Connect with us

Përshëndetje, çka po kërkoni?

siAGORA NetworksiAGORA Network

Arkivi 2013-2021

Çka punon fiton

Pandemia paralizoi gjithcka, por më së shumti të rinjtë. Jeta na shqelmoi mjaftueshëm të gjithve , që me a pa dëshirën tonë po jetojmë në ballkanin e kalbur të dëshirave rinore.

Koha po ecën me rritmin e sajë, e ne qëndrojmë duarkryç duke pritur se çpo bëhet nesër. E kështu vazhdon njejtë derisa thinjat e bardha të na mbulojnë kokë e këmbë. Dëshirat zbehen ngadalë dhe energjia bie përtokë, asnjë dorë nuk mundohet të ngritë vetbesimin e një të riu që po pret e po pret derisa të vijë e nesërmja më e mirë, dhe shkon kot sërisht me të njejtin avaz, pa dëshirë dhe dashuri me u ndje i lumtur aty ku punon vepron dhe jeton.

Njerëz të pangopur të etur për karikë e pushtet, brohorasin në thirrjet për përkrahje morale që shkruan një rreth në fletën e bardhë për votë. Pa pikë turpi e rrespekt, hapin dhëmbët për t’ gëlltitur e ngopur barkun e tyre. Anise ne po presim, kështu duhet me prit , hala shumë derisa atë tipin ta zëvëndësoi një tjetër edhe më i keç.

Gjithçka kemi parë dhe dëgjuar shumë më herët se pandemia që ka vën kapakun kokës së të rinjëve dhe po i shtyp mjaftueshëm për t’mos dalë gatise një dekadë në tokë.

Hajt se atyne s’ju duhen, hajt se ata s’kan çka bajnë .. hajt se ata kështu e ata ashtu . Vazhdojmë e qëndrojmë indiferent në kohë pa na pyetur dhe pa ju interesuar se çka na duhet dhe sa na duhet . Ani ndasht, vjen një kohë që vllezërit e tyre duhet po ne ti mjekojmë, fëmijët e tyre ne ti mësojmë , bizneset e tyre ne ti drejtojmë . Atëherë do ta kuptojnë mungesën e interesimit të tyre kundrejt neshë e që do të duhet ta paguajnë shumë më shtrenjtë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply