Shqiprim Arifi, ke dështuar – Koha po të demaskon!

* Ndonëse ka kohë që unë si ndëgjoj fjalimet e “famëshme” të Shqiprim Arifit me “Partitë e stërvjetruara”, fjalime të cilët në munges të kapaciteteve intelektuale, përmbajtjes dhe vizionit qeverisës janë vetëm një refren qesharak i përsëritur për katër vite me radhë!

Jam i vetëdijshëm se nuk ia vlen të merrem me një Kryetar të dështuar, të cilin koha po e demaskon, por ngjarjet dhe deklaratat e Shqiprim Arifit në seancën e fundit të Kuvendit komunal më detyruan të reagoj.

Deklarata e Shqiprim Arifit mbi punën time si Drejtor i N.P. “Moravica” dhe largimin tim nga APN janë gënjeshtra tendencioze që kanë si qëllim njollosjen e personalitetit tim.

E kuptoj që Kryetari ka nevojë dhe vuan që unë të jem në “Parti”-në e tij, por kjo ishte një kënaqësi e cila Kryetarit iu dha vetëm një herë!

Shpresoj që Kryetari i Komunës së Preshevës dhe “Partisë” nuk e ka harruar ditën kur Ne, një grup i anëtarëve, pasi kuptuam qëllimet e vërteta të “Partisë” vendosëm bashkarishtë të largohemi duke shpërndarë nëndegën nr. 4 të APN-së me shumicë të votave!

Pra, kjo është e vërteta e largimit tim nga “Partia”!

Duke e njohur Shqiprim Arifin, ndoshta edhe shumë më mirë se disa përreth tij, e di që ai nuk mund të përballet me të vërtetën por unë mendoj se e vërteta dhe edukata ështē virtyt që na është dhënë nga Zoti, pavarësisht se Kryetari mendon se shpifja, gënjeshtra dhe intriga janë shkathtësi personale të tij!

Ky është dallimi mes nesh!

Kompleksi i krijuar tek ai nga suksesi i N.P. “Moravica” në kohën sa unë isha Drejtor, është shëndrruar në makth, të cilin Shqiprim Arifi po mundohet ta tejkaloj me arrogancë, por unë mendoj se kompleksi i inferioritetit dhe makthi nuk tejkalohen me arrogancë sepse për dallim nga Kryetari unë gjërat i kam arrit me punë, jo me “llafologji”, mashtrime dhe propagand!

Ky është dallimi mes nesh!

Edhe pse ka kohë që unë kam kërkuar komision hetimor si dhe debat televiziv, kudo që ai dëshiron, Kryetari i Komunës nga frika e ballafaqimit të drejtëpërdrejt me argumente, zgjodhi të keqpërdor foltoren e Kuvendit komunal për shpifje, duke hedhur balt mbi gjithkend dhe mbi gjithçka!

Ky është dallimi mes nesh!

Përdorimi i Policisë për frikësimin eventual të opozitës dhe përdorimi i një fjalori të rrugës në foltoren e Kuvendit komunal është i pa denjë për një Kryetar komune, qoftë ai edhe Shqiprim Arifi i cili është i njohur tek opnioni publik për qëllimet, edukatën dhe papjekurinë e tij!

Ky është dallimi mes nesh!

Tensionimi i qëllimëshëm i seancave të Kuvendit komunal që llogaritet si sukses politik nga ana e Kryetarit të Komunës dhe “Partisë” duke provokuar emocione dhe konflikt mes këshilltarëve të rinjë nuk është asgjë tjetër vetëm se një kurth dhe vazhdim i një politike të errët e djallëzore për nxitjen e urrejtjes, përçarjes, vëllavrasjes dhe akteve tjera të pa matura me qëllim të shkatërrimit të raporteve ndërnjerëzore për largimin e vëmendjes së këshilltarëve komunal, “Partisë” dhe opinionit publik nga aferat milionëshe me tenderë.

Dështimi i përgjithëshëm në qeverisjen lokale, pa përmendur këtu premtimet për transparencë në buxhet, punësimet, gjykatën, kufirin, parqet, stadiumin dhe fabrikat e famshme të Shqiprim Arifit, me të cilat sot në Preshevë po tallen edhe fëmijët, janë kthyer në makth për Kryetarin e Komunës!

Ky është dallimi mes nesh!

Unë e di që koha është proces i pandalshëm, koha po punon kundër Kryetarit, koha po e demaskon. Para opinionit publik po shfaqet mashtrimi i shtresave të varfëra dhe rinisë me premtime të rrejshme, por shëndrrimi i “Partisë” nga një Parti e Ndryshimit dhe shpresës në një instrument për përfitime milionshe duke shkelur mbi çdo parim njerëzor, kombëtar dhe fetar është “meritë” që do të mbetet në ndërgjegjen e Kryetarit!

Ky është dallimi mes nesh!

Shqiprim Arifi ke dështuar, koha po të demaskon – Reflekto!

P.S. Unë edhe sot gëzoj respekt në mesin e anëtarëve të sinqertë të APN-së dhe ka nga ata që mendojnë se largimi im ka qen hap i nxituar, ndërsa unë ende jam i bindur se largimi im nuk ka qenë i nxituar por ata që janë ende aty janë të vonuar!

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga Gazmend Aliu

Udhëtimet e juaja me paratë e popullatës së varfër

* Të nderuar miqë , shokë , koleg dhe ju qytetar të...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *