Mos ma vritni lirinë e të shprehurit, dua të flas dhe të dëgjojë shqip!

– Në vitin 2002 në kohën më të vështirë në Lugin të Preshevës hapet për hërë të parë një dritare e informative pra Radio Televizioni Presheva (RTP) medium në gjuhen shqipe i cili është mirëpritur nga gjithë subjektet politike dhe nga gjithë qytetarët e këtijë qyteti me rrethinë.

Pas 18 vite punë me djersën e të gjithëve tani ky medium po përballet me sfidën më të vështirë që nga themelimi i para dy dekadave si pasojë e mbylljes për shkak të mosgatishmërisë së pushtetit të tanishëm për të mos e financuar.
Ky medium që nga themelimi e deri më tani ka transmetuar dhe promovuar aktivitete të ndryshme si lajme, debate e fushata zgjedhore, dokumentare të rëndësishme në të gjitha fushat si ajo e arsimit, shëndetësisë, artit dhe kulturës, sportistët, bashkësi fetare, shoqëria civile dhe shumë të tjerëve… e sot po heshtni të gjithë!
Duhet ta kujtojmë se RTP ishte medium i krijuar me mund dhe që finacohej nga vetë Komuna e Preshëvës për të mirën e gjithë qytetarëve me rrethinë.

Subjektet politike si PVD dhe PDSh të cilët ishin në pushtet e finacuan me atë buxhet sa kishin edhe në kohërat më të vështira kur ishtë më se e nevojshme për popullin e Preshevës sepse ishte qendër informative dhe aftësimi i rinisë.

Tani me ardhjen e koalicionit “NDRYSHIMI ” dhe “SHPRESË E RE “, RTV Presheva shkon drejtë mbylljes apo më thjesht zhdukjen e dritares së parë informative në Preshevë pa ndryshim dhe pa shpresë.

Deri sa hapen lokale të ndryshme në cdo skutë të vendit dhe rinia nuk bën hapat e parë të edukatës si duhet, ky koalicion qeveritar po i len në rrugë dhe pa rrogë familjet dhe puntorë e ketij mediumit të parë në gjuhën shqipe.

Emisione për fëmije apo edukative e arsimore janë zhdukur fare dhe kjo është perspektive e zymtë dhe një fillim i brishtë i rinisë tonë për të përfunduar pastaj në rrugët e vendeve të ndryshme të Europës dhe botës.

Të dashur qytetar, tani këto dy parti në pushtet po e vrasin lirinë e të shprehurit dhe avancimin medial të vet komunës të cilët janë shumë të ndarë nga popullata dhe si duket ju mungon shikimi gjithëpërfshirës i qytetit dhe ju zotërinj jo jo me mbyllur, por duhet të hapni sytë dhe të kerkoni zgjidhje për investime që të ruhet TVP ky medium.
Inderuari kryetar Arifi!

Me ardhjen tuaj në pushtet u gëzuan rinia dhe një numër i madh sepse sllogani i juaj i zgjedhjeve ishte ne jemi NDRYSHIMI për të mirën e qytetarëve dhe avancimin e të ardhmes në qytet me rrethinë.
Vallë tani shtrohet pyetja a është një ndryshim me vra lirinë e tē shprehurit, 18 vite si qytetar nuk e kemi ditur që RTV Presheva qenka qendra e lajmeve të rrejshme e tani ti e zbulove se ky medium qenka edhe fejk news!!!

Çfar do të kishte ndodhur nëse nuk do të kishim medium Shqip në Lugin të Presheves si RTP e, çka i nderuari kryetar nëse gjenerata ime dhe kjo gjeneratë e re të kishim shikuar dhe mësuar në shekullin 21 lajme dhe muzik vetëm në gjuhët e huaja?

Tani me këtë mesazh po i derejtohem dhe kryetarit të kuvendit Sami Sahliut.
Keni thënë se jeni SHPRESA E RE! A është kjo shpresë dhe zgjidhje e re për ju të mbyllni vende të punës dhe të lini puntorët dhe familjet e këtij mediumit në rrugë?

Z. Sahli e dini mirë që ju keni qenë një kohë në Partin Demokaratike Shqiptare, pse nuk keni marrë vendim të njejtë edhe në atë kohë ta mbyllni këtë medium pasi që TVP qenka Televizion i rrejshëm.
Të kujtojmë se disa gazetar apo puntorë e drejtorë dikur ishin dhe kanë punuar dhe i kanë sherbyer këtij mediumi e sot janë bërë pjesë e shpresës së re dhe të keqe për ta mbyllur TVP.

Tani me ardhjen e partisë tuaj të re LR – PDSH ky medium qenka i rrejshëm dhe i bie … sa kam pasur interes të kam dashur e tani më nuk të dua, apo ndoshta e bëni vetëm që mos ta humbni karrigen dhe per t`ja mbajtur zhagun NDRYSHIMIT të keq.
Mos ma vrani shpresën dhe lirinë i ndëruar kryetar!

Zgjidhja apo mos efikasiteti i zhvillimit të Komunës për ju më e lehtë është të e mbyllni se sa të kerkoni zgjidhje për të e mbajtur gjallë kët medium.
Por, nuk është zgjidhje e një kryetari dhe një partije të vijë në pushtet dhe të mbyllë vende pune apo?.
Jo kryetar!

Shpresa ka qenë që të hapni vende pune e jo të mbyllni vende pune!
Çfar do të kishte ndodhur me ju nëse njëri nga këta puntorë do të ishte djali apo vajaza e juaj apo bashkëpunëtor i juaj apo?

Qytetarët kërkojnë mirësi sepse me votën e të gjithëve jeni kryetarë i të gjithëve e jo vetëm i përkrahësve tuaj politik.
TVP ka qenë dhe do të jetë e të gjithë qytetarëve dhe kryetarëve!

Të dashur qytetar dilni mos heshtni thuani stop!!!
Mos ma shkel lirinë e të folurit dhe mos mi mbyll sytë dhe dritarën informative!
Më lër të flas dhe të degjoj Shqip!
Ja ky është ndryshimi dhe shpresa ime e re!

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga Arben Mehmeti

A po luhet kumar me Kufirin Miratoc-Llojan nga subjekte politike në Luginë?!

* Pika kufitare Llojan – Miratoc edhe pse ishte një pikë legjitime...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *