Ky pushtet i çoroditur !

* Pas tri shtyrjeve rresht e pa asnjë shpjegim për Këshilltarët dhe opinion publik më në fund mbahet seanca e Kuvendit Komunal.

Tentativat e dëshpëruara për mbajtjen e seancave me dështime të njëpasnjëshme nuk i bëjnë mirë këtij pushteti e aq më pak qytetarëve të Komunës së Preshevës.

Premtimet megalomane në fushatë dhe mentaliteti qeverisës mashtrues i ndërtuar mbi parime klienteliste dhe të përmbushjes së apetiteve për militant dhe grupe të caktuara të interesit brenda këtij pushteti e kanë paralizuar punën e Kuvendit Komunal.

Punësimet dhe dyshimet për keqpërdorime me tenderë e kanë bllokuar punën e këtij pushteti i cili një ditë do të shembet nga pesha e mëkateve të veta.

Duke qenë e vetëdijshme dhe duke e ditur gjendjen reale, unë apeloj tek kjo shumicë që të ndërpres këtë amulli të krijuar sepse ky pushtet edhe në të ardhmen do të vazhdojë të mbetet i shantazhuar dhe jofunksional duke u marrë me përmbushjen e apetiteve të militantëve partiak dhe grupeve të interesit dhe duke mos qenë asnjëherë në shërbim dhe për të mirën e qytetarëve të Preshevës.

Koha në të cilën gjendemi si individ dhe shoqëri kërkon seriozitet dhe guxim të ballafaqimit me problemet dhe kërkesat reale të kësaj popullate e jo skena qesharake për zgjatjen me ç’do kusht të jetës së këtij pushteti të çoroditur, të shantazhuar e jofunksional i cili që nga fillimì ka qenë dhe mbetet i dështuar, joparimor i ndërtuar mbi shantazhë dhe apetite klienteliste duke mbijetuar si rezultat i pazareve.

Preshevës i duhet punë dhe sinqeritet e Jo skena qesharake të mbijetesës politike me ç’do kusht për të mirën e grupeve të interesit e në dëm të kësaj popullate.

Me respekt !
Ardita SINANI

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga Ardita Sinani

TË NDËRPREJMË TË KEQEN, TA SHPËTOJMË PRESHEVËN

* Të dashur qytetarë të komunës së Preshevës, Pas një periudhe gati...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *