Connect with us

Përshëndetje, çka po kërkoni?

siAGORA NetworksiAGORA Network

Opinione

Ku është deti?

Turizmi në shumë vende ka bllokuar mundësitë tradicionale të turizmit dhe tani kërkohet alternative. Shumë kanë zbuluar vendlindjet e tyre sikur të mos kishin qenë aty ndonjëherë, ndonëse kanë kaluar një jetë. Kështu për serbët mundësia e vetme pa test është Shqipëria. Si e bëri COVID-i Shqipërinë destinacion turistik për serbët?

Nga Idro SEFERI

Një nga fqinjët e mi mendonte se me origjinë jam nga Shqipëria. Ai është biker apo fans i motoçikletave. Serbët shpesh kur flitet për shqiptarët mendojnë Shqipëri, madje një pjesë e madhe e tyre kurrë nuk kanë qenë as në Kosovë dhe shpesh nuk dinë të ndajnë qytetet çfarë është tani Kosovë dhe cfarë është Shqipëri. Fqinji im serb thotë se ka qenë për të bërë një udhëtim me motoçikletën e tij nga Plava e Gusia përmes Shkodrës, deri në jugun e Shqipërisë.

“Një nga rrugët më të bukura”, thotë ai dhe bëjmë pak bisedë të lirë lidhur me mundësitë e serishme të udhëtimit. Serbët dhe malazezët politikisht nuk janë në marrëdhënie të mira dhe për të shkuar përmes Malit të Zi duhet testi, ashtu edhe kufijtë drejt Shkupit janë të dyshimtë. Serbëve u është mbyllur destinacioni më i rëndësishëm i turizmit- Greqia. Dhe, të pakët janë ata që kanë arritur të jenë atje përmes valës së parë të turistëve. Disa thonë se mund të shkohet përmes Bullgarisë, por as tani nuk ka informata të sakta. Kështu informacionet u shtrinë shpejt nëpër Serbi se i vetmi vend është Shqipëria. /koha.mk

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply