Sulmi si mbrjtje nga dështimi

– Ndonëse pata vendosur të mos merem shumë me pushtetin aktual në mënyrë që t’i japim hapësirë kryetarit të punojë dhe përmbushë premtimet e dhëna në fushatë,​ deklarimet e fundit të Shqiprim Arifit më detyruan të reagojë.

Deklarata e kryetarit mbi “mëditjet e mia, keqmenaxhimin dhe aktivitetet e tjera” si drejtor i N.P “Moravica” janë vetëm një shpifje, të pavërteta, të pasakta, tendencioze dhe me prapavijë politike.

Më habit fakti se edhe pas tri viteve, kryetari i Komunës ende sillet si opozitë duke mos e kuptuar se është në pushtet. Kjo më bën të mendoj se marrja me të kaluarën është mungesë e vizionit për të ardhmën, mungesë e kapaciteteve, një kurthë që kryetari ja ngriti vetes në fushatë duke dhënë premtime megallomane për punësime, transparence, hapje të fabrikave, hapje të kufijve, hapje të gjykatave e çka jo tjetër.

Nuk është hera e pare dhe nuk do të jetë as e fundit që kryetari i Komunës meret me mua dhe tenton që ta njollos figurën time, ani se edhe vetë shumica e anëtarëve të APN-së edhe sot më konsiderojnë si drejtori më i suksesshëm i qeverisjes së APN-së.

Kryetari i Komunës së Preshevës nuk ka harruar ndoshta kohën kur më bllokonte mjetet përderisa isha drejtor. Atëher N.P “Moravica” kishte një buxhet prej 25 milionë dinarë, kurse vetëm vitin e kaluar (2018), kjo ndërmarrje mori rreth 50 milionë dinarë ( mbi 210.000 euro) më tepër nga komuna. Me këtë rast, unë publikuisht kërkoi nga kryetari i Komunës t’ia sqarojë opinjonit publik se ku u harxhuan këto mjete te N.P “Moravica”? Unë publikisht kërkoi nga kryetari ta formojë komisionin nga Kuvendi Komunal që ta hetojë punën e N.P “Moravica” për kohën sa isha unë drejtor dhe kohën pas meje. Publikisht kërkoi nga kryetari që i njëjti komision të hetojë edhe punën e tij si kryetar. Kryetari e din se unë jam i vetmi që e kam bërë publik në interenet raportin e N.P “Moravica” në kohën sa isha drejtor. E ftoj publikisht që edhe ai të veprojë si unë, ta bëjë publik raportin e tij si kryetar. A e ka guximin kryetari ta bëjë?

Publikisht e ftoj kryetarin t’ia sqarojë opinionit se ku dhe si po harxhohet buxheti komunal tri vitet e fundit, në kohen sa ai është kryetar dhe mos t’i mbulojë dështimet e këtij pushteti duke u marrë me të kaluarën, sepse këtë strategji të kryetarit me “partitë e stërvjetruara”, përpos disa përfituesëve rreth tijë pa parime dhe dinjitet nuk po e beson më askush as në APN, e mos të flasim në popullatë.
Kryetari i Komunës të punojë dhe të na bindë me punë e jo me fjalë. Nëse ka guxim, e ftojë në debat televiziv. Mediumin dhe moderatorin mund ta përzgjedhë vet, siç i pëlqen zakonisht.

Deri në atë kohë, ende po e pres ndryshimin e premtuar të Shqiprim Arifit. Ndryshimin i cili edhe pas tri vite s’po shihet as në horizont.

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga Gazmend Aliu

Shqiprim Arifi, ke dështuar – Koha po të demaskon!

* Ndonëse ka kohë që unë si ndëgjoj fjalimet e “famëshme” të...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *