Connect with us

Përshëndetje, çka po kërkoni?

siAGORA NetworksiAGORA Network

Arkivi 2013-2021

Gjendje e pashpallur e jashtëzakonshme në Luginë

Muaj të tërë Lugina bëhet një oazë e qetësisë së brishtë, kur ja që vijnë momente dhe gjendja ndryshon për 180 shkallë me tendenca të përshkallëzimit në maksimum.

Gati çdo qytetarë i Luginës, kohëve të fundit është dëshmitarë i prezncës së shtuar të forcave të xhandarmërisë serbe, të cilat janë ndërë njësitet më elitare të policisë shtetërore. Po ndodh që me orë të tëra të mbahen të bllokuara vendbanimet shqiptare ku kontrollohet çdo gjë që hyn dhe del nga zona gjegjëse.

Një arsyetim fillestarë mund të jetë “ akisonet janë rutinore “. Ndërsa, në shikim të parë, për një njeri të zakonshëm ky mund të jetë një reaksion i përplasjeve të fundit verbale në relacionet Prishtinë-Beograd.

Por, që të dyjat nuk qëndrojnë.

Kjo fushatë e ndërmarrë nga shteti serb është e planifikuar mirë dhe ka prapavijë të caktuar, me epilog të qartë: demoralizimin dhe futjen e frikës tek popullata shqiptare.

Dhe ky epilog nuk përmbanë ne vete vetëm elementet e sigurisë, por edhe humbjen e shpresës e mbi të gjitha ndalimin e investimeve në Luginë që kryesisht vijnë përmes diasporës.

Pikërisht, momenti i krijimit të situatave të këtilla është zgjedhur kur mërgata shqiptare po qëndron për pushime në vendlindje. Andaj, çdo mërgimtarë, kudo që e shpiejnë rrugët e vendlindjes, është i “ shoqëruar “ me forca të armatosura deri në dhëmbë, të maskuara e të kamufluara në mënyra të ndryshme. Shtrohet pyetja se si në një situatë të tillë ndjehet një fëmijë apo i ri shqiptar që rritet apo shkollohet në Perëndim?

Përveç, popullatës rezidente e cila në periudha të ndryshme është mësuar nga këso situatash, kësaj here bashkatdhetarët tanë janë synim kryesorë i këtyre veprimeve të ndërmarra nga shteti serbë.

Vetëm gjatë dekadës së fundit, në Luginë ka ndodhur një bum ndërtimesh, ku 70 për qind të mjeteve i përkasin mërgatës. Në këtë kontekst janë shpenzuar miliona euro, kurse si rezultat është zgjeruar zinxhiri ekonomik dhe falë këtyre investimeve ka qëndruar dhe është zhvilluar ndërmarrësia vendore. Andaj, synimi i organeve serbe është pikërisht demoralizimi i disaporës për mos investime të mëtejme në vendlindje me elementet e humbjes së shpresës duke e kategorizuar këtë rajon gjithnjë si të pasigurt.

Këto tentime mund të mos të dalin të sukseshme për shtetin serb, por zhvillimi i fushatave të këtilla është bukur i rrezikshëm. Gjithçka nisi me ushtrimet me aeroplanë luftarak, ku destinacion kyesor u zgjodh Lugina, përkundër faktit që Serbia ka mijëra kilometra hapsirë ajërore në brendësi të saj.Tani po vazhdohet me forcat tokësore, ndërsa nuk e dimë se cili është hapi i ardhshëm nga ky shtet i cili është i paparishikueshëm dhe gjithnjë i gatshëm që për tërheqjen e vëmendjes nga problemet reale di të hakmerret ndaj një grushti shqiptarësh të pambrojtur në rajonin e quajtur Luginë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply