RRUGA E PAQES MES KOSOVËS DHE SERBISË KALON NËPËR LUGINËN E PRESHEVËS

* Ideja për korrigjimin, apo ndoshta thënë më mirë rivendosjen e kufirit të vjetër mes Kosovës dhe Serbisë, që pa i pyetur shqiptarët në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, për hir të Bashkim – Vëllazërimit, ishte ndryshuar me disa komuna serbe të Serbisë Jug- Perëndimore, do të duhej që në procesin e Brukselit të shihet si element i pakalueshëm për arritjen e një paqeje të qëndrueshme e cila do të hapte perspektivat e dyja shteteve në rrugëtimin evropian dhe euroatlantik.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, si prijës politik i lëvizjes e më pas edhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për çlirimin nga zgjedha Millosheviçiane në Kosovë, në vitet e `90 – ta u përballë me shumë kundërshtime, por përpjekjet dhe përkrahja e shumicës që i besuan atij, TRIUMFUAN.

Fillimi i dialogut në vitin 2005 në Vjenë të Austrisë, nën udhëheqjen e Marti Ahtisarit, ishte i vështirë, por përpjekjet e pareshtura dhe idetë e Thaçit rezultuan në përkrahje të shteteve të Quintit, atëherë kur shumë shqiptarë intelektual, politikanë, veteranë e çfarë jo ishin skeptik për PAVARËSINË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS. Por ajo ndodhi më 17 shkurt 2008!

Edhe ideja për korrigjimin, apo ndoshta thënë më mirë rivendosjen e kufirit të vjetër mes Kosovës dhe Serbisë, që pa i pyetur shqiptarët në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, për hir të Bashkim – Vëllazërimit, ishte ndryshuar me disa komuna serbe të Serbisë Jug – Perëndimore, do të duhej që në procesin e Brukselit të shihet si element i pakalueshëm për arritjen e një paqeje të qëndrueshme e cila do të hapte perspektivat e dyja shteteve në rrugëtimin evropian dhe euroatlantik.

Rruga e paqes mes Kosovës dhe Serbisë padyshim se kalon nëpër Luginën e Preshevës dhe për këtë Presidenti Thaçi është i vetëdijshëm, ashtu siç të vetëdijshëm janë edhe liderët serb, të cilët opinion e tyre publik kanë filluar me kohë të e përgatisin.

Por, a kanë vend “kleçkat”, përçarjet dhe mbjellja e frikës për ndarje të Kosovës, apo luftëra të reja ose edhe më keç për humbje të shtetësisë së Kosovës? Këto dhe idetë e tilla, janë vet konfuzioni i shkaktuar tashmë në opinion publik shqipfolës, janë pesimizmi që po mbillet si farë e keçe e depresionit të përgjithshëm.

Për të triumfuar e mira, të keqes duhet zënë udha, duhet përkrahur ideja e presidentit për korrigjimin e kufirit. Duhet besojmë dhe ta përkrahim këtë ide e cila për qëllim ka përmirësimin e gabimeve të mëhershme dhe me këtë realizimin e ëndrrës shekullore të shqiptarëve ku do ku janë e veçanërisht të atyre që sot janë pjesa më e rrezikuar e kombit të përballur me diskriminimin shtetërorë i cili dita ditës po detyron ata që të lëshojnë këto vatra shekullore.

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga Dr prof. Baki Rexhepi

“Sui generis” i Republikës së Kosovës plotësohet me Luginën e Preshevës

Ndërsa, Kosova nga qarqet ndërkombëtare  u trajtua me të drejtë si rast...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *