NUK BËHET “NDRYSHIMI” ME NJË KAMION TË LODHTË NGA LESKOVCI!

* Para dy vite kur unë isha përgjegjës i rrugëve si Drejtor i N.P. “Moravica” kur bora pat arrit gati një metër pata fatin të bashkëpunoj me ndërmarrjen “Saba Belça”.

Fal këtij bashkëpunimi Presheva ishte zgjedh Komuna e dytë më e suksesshme në Serbi për mirëmbajtjen e rrugëve. Pushteti lokal atëherë jo që nuk e patë bërë publik këtë fakt por ishte përgjigjur duke na bllokuar fondet e borës (2.300 000 din) me shpresën e kotë në një dështim timin si Drejtor edhe pse nuk e patën kënaqësinë ta shohin!

Me strategjinë nga jashtë lavdëro e nga brenda saboto!

Po tash çka u bo, me 10 cm bor u………….???

Ky pushtet lokal i dështuar që po i përbuz, shkel dhe poshtëron ndërmarrjet lokale duhet ta kuptoj se nuk bëhet “NDRYSHIMI” me kamionë të lodhtë nga Leskovci. Duhet ta kuptoj se s’ka Presheva pare tepër për me përfitua Leskovci. Pak sikur po i vjen era korrupsion kësaj pune..!

Ky pushteti i dështuar duhet ta kuptojë se ndërmarrjet si “Saba Belça”, “Fluidi”, “Shera Beton”, “Vlora Com”, “Nura”, “VM”, “Men”, “Majanca”, “Aga Sheni”, “Gipa”, “Arso Com”, “Doda”, “Fontana”, etj., nuk janë pasuri vetëm e një familje por janë pasuri e jona e përbashkët, pasuri e Preshevës. Jo që këto ndërmarrje kanë nevojë për Preshevën por Presheva ka shumë nevojë për këto ndërmarrje, sepse këto janë tonat na tjera s’kemi.

Të tallesh se po i mirëmban rrugët gjatë dimrit me një kamion të lodhtë nga Leskovci e të anashkalohet “Saba Belça” dhe ndërmarrjet tjera vendore qe unë s’po i përmendi është me bo hajgare me ketë popullatë, sepse në Preshevë çdo e treta shtëpi e ka nga një kamion edhe atë shume më të mirë se ky kamioni lodhtë nga Leskovci. Prandaj unë nuk jam pjesë e “NDRYSHIMIT” sepse “NDRYSHIMI” ka qenë dhe është vetëm një farsë… Nuk bëhet “NDRYSHIMI” me firma të lodhta nga Leskovci. Unë e kam kuptua më herët kurse tjerët do ta kuptojnë më vonë. Ju duhet me tepër kohë, por gjithësesi do ta kuptojnë, një ditë do ta pranojnë të gjithë, përpos disa sahanlëpirsave dhe parazitëve qe tek “NDRYSHIMI” e kanë parë shansin për të përfitua.

Kurse sa për N. P. Moravica as që ja vlen me komentua bile sepse puna po tregon vet, GJYNAH!

Respekt për të gjitha ndërmarrjet tona vendore.

Nuk bëhet Ndryshimi me një kamion të lodhtë nga Leskovci!Para dy vite kur unë isha pergjegjes i rrugëve si Drejtor i…

Publicerat av Gazmend Aliu Söndag 6 januari 2019
Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga Gazmend Aliu

Sulmi si mbrjtje nga dështimi

– Ndonëse pata vendosur të mos merem shumë me pushtetin aktual në...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *