar, drejtor, shef, boss e ngjashëm nga të tjerët. Prindër që dëshirojnë dhe janë të gatshëm të kushtëzojnë secilin, edhe ardhmërinë e fëmijëve të tyre. Prindër që para së ardhmes në këtë kontekst “fëmijës”, zgjedhin pozitën, rrogën, servilizmin dhe nënshtrimin.  A thua, si do t`jetë e ardhmja juaj ?!

Nuk po shkruaj për prindërit që janë të lodhur nga papunësia, bastoret e punët e pista. Ata po mësohen nga JU.  Nuk po shkruaj as për prindër që janë zanatli, udhëheqës fetar, bujk, mësues, profesor, profesionist në lëmi të ndryshme, inxhinier, kafexhinj etj. Por po shkruaj për JU, PËRFAQËSUES DHE MODEL i të gjithë prindërve tjerë, POR JO I IMI. Ju që  me nxitim dhe me gjithkënd  bashkëpunoni, bashkëveproni e shkatërroni gjithçka që ju del përpara për shkak të karrierës tuaj, duke manipuluar e u thirr në emër të traditës, kombit, interesave nacionale etj., e që harroni që nesër ndokush do t`jetoj këtu. A mendoni ndonjëherë se çfarë po i leni atyre, fëmijëve tuaj!?

Një ditë si shumica edhe ata do të kërkojnë të largohen nga këtu, s`do të kënaqen me titujt e juaj e as nga pasuria që do t`ja siguroni, as nuk do t`ju janë falënderues për të. Në të kundërtën, në një moment të caktuar, do t`ju fyejnë e do të ju turpërojnë. Do t`ju pyesin: ÇFARË KE BË PËR MUA ?!  Po t`ishte ky tekst shfaqe këtu do të kuptohej se është tragjedi, në të kundërtën, po t`ishte ëndërr në këtë moment do t`zgjoheshim për të përfunduar ankthin.

A mendoni ndonjëherë se a do të keni kurajo t’i tregoni se për të qenë kryetar, drejtor, kryeshef, profesor, shef, boss apo misionar lejuat që të shkatërrohen institucionet, arsimi, kultura, parqet, rrugët e shumë çka tjetër, e bashkë me to edhe E ARDHMJA E FËMIJËS SUAJ ?! Megjithatë mundë të bëni çfarë të doni me fëmijët tuaj dhe të ardhmen e tyre.

Por mua më intereson momenti kur niseni për n`punë dhe shini vetën në pasqyrë për të drejtuar kollaren, a ju shkojnë në mend njerëzit që manipuluat e shfrytëzuat për ta bartur atë, e që po vazhdoni të i shkatërroni edhe të ardhmen, gjithçka që ata kanë !? Ju dëshiroj një ditë të mbarë e pa stres në punë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply