Deklaratë e plotë politike nga këshilltarët shqiptarë të Luginës së Preshevës.

– Ne, përfaqësuesit e shqiptarëve të tre Kuvendeve Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, konsiderojmë se në rrethanat, kur:
• Vendet e Ballkanit Perëndimor gjenden në procesin e pakthim drejt integrimit në Bashkimin Evropian
• Dialogu i Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë po hyn në fazën finale drejt nënshkrimit të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse (juridikisht të obligueshme për të dyja palët)
• Lugina e Preshevës vazhdon të mbetet rajoni më i diskriminuar dhe ekonomikisht më i pazhvilluar, si pasojë e politikës diskriminuese shtetërore të Serbisë,

Në mbështetje të:

– Deklaratës Universale për të drejtat e njeriut (1948),
– Konventës Kornizë të Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pakicave,
– Konventës Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore,
– Referendumit të 1 dhe 2 Marsit të vitit 1992,
– Marrëveshjes së Konçulit (2001),
– Platformës politike te Janarit të vitit 2006,
– Masave urgjente për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve (Plani 7 pikësh) të Marsit (2013),
– Rezolutës së Parlamentit të Republikës së Kosovës, te majit (2013),
– Vendimit mbi formimin e Asociacionit të shqiptarëve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të Shtatorit të vitit 2015.
Kuvendi i Këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës, mbajtur më 14 korrik 2018 në Bujanoc, aprovon këtë:

DEKLARATË POLITIKE
përmes së cilës KËRKON:

a) Realizimin e plotë të të drejtave kolektive të shqiptarëve, konform standardeve më të larta të parapara me dokumentet përkatëse të OKB-së, Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës , si dhe praktikave përkatëse (Ishujt Olland, Tiroli Jugor dhe në Kosovë);

b) Ngritja substanciale e Monitorimit të vazhdueshëm te Bashkësisë ndërkombëtare me qëllim të vlerësimit real të pozitës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës;

c) Nga të gjitha palët pjesëmarrëse në dialogun e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përfshihet edhe statusi politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe zgjidhja të kërkohet me aplikimin e parimit të RECIPROCITETIT, me të drejtat e serbëve në veri të Republikës së Kosovës.

Kuvendi konstaton , se pa zgjidhjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, nuk mund të ketë normalizim të mirëfilltë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Prandaj, Kuvendi i Këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës kërkon; nga Parlamenti, Presidenti dhe Qeveria e Republikës së Kosovës angazhim në funksion të realizimit të kërkesave politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të parashtruara me dokumentet përkatëse në këtë Deklaratë.

Në Bujanoc, 14.07.2018

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga siAGORA NETWORK

Ministri Tahiri kërkon 40 mijë euro për një shkollë në Bujanoc

* Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka njoftuar se do t’i kërkojë...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *