Kamberi: Lugina duhet të përfshihet në finalen e dialogut

Nënkryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) dhe kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka thënë se Lugina e Preshevës duhet të përfshihet në fazën finale të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka theksuar se përfshirja e Luginës në këtë proces do t’u ndihmojë shqiptarëve dhe do të shërbejë për t’i balancuar kërkesat e shfrenuara të spektrit politik serb në Kosovë.

“Nga Kuvendi, Qeveria e presidenti i Kosovës kërkojmë angazhim maksimal që në ‘finalen’ e dialogut të Brukselit të trajtohen edhe të drejtat e shqiptarëve. Ne mendojmë se kjo jo vetëm se do ta ndihmojë gjendjen e shqiptarëve, por edhe Kosovës do t’i shërbejë për t’i balancuar kërkesat e shfrenuara të spektrit politik serb në Kosovë. Raportet e mira ndërmjet dy shteteve besojmë janë të kushtëzuara nga trajtimi reciprok i pakicave të ndërsjella, prandaj edhe konstatimi në deklaratën tonë është se nuk besojmë në stabilitet në këto hapësira derisa shqiptarët vazhdojnë të diskriminohen”, ka deklaruar Kamberi. Ai ka bërë me dije se situata e përgjithshme politike në Luginën e Preshevës nuk është e kënaqshme.

Sipas Kamberit, diskriminimi sistematik shtetëror ndaj shqiptarëve po vazhdon dhe se autoritetet serbe po i injorojnë kërkesat politike të shqiptarëve. “Sot, pavarësisht prej faktit se në aspekt të sigurisë mbretëron qetësi dhe nuk ka incidente që e rrezikojnë sigurinë, nuk mund të thuhet se situata e përgjithshme është e kënaqshme. Kjo për arsye se diskriminimi sistematik shtetëror ndaj shqiptarëve po vazhdon dhe autoritetet serbe vazhdojnë injorimin e kërkesave politike të shqiptarëve”, është shprehur ai, duke shtuar se Serbia nuk është duke i zbatuar marrëveshjet e arritura që kanë për qëllim avancimin e të drejtave të shqiptarëve. “Që nga viti 2001, pas përfundimit të luftës së UÇPMB-së, Serbia ka nënshkruar tri marrëveshje me shqiptarët përmes të cilave ka marrë obligim për ndërmarrjen e masave adekuate për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve. Megjithatë, gjithë këto marrëveshje nuk po respektohen dhe nuk përmbushen kërkesat që ato përmbajnë. Kjo e bën pozitën e shqiptarëve diskriminuese”, ka theksuar Kamberi.

Intervistën e plotë mundë ta gjeni duke klikuar këtu.

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga siAGORA NETWORK

ASHAK UDHËHEQËSE E PROJEKTEVE HULUMTUESE SHKENCORE MBI LUGINËN E PRESHEVËS

* Në janar të vitit 2017 Akademia e Shkencave dhe e Arteve...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *