Connect with us

Përshëndetje, çka po kërkoni?

siAGORA NetworksiAGORA Network

Arkivi 2013-2021

Kali i Trojës

Historia thotë se Odiseu hileqar i mposhtur nga trojanët, kishte vendos të të bënte një kalë prej druri, i cili brenda do ishte boshe dhe do e mbushnin me ushtarë. Kjo do të ishte rruga më e mirë për të hyrë dhe pushtuar Trojën…

Seç më koinçidon kjo gjendja jonë në Luginë në përgjithësi e veçanërisht në Komunën e Preshevës me Kalin e Trojës,…!

Ne, jo se ishim në epërsi nga  “Odiseu”, se ai diktator mbeti në vazhdimësi për ne. Si para ashtu edhe pas luftës, kjo nuk do mend se përditë e më shumë po na shkelen të drejtat tona. Por, kishim një kohezion, pak kishim divergjenca, ishim po thuaj homogjen. E për ta thyer këtë pak të mirë që kishim, “Odiseo” na i qoji “Kalin e Trojës”. Ashtu të shenjtë e shpëtimtarë e besuan sikur trojanët, edhe te ne, shpresuan e besuan  ndryshimin, e ai erdhi mu si në Trojë.

Si triumfues i besimit të 18% të numrit të përgjithshëm të të regjistruarve në listën zgjedhore të Komunës së Preshevës, apo shtatë mijë votuesve, deshi të na i ndërroj Flamurin Kombëtarë neve shqiptarëve të këtushëm, që i rezistuam “Odiseut” e dreqit e të birit të tij  të mallkuar dem baba dem, duke e larë me gjak që ende nuk është thar… e kjo sipas tij do të bëhet vetëm  duhet një “kohezionit politik” dhe  “me rellaks, qetësi e dashuri”…

Deshi të na i “rrit popullsinë”, shenjtori, me refugjatë nga Kroacia, Bosnja e nga ku jo,  përmes Planit të famshëm Aksional, por hasi në reagime të shpejta, e për të u arsyetuar akuzoi të tjerët për “Fälschung” – falsifikim,…

Ekonomia, zhvillimi i saj ishte kauza, përmirësimi i jetës së qytetarëve, avancimi i  rinisë…e cila besoi, përfaqësimit të mërgimtarëve në vendimmarrje, e besuan se gjë e mirë në dëgjim, ujë, fabrika, shkolla, rrugë, i shpalli luftë korrupsionit, nepotizmit, politizimit, premtoi përfaqësim të denjë, unitet, zgjidhje të shpejtë të të drejtave tona të nëpërkëmbura me qasje gjermano evropiane ( si adoleshent 12 vjeçar që ishte kur u vendos Muri i Berlinit, kishte marrë përvojë në zgjidhje të problemeve) sepse këta të tjerët nuk dinin…

…plusk sapuni, era më e vogël e prishi, kënaqësia e ardhjes së shenjtit ndër trojan u prish…Kali i Trojës në mëngjesin e një dite të qetë nxori nga barku mercenarët bashkë me Odiseun dhe bëri masakër të paparë në Trojë…dëshpërim…

E tek ne dëshpërimi nisi nga zhvillimi ekonomik – dhjetëra ndërmarrje të militantëve, të hapura pas zgjedhjve, të afërt “shenjtit” u subvencionuan e u ndihmuan materialisht; Rinia – avancimi i rrethit të ngushtë e votuesit e ri ia mësyn vendeve që “shenjtori” i kishte lënë për të na “ndryshuar gjendjen neve të padijshmëve”; Mërgata – as “p” nga përfaqësimi i tyre në vendimmarrje; Uji i pijshëm –  më shumë pa të se me të, miliona dinarë investime; Fabrikat – “po na i ndotin ajrin aq shumë janë bërë”, Shkolla të reja – pak problem me tenderë;  Rrugë – ah rrugët shumë fitimprurëse për shenjtorët; Korrupsioni – zero, në fakt a, gjykata  jo, jo s`bëhet fjalë; Nepotizëm – jo pak a; Politizim – hiç, gjithkund intelektual e profesionistë të pavarur në institucione; Përfaqësim të denjë – gjithsesi tre kandidat për deputet, të shkolluar deri në gradat më të larta, dy këshilltarë komunal ( një e larguar arsyeshëm nga dëshpërimi dhe një që e “përqafoi vullnetshëm” projektin e “shenjtorit”  nga partitë tjera për ta bërë shumicën, në çdo tre muaj pak para seancave të domosdoshme ligjore nga një këshilltarë i “rehatuar” ; Uniteti – nënë e përçarjeve, shpifjes e mashtrimit; Zgjidhje të shpejtë të të drejtave tona – veç pesë vite në politik dhe as “z” nga zgjidhja e problemeve tona…

…për kalin e drunjtë trojanët e lodhur nga rrethim i vazhdueshëm besuan se ishte i shenjtë dhe ishte bërë për perëndinë Athena. Këtë storie e besuan të gjithë përveç priftit, i cili u tha që ta digjnin kalin, po askush nuk e besoi. Gjithçka ne atë kalë ishte kurth…

p.s Kjo analizë  përfaqëson vetëm bindjet e autorit dhe askujt tjetër!

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply