TË DREJTAT NUK FALEN, ATO FITOHEN!

* Nuk mund të kalojë dita e sotit dhe të mos reflektoj nga e kaluara.

Mëngjesin e 10 Dhjetori i vitit 2010 për çdo minutë afrohej Protesta “NDAL DËBIMIT TË TRURIT”. Tashmë protesta ishte paralajmëruar, kishim gjetur mirëkuptimin e mediave, patëm vendosur të gjitha pllakatet që ftonin shqiptarët të ngriheshin dhe ishin shtypur edhe materialet protestuese. Nuk ishin mbuluar të gjitha shpenzimet. Borxh këtu, borxh atje. Po ky nuk ishte derti.

Ishim në vlugun e një entuziazmi të madh proteste. Ndihej një atmosferë e jashtëzakonshme. Vullnet për të ngritur zërin në njërën anë, ndërkaq në anën tjetër një mal thashethemesh nga më të ndryshmet. Fillimisht, tentonin të na frikësonin e shantazhonin.

“Ju nuk mund të bëni si Vetëvendosja në Kosovë. Këtu është Serbi. E shihni se çka me ju gjetë!!” përcjelli një aktivist fjalët e filan fistek policit. Kishte nga më të ndryshmet dhe nga më absurdet. Por ndiheshim të vendosur e të fortë se ishim të bindur se kishim të drejtë. Ishim në anën e së vërtetës. 

Tashmë deklarativisht edhe partitë politike kishin shprehur mbështetjen edhe pse frikësoheshin se po i rrëshqet primati i shtruarjes së çështjeve të Luginës së Preshevës.

Po kishte zëra edhe që kundërshtonin protestat, disa për shije instutcionaliste (edhe pse kurrë nuk i kam kuptuar), disa për shije të kundërshtisë protestës – sihariq e disa të tjerë për bajraktarizëm.

E tash i pyes a na duhen protestat se atëherë iu dukeshim një kopje e dobët? (tash duan të ritë për partitë e për pozitë). 

Pas kaq vitesh Diplomat ende nuk njihen e diskriminimi bëhet edhe më diskret.

Sot iu përulem ndaj gjithë organizatorëve. Kohë të turbullta ishin. Por kokëlart.

Të drejtat nuk falen, fitohen.

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga Ragmi Mustafa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *