Loja me donacionin!

– Në kohen kur opinioni publikë nē Luginë të Preshevës dhe në R. e Kosovës është i preokupuar me pandeminë dhe dialogun e ardhëshëm mes R. Kosovës dhe Serbisë, kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi gjen kohë për shpifje ndaj kryetarit të komunës së Bujanocit Shaip Kamberi!

Në kohën kur i gjithë spektri politikë në Luginën e Preshevës është i unifikuar rreth marveshjes së Tiranës për një listë të përbashkët në zgjedhjet republikane, kryetari i komunës së Preshevës për shkakun e problemeve të brendëshme në partinë e tijë (APN), kërkon që me ç’do kushtë t’a prishë unitetin politikë duke u munduar qē për këtë t’i hedh fajin dikujt tjetër!

Shqiprim Arifi para se të akuzojë duhet që konform marveshjes të dërgoj emrin e kandidatit për deputet nga radhët e APN-së, duke mos tentuar që në mënyrë perfide të zhvendosë vëmendjen nga aferat dhe keqë qeverisja e tijë ne Preshevë duke sabotuar listën e përbashkët!

Kryetari i Preshevës, para se të meret me Bujanocin duhet t’i bëjë një bilanc qeverisjes së tijë katastrofale në Preshevë!
Ai para se të akuzoj Bujanocin duhet t’i bëj publike si po harxhohen mjetet e qeverisë së R. Kosovës në Preshevë!

Deklaratat e tilla, të bëra me apo pa vetëdije të cilat mundë t’i japë vetëm Shqiprim Arifi janë me poasoja, zhgënjyese, dekurajuese dhe nxisin dyshime për qeverin dhe popullin e R.së Kosovës në raport me luginën!

Kryetari i komunës së Preshevës dhe APN-së, përmes deklaratave të tilla po i mbyll rrugë donacioneve të qeverisë dhe popullit të R. Kosovës për luginën e Preshevës, duke shpifë dhe nxitur dyshime të pa nevojshme për mos të thënë të qellimëshme për vendin dhe mënyrën e harxhimit të tyre!

Shqiprim Arifi duhet që më në fundë ta kuptoj se është kryetar komune, duke e ditur se fjala publike bartë përgjegjësi dhe mos të lejoj që dëshira tijë e shfrenuar për pushtet t’i turbulloj mendjen, verbojë sytë dhe për këtë pasojat t’i bartin qytetarët e luginës së Preshevës!

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga Gazmend Aliu

Udhëtimet e juaja me paratë e popullatës së varfër

* Të nderuar miqë , shokë , koleg dhe ju qytetar të...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *